Tre vite më parë kënga me titullin “Të ka lali shpirt”, një bashkëpunim mes këngëtarëve Silva Gunbardhi, Mandi dhe reperit Dafi, shumë shpejt u kthye në këngën më të preferuar të shqiptarëve. Por nuk mbeti me kaq. Shumë shpejt ajo u përhap në të gjitha trevat shqiptare, e prej andej në të gjithë botën. Sot numëron plot 226,754,867 shikime, që e bëjnë atë këngën më të klikuar në gjuhen shqipe. Me siguri një krenari kombëtare.

Për tre vite kjo këngë ka qenë në fronin e mbretit, e palëkundur. Por mesa duket rreziku po afron. Është Era istrefi me “Bon Bon” ajo që po kërcënon vendin e këngës. Istrefi në një postim të saj, ka bërë të ditur se “Bon Bon” ka arritur 200 milion klikime në shtatë muaj publikimi.

Mesa duket nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se shumë shpejt do të kemi një emër tjetër në fron.