Lidhu me ne

Kritike

Dr. Edi Frankeshtajni i medias…

desada

Nga Desada METAJ-

Edi Rama realisht nuk ka patur asgjë më të mirë për të bërë sot se sa të filmojë veten në një monolog gjynahqar për linçimin që po i bën media në Shqipëri. Asgjë nuk e shqetëson kryeministrin e Shqipërisë më shume se analistët dhe opinionistët, gazetarët dhe portalet, ato që siç duket jane shndërruar në makthin e tij të kohëve të fundit. Sigurisht që Edi Rama në 9 minutat e monologut kryeministror nuk ka harruar te veçojë atë pjesë të medias që llokoçitet me shpërblimet e qeverisë dhe sheh vetëm suksese e arritje nën drejtimin e tij. Por gjuha e varfër dhe fjalori i limituar i ish mikut të shtypit, nuk fsheh dot nervozizmin e kreut të qeverisë ndaj kritikave, që bashkëpuntorët me sa duket nuk guxojnë t’ja thonë dhe servilët sigurisht kanë frikë edhe ti mendojnë.

Në këtë të dielë kur organizohet një protestë moderne dhe model për ruajtjen e Valbonës,kur ende nuk dihet fati i ligjit për riciklimin e mbetjeve, kur konçensioni për check-up -in e Vilma Nushit u rrit me miliona euro të tjerë, ai nga maja e Olimpit të Rilindjes ka zgjedhur të merret me median, me kritikët, që padyshim kanë mëkatet e tyre në këtë treg të parregulluar,në këtë kaos ku nëse nuk je klient i qeverisë dhe nuk sheh arritjet e saj,etiketohesh si linçues dhe mendjeshkrtër…..pikërisht nga ai që nëse nuk të blen me para të shet si të paaftë,arrogant,të pazotë apo kush e di çfarë epitetesh të tjera të dala nga fjalori i varfëruar i analistit dhe opinionistit të dikurshëm.

Edi Rama ka zgjedhur një të dielë pasdite për t’i treguar atyre që e kanë votuar që mos të degjojnë çfarë shkruajnë portalet dhe thonë opinionistët sepse kjo do jua prishë imazhin që ata kanë në kokën e tyre për Shqipërinë. Dhe mbase për disa kjo dhe mund të funksionojë,por Edi Rama duhet të lusë fatin që shumë të tjerë edhe nga ata që e kanë votuar të mos e dëgjojne delirin e tij të së dielës pasdite. Sepse vetëm kështu mund të shmangë mendimin e tyre se kryeministri po sillet si një diktator me pamje dhe veshje moderne. “Kësaj periudhe po i vjen fundi” thotë madje duke e përsëritur 2 herë kryeministri fjalinë me të cilën paralajmëron ndoshta dhe ndryshime në ligjin për funksionimin e medias online. Ndryshime që po i gatuan së bashku me segmente të opozitës që po ashtu si kryeministri shohin armikun tek media dhe gazetarët. Pa  dyshim që media dhe gazetarët,analistët apo opinionistët që Edi Rama përmend sot në përçartjen e tij të mbrëmjes kanë mëkatet e tyre,gabime e probleme pa fund. Që nisin me etikën,kontratat e punës,blerjen apo shitjen sipas interesave politike.

Po, po, media dhe gazetaria është me shumë probleme në Shqipëri dhe kjo jo vetëm sepse Edi Rama,bashkëpuntorë të tij apo paraardhës e blenë dhe e shitën me bekimin e politikës. Dhe sot, kur pazaret ndryshojnë dhe gjobat ndërrojnë kah,mërziten e turfullojnë kundër medias dhe gazetarëve që dikur i kishin në borderotë e partisë apo qeverisë. Media ka probleme me vërtetësinë e lajmeve që përcjell,sikundër qeveria ka probleme me transparencën,media nuk ka etikë dhe shkel me të dyja këmbët privatësinë,ashtu si Edi Rama qahet për fjalorin e shtypit ndërsa fjala e tij në parlament do të skuqte nga turpi dhe “lacat e bllokut”. Media përcjell lajme të pavërteta që padyshim lëndojnë,por sigurisht vrasin më pak se gënjshtra e  “shëndetsisë falas”. Kjo sjellje prej Frankeshtajni i shkon fiks për shtat kryeministrit që ndoshta nesër,si për Halloëeen,duhet të veshë pelerinën e zezë e dhe të nisë gjuetinë ndaj atyre që e kritikojnë në portalet online. Sepse ndoshta portalet janë dritaret e një shtëpie të rrëmujshme,pa rregulla që s’ka pak që është ndërtuar,por këto dritare janë pakrahasimisht më të pranueshme sesa bunkeri mediatik televiziv dhe i shkruar që ka për kryeredaktor Edi Ramën.

*Desada METAJ- Kryeredaktore e  “Opinion”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook