Lidhu me ne

Aktualitet

Në Shqipëri ka korrupsion të frikshëm

Prokurori i shquar antimafia: Në Shqipëri ka korrupsion të frikshëm

Prokurori Nicola Gratteri mbrohet nga policia që në vitin 1989 për shkak të kërcënimeve nga Ndragheta, organizata më e rrezikshme mafioze në Itali.

Nicola Gratteri, kryeprokurori i rajonit të Kalabrisë, gjatë një interviste për rritjen e kultivimit të kanabisit në Itali, foli edhe për legalizimin e kanabisit dhe luftën e policisë me mafien. Megjithëse prokurori flet më shumë për Italinë, fjalët e tij i përshtaten më së miri situatës aktuale në vendin tonë.

Më poshtë po sjellim intervistën e plotë të prokurorit Gratteri.

Plantacionet me kanabis të sekuestruara në Itali gjatë 2016 janë trefishuar. Çfarë po ndodh?

E thjesht: kërkesa është rritur. Por gjatë këtyre viteve falë teknologjisë, kemi bërë hapa përpara në zbulimin e aktiviteteve kriminale.

Sa janë plantacionet e mbjella me marijuanë që i shpëtojnë kontrollit të policisë?

Është e vështirë të thuash shifra. Studime të ndryshme thonë se për çdo kilogramë kokainë të sekuestruar, ka nëntë kilogramë të tjerë që trafikohen. Besoj se edhe për kanabisin lëvizim në një për qindje të njëjtë.

A ka rezultuar e dobishme dërgimi i njerëzve dhe mjeteve në Tiranë?

Jo. Kontrollet janë shtuar, por kjo nuk mjafton. Në Shqipëri ka përhapje të madhe të kultivimit të marijuanës sepse sulmet e policisë janë pa rezultat dhe ka nivel të frikshëm korrupsioni.

Çfarë mendimi keni për legalizimin e Kanabisit?

Kam dëgjuar të thuhet se duke legalizuar drogërat e lehta do të varfërohen organizatat mafioze, por ky është një budallallëk. Në 100 persona me varësi ndaj drogës, vetëm 5 për qind është e varur nga drogërat e lehta, nga këto vetëm 25 për qind mbi moshën 18 vjeç dhe 75 për qind minoren, pra droga duhet t’i shitet 5 për qindëshit të 25 për qindëshit. 

Të dhënat e tregut janë qesharake: në tregun e zi një gramë marijuanë kushton më pak se katër euro, ndërsa një gramë kokainë kushton 500 euro, ku është fitimi i munguar i mafies?

Atëherë për koherencë, duhet të legalizohet kokaina, nëse kjo është rruga që po ndiqni”…..

Një shtet demokratik nuk mund t’i lejoj vetes luksin të legalizojë atë që bënë keq. Edhe lojërat elektronike nëpër bare, pijet alkoolike, dhe duhani janë një hipokrizi”…..

Marrim si shembull Ndraghetën, që kultivon marijuanë në Aspromonte, dhe shqiptarët të cilët e kultivojnë në Shqipëri dhe në disa zona të Basilikës. Nuk paguajnë drita, ujë, paguajnë në të zezë punëtorët dhe e shesin me katër euro për gram. Nëse shteti vendos të prodhojë marijuanë, duhet të paguajnë sera, drita, pleh organik, tharëse dhe shpërndarjen nëpër farmaci, me kosto nga 12 euro deri në 10 euro për gramë. Por, personi i varur nga droga, i cili nuk ka para, do të vazhdojë ta blejë drogën me katër euro.

Asnjëherë nuk mund të konkurrosh në këtë pikë me organizatat kriminale, duhet të përpiqemi të jemi realistë.

Cila është zgjidhja?

Kur politika të ketë lirinë, dëshirën dhe kurajën për të krijuar një sistem gjyqësor, në respekt të Kushtetutës, në proporcion me realitetin kriminal, dhe do ta kthejë të qenit i jashtëligjshëm në të paleverdisshëm, në një periudhë shumë të shkurtër, katër deri në pesë vite, do të mundi 80 për qind të mafies”…

Më pas ka një recetë më të gjatë, ku duhet edhe 20 vjet të tjerë për të ndryshuar mendimin mafioz, sepse edhe kur nuk na censurojnë ne logjikojmë si mafiozë dhe kemi sjellje mafioze.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix20 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix21 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook