Lidhu me ne

Aktualitet

Forcat e reja duken pak si ‘hajt ndërtojmë anije’

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” daljen e forcave të reja politike në skenë siç është ajo e Gjergj Bojaxhiut, “Sfida për Shqipërinë” apo forca ende e pakonturuar e ish-deputetit socialist Ben Blushi. Lubonja ka sjellë thënien e një shkrimtari për të ilustruar lindjen e këtyre partive. Ai tha se ka nevojë urgjente për ndryshim, por theksoi se partitë duhet të jenë të ndara dhe të përcaktojnë një grupim të caktuar.

Fatos Lubonja
Fatos Lubonja

“Një problem që ia kam thënë Bojaxhiut, ka të bëjë me thënien e një shkrimtari të njohur: Nëse do të kapërcesh oqeanet duhet t’u futësh njerëzve dashurinë për oqeanin, për lirinë, për të kapërcyer oqeanin, ndaj mos u ngut shumë të ndërtosh barkën se nëse ata do të kenë pasionin atëherë do ta ndërtojnë vetë anijen shumë shpejt.

Këto forcat e reja duken pak si ‘hajt ndërtojmë anije’ por sa janë ata që do kapërcejnë oqeanin?! Ky është problemi tek forcat e reja. Këtu nuk kam parasysh vetëm zhgënjimin sepse zhgënjim ka. Të mbledhësh njerëz të zhgënjyer këtë e gjen, por sa arrin të ndërtosh një besim, një dashuri të re, një vizion që njerëzit të ndërtojnë anijen. Në këtë aspekt duhet shumë punë. Nuk është një punë që bëhet sot për nesër. Ne kemi nevojë urgjente për ndryshim dhe këtu del problemi sa do të arrijnë këto forca të reja të ndërtojnë anijen, vizionin dhe sa urgjente është të ndryshojmë. Ka shumë për të debatuar dhe diskutuar”, tha ai.

Për sa i përket përfshirjes së të rinjve, Lubonja tha se ka mungesë të tyre.

“Këtu tek ne nëse do t’i referohesh rrjetit të të rinjve shikoj një mungesë në këtë drejtim. Unë kam thënë se këtu mungon një e majtë që të përfaqësojë të varfrit, pjesën e brishtë të shoqërisë. Sepse të djathtët i kanë gjetur mënyrat. Njerëz të pasur bëjnë lobin dhe vendosin ata, si rasti i plehrave. Në Shqipëri partitë tona kanë mendësi totalitare. Nuk duan të profilizohen si vizion, i majtë ose i djathtë por tentojnë t’i përfaqësojnë të gjithë”, deklaroi Lubonja. /BalkanWeb/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar23 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook