Lidhu me ne

Aktualitet

Batutat Doshi – Frroku në gjykatë

frroku doshi

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi i ka dalë në krah ish deputetit Mark Frroku, mes të tjerash edhe në akuzë për ndërtim pa leje.

Në seancën e sotme, deputeti Doshi ka theksuar para trupit gjukues se kati i fundit i hotelit që i është shitur prej tij, Mark Frrokut ka qenë i legalizuar.

“Kam pasur kontratë shit-blerje me Mark Frrokun. I kam shitur një hotel në rrugën e Durrësit, hoteli kati i fundit është i legalizuar. Në hotel nuk ka pasur asnjë shtesë”- ka thënë Doshi, shkruan Panorama.

Më tej, duke folur për akuzën Doshi ka sqaruar: “Aty nuk ka pasur ndërtim pa leje. Ka qenë vetëm një tendë. Nuk e di në ç’baza e ka ngritur prokuroria akuzën. Po të ishte kështu, gjysma e Tiranës duhet të ishte në burg.

Gjatë seancës, prokurori iu drejtua Doshit duke e quajtur “të pandehur”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit.

“Ju pëlqen shumë që të më thërrisni ‘i pandehur’,” tha ai.

“Ju kërkoj ndjesë, është lapsusi im,”- u përgjigj prokurori. Panorama sjell debatin e plote dhe batutat ne seancen gjyqesore.

DESHMIA E PLOTE – Zbardhur nga Panorama

Doshi: Unë dua të lexoj njëherë deklarimin, që kam dhënë. E kam firmosur njëherë një deklarim.

Gjykata: Dëshmitar, do të pyeteni nga prokurori. Ka një procedurë. Nëse e vlerëson gjykata, do të lejohet leximi. Vazhdoni me pyetjen e deshmitarit prokuror.

Prokurori: Atehere i pandehur, me falni, zoti dëshmitar.

Doshi: Ja, i pëlqen prokurorit të më thotë i pandehur.

Prokurori: Ishte një lapsus, i korigjuar në kohë.

Doshi: Epo, të kesh kujdes.

Prokurori: Zoti dëshmitar, nëse mund të na thoni për marrëdhënien e biznesit që keni pasur me Mark Frrokun, nëse keni pasur ndonjë kontratë…

Gjykata: Prokuror, bëni pyetje të shkurtra, në mënyrë që dëshmitari t’i përgjigjet njëra pas tjetrës.

Prokurori: Dëshmitari e ka kapacitetin intelektuar, për t’iu përgjigjur pyetjeve edhe nëse i bëhen të grupuara, po nejse.

Doshi: Derisa i keni kontatat përpara, mua pse më keni thirrur. Ju i dini këto.

Gjykata: Dëshmitar, përgjigjuni pyetjes, nëse keni pasuir një marrëdhënie biznesi me Mark Frrokun.

Doshi: Unë Mark Frrokut i kam shitur hotelin. Këtë as Marku nuk e mohon. Ka kaluar kohë e gjatë dhe unë dua të lexoj deklarimin e mëparshëm.

Gjykata: Nuk lejohet në këtë moment. Atëherë për cfarë objekti bëhet fjalë?

Doshi: Kam bërë shitjen e një objekti, hotel, në rrugën e Durrësit.

Prokurori: çfarë sipëfaqe ka ky objekt, sa kate ka?

Doshi: Bëhet fjalë për 1 mijë metër katrorë dhe ka 5 kate.

Prokurori: Keni bërë shtesë në këtë objekt?

Doshi: Është bërë legalizimi i katit të sipërm.

Prokurori: A ka pasur një shtesë anësore të këtij objektin?

Doshi: Jo nuk ka pasur. Tani për cfarë pjese bëhet fjalë.

Prokurori: Për një konstruksion metalik në pjesën e parme të tij.

Doshi: Nuk quhet shtesë një tendë. Shtesë është nëse ka mure me beton, që nevojitet një fadromë për ta shembur.

Prokurori: A ka pasur?

Doshi: Jo, nuk ka pasur, as kur e shita e as kur e kam rimarrë.

Prokurori: Keni dorëzuar formular në Aluizni për shtesën?

Doshi: Jo.

Avokati: A pati tendë në pjesën e parme kur e shitët hotelin?

Doshi: Nuk ka pasur as kur e shita, as kur e mora prapë. Më kanë thënë se ishte një tendë për mbrojtjen e materialeve që gjendeshuin aty. Më duhet pa bazë kjo akuzë e prokurorisë për “ndërtim të paligjshëm”. Sa tenda u hoqën në Tiranë për zgjerimin e trotuareve, duhet të ishte gjysma e Tiranës në burg.

Avokati: Kur e keni marrë hotelin, ka pasur materiale në atë pjesë, që janë dëmtuar?

Doshi: Po, ka pasur, objekti ishte në ndërtim dhe kishte materiale brenda e jashtë. Ka pasur jashtë materiale të dëmtuara nga shiu. Nuk di në c’bazë e kanë ngritur akuzën. Pa leje do të ishte po të kishte mure aty.

Gjykata: I pandehur, keni pyetje.

Frroku: Jo nuk kam.

Doshigjykatës: Ju duhet ndonjë gjë tjetër nga unë?

Prokurori: Kur e keni rimarrë objektin?

Doshi: S’e mbaj mend.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook