Lidhu me ne

Kryesore

Fshat më fshat me të njëjtat batuta

rama-ne-fshat

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kuçovë ku po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me banorë dhe fermerë të zonës.

Ashtu si edhe në takimet e mëparshme Rama përsëriti të njëjta batuta, si: “A mbillet hashash këtu? Sa fëmijë ke? I ke bërë me një goditje apo me radhë? Ato që s’bënë për 25 vjet si bëjmë dot ne për 3 vjet”.

Po kështu u vu re nervozizëm nga ana e Kryeministrit përballë një banori, duke i thënë disa herë: “ulu se po flas unë, më lër të mbaroj, ik freskohu se je i ngarkuar, etj”.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Ramës me banorët e Kuçovës:

Banori: Quhem Elmas Mema, kam shqetësim me zyrën e regjistrimit të Kuçovës aty është bërë katrahurë, të aplikosh që dy vjet më parë, e të më thonë ka humbur kontrata e regjistrimit, ku vajti kopja ime origjinale, atje janë njerëz të paaftë në zyrë. Më thanë, merr helikopter dhe shko te toka, c’janë këta kuadro, ty bravo të qoftë, se je djalë i mbarë, bravo të qoftë…

Rama: Jam njohur me këtë çështje pak ditë më parë. Ata që të thoni ik me helikopter, do fluturojnë vetë me helikopter, do fluturojnë nga dritarja dhe nuk do futen më në zyrat e regjistrimit të pasurisë.

Banor: S’kemi rrugë…

Rama: Po hashash mbillet?

Banor: Jo unë jo njëherë…

Banor: Mos shani njëri tjetrin po shihni Shqipërinë se ju dëgjoj me Saliun në Parlament…

Rama: E prishe me Saliun se na trembet moti e fillon shiu. E kemi Saliun si hudhër të mos na marrin në sysh.

Rama: Ish-kryetari i komunës tënde ka harxhuar paratë i ka bërë rrush e kumbulla.

Banori: Cojeni në burg

Rama: Burgu punë tjetër. Ju doni burgun apo rrugët?

Banori flet nga vendi (nuk degjohet sepse ska mikrofon…)

Rama: Të lutem mos më ndërhy po flas. Më ler të mbaroj. Ne nuk kemi shkop magjik. E morën me një mal me borxhe. Shlyem 720 mln USD borxhe, po ti kishim këto para në buxhet do ti kishim mbaruar rrugët e gjithë Shqipërisë.

Banori e nderpret serish….

Rama: Ik freskohu se je i ngarkuar

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook