Lidhu me ne

Aktualitet

“Shfuqizim” i pjesshëm i ligjit 7501? Batutat e Ramës në Shishtavec

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Shishtavec deklaroi se qeveria e tij po punon për riparimin e infrastrukturës, e dëmtuar nga projektet e lëna, sipas tij, përgjysmë nga qeveria e kaluar.

“Saliu nuk ndërtoi asnjë rrugë, preu vetëm shirita. Kompanitë morën kredi për të vijuar ndërtimet por ngecën. U krijua një zinxhir i rrezikshëm borxhi ndaj kompanive. Ne s’kemi hapur kantiere të reja, por po ndërtojmë rrugët e lëna përgjysmë. Nëse nuk do t’i kishim ato borxhe do të ndërtonim rrugë 3 herë më shumë”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi se ekzekutivi i tij do të bëjë më shumë për buxhetet familjare, duke rritur rrogat e punonjësve në institucionet shtetërore.

“Si rezultat i reformave mund të bëjmë rritjen e rrogave. Janë 100 mln dollarë që do të dalin nga shteti drejt buxheteve familjare. Me rritjen e rrogave u japim njerëzve një frymëmarrje të thellë më shumë”.

Duke kujtuar se, qeveria e mëparshme në 8 vjet nxori vetëm 124 milionë për rrogat, Rama ka saktësuar se, për rrogën minimale në shtet do të bëhet një rritje prej 35 përqind.

“Rrogën mesatare sot e kemi më të ultën në rajon. Tek rroga mesatare do të dalim mbi Kosovën dhe Serbinë dhe do t’i afrohemi Maqedonisë”, vijoi Rama.

Problem tjetër që prek, sipas tij, sektorin bujqësor është prona, që ka marrë mbi 8 mijë jetë njerëzish në 20 vjet.

“Kemi shtuar buxhetin për bujqësinë, por duhet financuar më shumë”.

Për herë të parë, kryeministri Rama propozon një zgjidhje për problemin e pronësisë së tokave ne fshat.

Gjatë takimii me fermerë të zonës se Shishtavecit në Kukës, Rama tha se do kërkojë në parlament regjistrimin e tokave sipas kufijve të vjetër, aty nuk ka konflikte mes banorëve.

Ndërsa kërkoi mbështetjen e fermerëve edhe për një katër vjeçar tjetër.

Rama dëgjoi disa nga kërkesat e banorëve: ndërtimin e rrugës dhe subvencionim per farën e patates.

Nuk kanë munguar batutat dhe shpotitë edhe në takimin e sotëm që kryeministri Rama ka bërë me banorë të Shishtavecit në Kukës. Rama tha para banorëve se është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për Kukësin.

Duke folur për reformat që janë kryer, Rama tha se janë hedhur themelet dhe pritet që të bëhet shtëpia.

 

Biseda me banorët

Rama: U zgjata, por me dha frymëzim rruga dhe dielli. Unë me Partizanin jam, nuk kam shpresë të ketë tifozllik të madhe për mua, por Partizani do fitojë, nuk diskutohet.

Banori: Unë jam fermer, kam dy- tre pyetje, se kështu jam i kompletuar 90%.

Rama: Hajde të të përqafoj pak se qenke 90% i kompletuar, unë vetë mezi u kompletova 51%.

Banori: S’ka gjë se ke kohë.

Rama: Po mo po, ajo po.

Banori: Kemi probleme me ligjin 70501, nuk kemi konflikt me njëri-tjetrin, por me ligjin.

Rama: Nuk të premtoj, se thonë nuk mban pretimet, unë me veten bëj premtime që i mbaj dhe ato që kam bërë i mbaj një më një. Për gjatësinë që kam nuk rrej, se të shkurtrit rrejnë me kollaj, nuk e kisha me ty, flas për politikën, në jetë e kam mësuar, i gjati është shërbëtor i të shkurtrit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook