Lidhu me ne

Temporal

A po e ndihmon një kompani amerikane Turqinë për të spiunuar qytetarët?

A po e ndihmon një kompani amerikane Turqinë për të spiunuar qytetarët?

“Nuk dua të kaloj pjesën e mbetur të jetës time në faj dhe me keqardhje që isha pjesë e marrëzizë së Erdogani, ndaj po jap dorëheqjen nga pozicioni im”. Në një email drejtuar kompanisë, Kriss Andsten, një inxhinier me eksperiencën të gjatë i Fremont, kompaninë “Procera Netëork” me qendër në Kaliforni, me datë 4 prill, bëri goxha bujë dhe shënoi fillimin e një revolte të brendshme që ka tronditur kompaninë që operaon në fushën e ofrimit të shërbimeve të teknologjisë së telekomunikacionit. Andsten në e-mailin e tij shpjegonte me detaje ankesat e tij: e cila kryesisht kishte të bënte me shitjen e një pakete të Procera, një produkt për survejimin e plotë dhe mbikëqyrjen e pretenduar nga ana e një regjimi totalitar. “Ne jemi … po gërmojmë thellë dhe këtë nuk po e përdorim për mirë, por qëllimi ynë i vetëm është të pasurohemi. Kërkesa e fundit e Turqisë … i jep fund marrëveshjes për mua. Versioni “Cliff Notes” është një zgjidhje që ne kemi ofruar në treg për të identifikuar përdoruesit dhe fjalëkalimet e trafikut të pakoduar”. Pas nëntë vitesh në zyrat e kompanisë në Malmo të Suedisë, ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij.

Vendimmarrësit në Procera e konsideruan legjitime kërkesën e operatorit më të madh të telekomunikacionit në Turqi, Turk Telekom, një kërkesë e bërë nga ekspertët e rrjeteve me qendër në Ankara, SEKOM, për interes të Turk Telekom dhe gjoja ky shërbim do të përdorej për të identifikuar piratët (mashtruesit) e internetit. Për “Procera” ajo ishte një kontratë fitimprurëse me vlerë rreth 6 milionë dollarë, teknologjia të cilës i ndihmon operatorët e telekomunikacionit që të menaxhojnë trafikun e internetit. Normalisht, një produkt i padëmshëm, paketa e plotë e identifikimit, mund të ndihmojë në zbulimin e viruseve dhe të orientojë të dhënat me më afikasitet.

Por, shumë inxhinierë të zemëruar suedezë, mbështetës të qëndrimit të Andsten, besonin se po u kërkohej që teknologjia e padëmshme të përdorej për qëllime dashakeqe si mjet përgjimi dhe ky shërbim po i ofrohej një regjimi, i cili kohët e fundit sa vjen dhe bëhet më represiv. “Djalli u arratis në Malmo”, thotë një ish-punonjës.

Më shumë se gjysma e punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të kompanisë, të cilët pranuan të flasin në kushtet e anonimitetetit, treguan dokumentat e Procera dhe komunimet e brendshme të kompanisë, sipas të cilave Turk Telekom nuk ka kërkuar vetëm të dhënat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për faqet e internetit të pakoduara, por edhe adresat e IP-së, dhe detaje të trafikut të klientëve të tyre, faqet që ata kanë vizituar dhe çfarë konkretisht. “Erdogani është i çmendur dhe njerëzit mund të vdesin nga kjo punë”, tha një ish punonjës i “Procera” për Forbes. Ndërsa një tjetër punonjës tha se “instalimi i këtij program në Turqi është një survejim dhe përgjim në shkallë të gjerë që i bëhet popullsisë dhe është burim kryesor informacioni për agjencitë e tjera qeveritare… Nëse drejtuesit e kompanisë mendojnë që është thjesht biznes dhe duhet të merren më këtë biznes, atëherë duhet të përgjigjen publikisht për këtë”.

E pyetur për çështjen në fjalë, “Procera” nuk pranoi të komentonte marrëveshje të veçanta, por një zëdhënës iu përgjigj interesit tonë me e-mail. “Rrjeti “Procera” mbështet fuqishëm parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzot në mbarë botën. Ne ofrojmë shërbime të tekonologjisë, të cilat ndihmojën operatorët e telekomunikacionit të orientojnë bizneset e tyre në mënyrë më efiçente dhe të përmirësojnë përvojën e përdoruesve të konsumatorëve të tyre. Ne nuk ofrojmë teknologjisë të survejimit apo përgjimit. Shërbimet që ne ofrojmë janë konform të gjitha ligjeve në fuqi dhe në përputhje të plotë me standardet globalisht të njohura të veprimeve. Sipas menaxherëve të rinjë të zgjedhur vitin e kaluar në “Procera”, ne kemi forcuar vazhdimisht politikat dhe procedurat, të cilat garantojnë që produktet tona përdoren për qëllimet e përcaktuara”.

E themeluar në vitin 2002, selia qëndrore e “Procera” ndodhet në Fremont, dhe ndonëse një pjesë e mirë e punës së saj kërkimore dhe zhvilluese bëhet në Kanada dhe Suedi, kjo e fundit ofron një paketë të plotë inspektimi në Europë dhe Lindjen e Mesme. Në mesin e vitit të kaluar, Francisco Partners, një firmë private me një kapital prej10 miliardë dollarësh, bleu aksionet e “Procera” për 240 milionë dollarë. Drejtori i Përgjithshëm i sapozgjedhur, Lyndon Cantor, mori drejtimin e kompanisë duke i dhënë një shtysë tjetër kompanisë dhe duke hapur një “kapitull tjetër në zhvillimin e saj strategji”, theksonte njoftimi për mediat i kompanisë, pas riformatimit të drejtuesve ekzekutivë. Ndryshimet në kompani ngjallën pakënaqësi tek disa prej punonjësve të “Procera” me prirje të majta. Një ish-punonjës i tha Forbes se blerja nga “Francisco Partners” çoi në një përqënrim edhe më të madh në “papajtueshmëri me rregulloren…pjesa më e madhe kryesisht për mbikqyrje”. Pasi “Francisco Partners” morën kontrollin e kompanisëmë shumë rëndësi kishte etika e biznesit, se etika njerëzore”.

Në gusht, inxhinierët tashmë dyshues, filluan të shqetësoheshin akoma më shumë. Studiuesit e Universitetit të Toraontos, “Citizen Lab” dhe kompania e sigurisë mobile “Lookout ngritën pikëpyetje në lidhje me etikën e një shoqërie tjetër, pjesë e grupit “Francisco Partners”, NSO Group, një kompani qeveritare e themeluar nga një ish student i shërbimeve sekrete izrealitet. (Francisco Partners bleu aksionet saj në kompani për 120 milionë dollarë në vitin 2014). “Citizen Lab” zbuloi një virus të NSO-së, i cili kishte sulmuar iPhone e një gazetari meksikan dhe atë të një aktivisti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në të njëjtën ditë, FORBES raportoi se “Francisco Partners” kishte shtuar në listën e saj të investimeve një tjetër kompani survejimit izrealitet, e cila shiste pajisje te  kontestueshme për të piratuar një pjesë të rrjeteve globale të telekomunikacionit, të njohura si SS7. Kjo i kushtoi kompanive private rreth 130 milionë dollarë, sipas një burimi të afërt që ishte pjesë e marrëveshjes, i cili e konfirmoi këtë për Forbes.

Përmes një deklarate, një zëdhënës i “Francisco Partners” hodhi poshtë kritikat: “Duke investuar në më shumë se 80 kompani të teknologjisë së informacionit, ne kemi dëshmuar rolin tonë si anëtarë të bordit, me një një historie pune gati 20-vjeçare me ekipet e menaxhimit në ushtrimin e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe respektimit të standardeve ligjore dhe etike. Kjo përfshin mbështetjen dhe angazhimin e ekipeve të menaxhimit për të bërë çdo përpjekje për të siguruar që produktet e tyre janë përdorur në mënyrë të ligjshme, të përgjegjshme dhe etike nga klientët e tyre”.

Përgjimi “tronditës” në Turqi

Pasi ata mësuan për numrin e madhe të username-ve dhe passëord-ve të siguruara nga SEKOM për llogari të Turk Telekom, inxhinierët e “Procera”, u frikësuan se këto të dhëna do të përdoreshin në shërbim të përgjimit për llogari të qeverisë turke, veprimet e të cilës kanë rritur fluksin e kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut. Ka pasur shumë raste shqetësuese: një 14-vjeçar u burgos pasi kritikoi Erdoganin në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, një mjek përfundoi në gjyq pasi publikoi një memo, duke e krahasuar Erdoganin me personazhin e filmit “Mbreti i unazave”, Gollumin.

Pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit këtë verë, sulmet ndaj disidentëve janë intensifikuar ndjeshëm sulmi mbi oponencën ka intensifikuar ndjesëm, ndërsa Turqia miratoi atë që “Reporterët pa Kufinj”, i cilësojnë masa “drakoniane” të gjendjes së jashtëzakonshme. Çdo person apo organizatë që supozohet që ka lidhje me Fethullah Gylen, klerikun turk që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin Erdogan beson se ai është organizatori i grushtit të shtetit, përballen me persekutime.

Në korrik, 15200 punonjës të Ministrisë së Arsimit janë pushuar nga puna dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, 1577 dekanëve të universiteteve iu kërkua që të japin dorëheqjen dhe 2277 gjyqtarë dhe prokurorë u arrestuan, të gjithë me akuzën për lidhje të dyshuara me Gylenin. Burime të besueshme të raportit të “Amnesty International” pretendojnë se disa prej të arrestuarve janë torturuar dhe përdhunuar. Gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, në tetor u shty dhe për tre muaj të tjerë.

“Këto janë urdhëra ekzekutivë të diskutueshëm, por këto urdhëra janë miratuar dhe nga gjyqtarët dhe nuk ekziston asnjë mënyrë praktikë për të apeluar këto vendim”, tha Andreë Gardner, raportuesi i “Amnesty International” për Turqinë. Vetë Gardner, ishte objektiv i një mënyrë të pasuksesshme, e cila i kërkonte Tëitter që të bllokonte llogarinë e tij. Raporti i fundit i transparencës së Tëitter, tregoi se regjimi i Erdoganit kishte paraqitur 2493 kërkesa, me shumë se çdo vend tjetër, nga janari deri në qershor të këtij viti, për mbylljen e llogarive të tyre.

Nuk është aspak e çuditshme që ideja e një kompanie amerikane për ofrimin e shërbimeve që u vetëofrua për të mbështetur përgjimet turke, shkaktoi shumë shqetësime, jo vetëm brenda vetë “Procera”, por dhe në rradhët e avokatëve të të drejtave të njeriut dhe privatësisë. “Për zotëruar fuqinë e identifikimit të fjalëkalimeve në nivelin e rrjetit, duhen kapacitete të mëdha për çdo qeveri që mund t’i ketë këto mundësi, dhe jo vetëm për Turqinë, ku respektimi i të drejtave themelore të njeriut ka pësuar rënië të ndjeshme kohet e fundit”, tha Mattheë Rice, zyrtar për avokimin në “Privacy International”, një organizatë jo-fitimprurëse. “Të gjithë duhet të jenë të shqetësuar jo vetëm që ky kapacitet është kërkuara, por se ajo është mundësuar… Kjo ishte një punë e pashembullt jo vetëm për “Procera”, por për të gjithë industrinë e mbikqyrjes në përgjithësi”.

Kategoria e teknologjisë së NSA

Dy ekspertë të sigurisë krahasuan tipet që Procera kishte shitur për Agjensië Kombëtare të Sigurisë (NSA). Nicholas Ëeaver, hulumtues i lartë i stafit duke u fokusuar në sigurinë kompjuterike në Institutin Ndërkombëtar të Shkencave Kompjuterike në Berkeley, tha për Forbes se aftësitë e Procerës ishin të ngjashme me ato të një funksion kryesor të softuerit XKeyscore të agjencisë së inteligjencës. Sipas dosjeve të publikuara nga eksperti i NSA Edëard Snoëden, XKeyscore monitoron në lëvizjen e të dhënave në internetit në mënyrë që të mblidhnin të dhëna me interes, përfshirë username-t dhe fjalëkalimet. “Ky është XKeyscore 101”, tha Ueaver për produktet e “Procera”.

Morgan Marquis-Boire, dikur pjesëtar i stafit të sigurisë në Google, ekspert për kërkimet në laboratorit Citizien dhe personi përgjegjës për mbrojtjen e Look First Media, tha se shumë shtete do të blejnë teknologjinë e NSA. “Është e habitshme për mua që Procera ka shtuar aftësitë për zgjidhjet e tyre ekzistuese të të dhënave se çfarë XKeyscore mund të arrijë”, tha ai pas shqyrtimit të disa dokumenteve të dala nga Procera. “Kjo ndodh për arsye se operacionet e zbulimit në shumë vendeve do ta shohin këtë si të domosdoshme”.

Përshkrimi i burimeve të Procera për projektin e Turk Telekom theksoi se mjetet e mëparshme të PacketLogic do të monitoronin lidhjet dhe të tejçonin trafikun e pjesëve – psh akseset e pakoduara të një produkti tjetër, bibliotekës së dukshmërisë së aplikacioneve të rrjeti (NAVL). Kjo do të hetojë më tej paketën e të dhënave për të tërhequr username-in dhe fjalëkalimet në rrjetin e Turk Telekom, i cila mburret me 18 milionë përdoruesit e telefonisë së lëvizshme dhe 8.3 milionë klientët e saj të shërbimit të internetit. Turk Telekom është një nga ofruesit më të mëdhenjë të shërbimeve të telekomunikacionit në Turqi dhe zotëron rreth 80 për qind të rrjetit të fibrave optike në të gjithë vendin dhe është një nga zotëruesit më të mëdhënj të ISP, përmes TNet. Kjo kompani, më parë ishte tërësisht në pronësi të shtetit, ndërsa tani është një kompani private, ndonëse shteti zotëron ende 30 qind të aksioneve.

Kjo mund të argumentohet me faktin se eksporti i një shërbimi të tillë nuk do të shkaktojë shumë dëme; më shumë mediat sociale, e-mailet dhe faqet e sigurisë kritike janë drejtuar mbi HTTPS, ku lidhjet midis një kompjuteri ose smartphonëve dhe një faqe interneti janë të koduara. Por, sipas të dhënave të Google, nga 100 adresat më të vizituara jo në pronesi të Google, 60 prej tyre nuk e përdorin HTTPS “by default”. Shumë prej faqeve të lajmeve, që nga Forbes, The Neë York Times, BBC dhe dy prej gazetave më të lexuar të Turqisë, Hurriyet Daily Neës dhe Sabah Daily, nuk përdorin HTTPS. Në të njëjtën kohë, fjalëkalimet e ri-përdorura janë përhapur gjerësisht. Në një studim të “LastPass”, nga 2 mijë persona të anketuar gjatë këtij viti, 61 për qind e tyre thanë se përdorin fjalëkalime të njëjta ose të ngjashme në të gjithë faqet e internetit. Në saje të këtyre dobësive të sigurisë, hackerat, qofshin ato qeveritarë apo individualë, mund të vjedhin fjalëkalimet nga trafiku i pakoduar dhe mund të tentojnë që t’i ripërdorin ato, ose t’i ndryshojnë shumë pak, në çdo vend, dhe ekziston një mundësi shumë e madhe që të kenë akses në këto llogari. Ëeaver tha se duke vjedhur username-in e përdoruesve, teknologjia e Procera mund të përdoret për aksesimin e faqeve të internetit, të cilat përdorin fjalëkalime të njohur edhe si deanonymyze dhe kjo është mënyra më e thjeshtë për të gjetur atë që miliona klientë të Turk Telekom janë duke bërë.

“Vërtetë një ide e keqe”

Punonjësit e Procera kanë ngritur shqetësime të tilla me drejtorin ekzekutiv Cantor gjatë gjysmës së parë të vitit 2016. “Vjedhja e fjalëkalimeve është si një vijë e kuqe në rërë që ne nuk duhet ta kalojmë”, shkruan bashkë-themeluesi dhe shefi i teknologjisë Alexander Havang në rrjetin e brendshëm social të kompanisë. “Ndërprerja e lejuar nuk është kompetenca jonë kryesore. Nëse kjo është një kërkesë rregullatore dhe jo një kërkesë e biznesit nga operatori, ne duhet të përpiqemi që t’i ndihmojmë që të kuptojnë pse kjo është një ide vërtetë e keqe”. (Havang nuk pranoi të komentojë për këtë artikull, pasi drejtuesit ekzekutiv i kërkuan të gjithë stafit që t’i referoheshin të gjitha kërkimeve të mediave në departamentin Marrëdhënieve me Publikun).

Një tjetër punonjës në të njëjtën linjë shtron pyetjen: “Pse duam të publikokmë fjalëkalime? Cili është qëllimi i përdorimit? Kjo është vërtetë diçka shumë e keqe”. Inxhinierët e Procera që ndoqën zgjidhjen EMEA sugjeruan që ka patur një rast mashtrimi për zbulimin e “rastit të përdorimit”. Në përgjigjen e tij, Andsten shtoi: “Nuk ka asnjë mashtrim në zbulimin e rastit të përdorimit me sa unë jam i vetëdijshëm që është kërkuar fjalëkalimi, dhe i tërë rasti përdorimi duket më shumë si një gjë grafike dhe sociale se sa diçka mashtruese. Ose ata bëjnë një punë të keqe ndaj kërkesave ose diçka tjetër po ndodh”. Ai më pas shtoi: “Edhe nëse ne zbresim të gjithë biznesin e vjedhjes së fjalëkalimeve nga ekuacioni, atë cfarë ata kërkojnë ka të bëjë me një treg krejtësisht të ndryshëm. Jam i shqetësuar në lidhje me atë që vërtetë duhet të kërkohet këtu dhe përballë çfarë lloji rreziku jemi duke u ekspozuar”. Një instruksion përfundoi në fund të marsit, dhe Andsten tha se kjo gjë ishte “jashtë fushës së karakteristikave të produktit dhe specifikave të kërkuara”.

Pasi u kuptua se puna me Turk Telekom po vazhdonte gjithsesi, Andsten dha dorëheqjen.

Fjalët e tij të lamtumirës pikëlluan çdo njeri. “Ai në thelb ekspozoi çështjen për të gjithë kompaninë”, tha një ish-koleg. Dy ditë më vonë, më 6 prill, një tjetër email i një kompanie të madhe u dërgua nga një adresë e panjohur e disponueshme, e nënshkruar La Rezistenca. Ajo u bënte thirrje të gjithë atyre që kundërshtonin marrëveshjen me Turk Telekom të protestonin direkt tek Francisco Partners. “Ne nuk kemi absolutisht asnjë arsye për të bërë marrëveshje joetike. Procera është një kompani e madhe që mund të bëjë gjëra të mira në botë. Kemi bërë çdo gjë për të përmirësuar cilësinë e rrjetit. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu … Email juaj absolutisht nuk ka rëndësi. Mund të mos e publikoni nëse dëshironi. Nëse dëgjohen disa zëra tek tuk, atëherë kjo do të thotë që ata janë thjesht disa zëra vokalë, por nëse dëgjohen më shumë zëra, atëherë janë të detyruar të marrin vendime të rëndësishëm”.

Më 11 prill, Cantor zhvilloi një takim urgjent në Malmo për të dëgjuar punonjësit dhe në kushtet kur pakënaqësitë kishin shpërthyer, riorganizimit i komisionit të etikës; në fushën e komunikimit të brendshëm, punonjësit e kishin shprehur edhe më parë zhgënjimin e tyre për mungesën e transparencës nga grupi, shqetësime të ngritura që në fund të vitit 2014, pas marrëveshjes për të siguruar inspektim të detajuar për operatorët e Lindjes së Mesme ku  kishin provuar edhe materiale ngjitëse. “Nuk dua gjak në kodin tim”, u ankua një inxhinier. “A është e mundur që të ketë një etikë beznesi edhe në Lindjen e Mesme?”, pyeti një tjetër.

Burimet treguan për momente veçanërisht të vështira në Malmo. “Të gjithë zhvilluesit  propozuan të ngriheshin edhe të jepnin një duartrokitje për [Andsten] për shkak se ai kishte mbajtur një qëndrim kundër”, tha një burim. “Të skuqur, ekipi i menaxherë në skenë duhej të merrte pjesë në duartrokitjen për këtë person, i cili iu kishte shkaktuar atyre shumë probleme”.

Procera nuk e detyroi stafin që të punonte. Punonjësit aktualë dhe ish punonjësit thanë se e drejta e publikimit të username-it dhe fjalëkalimit u jepen pjesërisht firmës kanadeze Northforge, duke pretenduar se kjo është bërë për të shmangur acarimin e marrëdhënieve ndërmjet inxhinierëve dhe ekzekutuesve. Procera nuk ka komentuar mbi këtë aspekt të punës. Northforge nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Që pas largimit të Andsten, edhe pesë inxhinierë të tjerë kanë lënë punën, sipas burimeve. Puna vazhdon, thonë punonjësit aktualë, dhe ato që kanë qenë më përpara, të cilët gjithashtu thonë se Cantor u ka dërguar disa kompanive emaile të gjata që të këshillojnë stafin që të mos flasin me shtypin.

Regjimi i mbikqyrjes së Turqisë

Edhe pse të punësuarit vazhdojnë të jenë të shqetësuar në lidhje me aksesimin e qeverisë turke në username-in dhe fjalëkalimet miliona qytetarëve të saj, Procera ende nuk është kontraktuar nga regjimi Erdogan apo edhe nga Turk Telekom. Kontrata ishte me SEKOM, një sistem integrues, i cili ka punuar për të instaluar teknologjinë tek operatorët përkatës. (SEKOM nuk i është përgjigjur ende kërkesës sonë për koment.) Një zëdhënës i Turk Telekom u përgjigj me e-mail: “Si një kompani lider në fushën e komunikimit dhe teknologjive argëtuese në Turqi, Turk Telekom gjithmonë përpiqet për të ofruar produkte dhe shërbime të teknologjisë më të fundit për klientët tanë. Për të përmbushur këtë qëllim, jemi duke përmirësuar dhe rinovuar pajisjet të vjetëruara në të gjithë infrastrukturën e rrjetit tonë. Gjatë procesit të rinovimit, kohët e fundit kemi zëvendësuar disa pajisje në rrjetin tonë me versionet më të fundit dhe këtë e kemi realizuar përmes tenderave. Do të vazhdojmë ofertat tona për shërbimet e bazuar në kuota dhe shërbimet e kontrollit prindëror për klientët tanë me këto pajisje të reja”.

“Në si Turk Telekom jemi shumë të ndjeshëm në lidhje me mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale të klientëve tanë dhe operojmë plotësisht në pajtim me rregullat dhe rregulloret mbi të cilat ne punojmë”. Kompania pranoi të komentojë mbi aftësitë e saj në aksesimin e username-it dhe fjalëkalimit.

Si çdo operator, Turk Telekom është në mëshirën e legjislacionit të qeverisë. Një nga rregullat më invazive, Ligji Nr 5651, kërkon që çdo kompani e telekomit për t’u loguar duhet të ruajë userin e veprimtarisë për të paktën deri në dy vjet dhe t’ia paraqesë këto të dhëna qeverisë kur kërkohet me vendim të gjykatës. Akti i Sigurisë Kombëtare, i miratuar në vitin 2015, i lejon qeverisë turke për të spiunuar nga telekomi lidhjet e të dyshuarve për 48 orë, pa pasur nevojë të marrë leje nga një gjykatë.

Ambasada turke në Londër, zyra e punëve të jashtme dhe zyra e Kryeministrit nuk i janë përgjigjur kërkesave të përsëritura për komente për këtë artikull.

Një paketë e zgjeruar inspektimi

Dhe si çdo kompani tjetër që punon në një paketë të zgjeruar inspektimi (DPI), Procera-s i është dashur të shkelë një vijë të hollë në mes për të të siguruar rrjet të një teknologjie të dobishme dhe pajisje të rrezikshme për mbikqyrjeje. Procera kurrë nuk do ta përshkruaj veten si një kompani e përgjuese, por më tepër një QOE dhe QOS (kualiteti i përvojës dhe cilësisë së shërbimit) shitësi për operatorët e telekomunikacionit.

Por, DPI (paketa e gjerë inspektuese), ndonëse shumicën e rasteve e mirë, është natyrisht pushtuese. “DPI mundëson vëzhgimin që në fillim”, theksoi këshilltari ligjor i Citizen Lab, Sarah Mckune. Qëllimi i tij është më shumë për të hapur “pakot” e të dhënave fluturuese në të gjitha rrjetet dhe inspektimin e tyre për të parë nëse ata duhet të kalojnë ose jo. Ashtu siç dikush që është në kërkim të një pakeje në postë, për të përcaktuar nëse ka ndonjë gjë kontrabandë ose ilegale brenda, DPI skanon çdo pako dhe çdo shkrim që ka brenda, përpara se të vendosë të drejtojë të dhënat ose do t’i hedhë në kosh të plehrave. Lloje të ndryshme të trafikut mund të jenë me prioritet më të lartë nëse ata duhet të zhvendosen më shpejt, duke e bërë DPI një teknologji thelbësore në debatin e neutralitetit të netit. Ose DPI mund të zbulojë viruse malëare dhe të ndalojë përhapjen tyre.

DPI ka bërë bujë për “raste të përdorimit” të diskutueshme. Kina, për shembull, pëlqen që të përdorurë DPI në censurën famëkeqe dhe në sistemet e mbikqyrjes. Sunnyvale, Blue Coat Systems me bazë në Kaliforni, në të cilën Francisco Partners ishte një investitor i rëndësishëm, pa që teknologjia e saj e DPI ishte duke censuruar internetin në Siri në vitin 2011, sapo lufta civile kishte shpërthyer. Aktivistët e të drejtave të njeriut shikonin shtrembur, por Blue Coat më vonë tha se ishin rishitësit ato që duheshin fajësuar dhe se nuk kishte dhënë leje për teknologjinë që do të transportohej në vend. Një rishitës është një shuplakë e vonë me një gjobë maksimale prej 2.8 milion dollarësh nga Byroja e Industrisë dhe Sigurisë (BIS). (Francisco Partners ka gjithashtu aksione në rrjetet Barracuda dhe Dell Softëare, që të dy të transportues të produkteve DPI).

Punonjësit e mbetur të Procerës janë ende të shqetësuar në lidhje me dërgesat e tjera arkëtarëve të DPI. Në veçanti, një marrëveshje e nënshkruar nëpërmjet sistemeve integruese Sistemet Giza për Autoritetin Rregullator Kombëtar të Telecomit (NTRA), i cili kishte kërkuar që të përdorë shërbimin e Procerës për përdorimin e pikëve për të vlerësuar performancën e rrjetit dhe përvojën e abonentëve për operatorët e ndryshëm, sipas një dokumenti “fushëveprimi i punës”.

Duhet te jetë punë e ligjshme që në vështrimin e parë, tha një ish anëtar i stafit. Por, disa punonjës janë ende të shqetësuar në lidhje me potencialin për abuzime me produktin, në mënyrë që të mund të vendosen shumë teknologji. Ish-anëtari i stafit tha se: “Kjo është e pazakontë dhe mjaft e kushtueshme për të përgjuar të gjithë trafikun në vend dhe indeksimin e tij… Mund të jetë më e thjeshtë nëse këtë ua kërkoni operatorëve tuaj për t’ju mundësuar një sasi më të vogël të dhënash, por sigurisht më cilësore”. Ata vunë në dukje se produkti ScoreCard mban një databazë të shfletueshme e një ID parapaguese, që kanë vizituar faqen e internetit, dhe ID lokacioni lidhur me adresën e tyre IP. “Kjo bazë të dhënash është e kërkueshme i kërkohet konsumatorit në fund nëse ata e dinë. “Por një person që kishte dijeni për bizneset e kompanisë në Lindjen e Mesme, tha se Procera nuk ka shitur apo dërguar ndonjë licencë të aftësive për qasje në bazën e të dhënave në çdo operator ose rregullator në Egjipt, dhe se produkti Fletnotim nuk kryen asnjë lloj survejimi.

Ndërkohë, Turqia vazhdon të zgjerojë kontrollin e saj mbi uebet. Vetëm muajin e fundit, më shumë se 150 efektiva të policisë thuhet se janë arrestuar për përdorimin e një mjeti encryption, ByLock, të cilin qeveria beson se gylenistët e kanë përdorur për të organizuar grushtin e shtetit. Shërbimet cloud Microsoft OneDrive, Google Drive dhe Dropbox, si dhe kodin depo Github janë bllokuar. Blackout-i u zbatua në përgjigje të një rrjedhje të 50 mijë e-maileve të Ministrit të Energjisë së Turqisë, dhëndrit të Erdoganit, Berat Albeyrak nga grupi i hakerave RedHack. A kanë ndihmuan Turk Telekom dhe Procera për të vënë në zbatim këtë bllokadë? Askush nuk ka bërë komente në momentin e publikimit.

Forbes.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix23 orë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix23 orë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix23 orë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet23 orë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore23 orë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix23 orë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix24 orë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook