Lidhu me ne

Aktualitet

INTERVISTA/ Matilda Makoçi: Pse u ndava nga skena kur linda djalin, respekt për përpjekjet e Edit

Kur ajo u shfaq në skenë, përtej thashethemnajës që mbushi dynjanë, thellëthellë shumëkush ndjeu një mall për Matilda Makoçin.

matilda
Matilda Makoci dhe Gregori

Edhe pse filmat e socrealizmit shfaqen pareshtur dhe sytë e mëdhenj të Matildës, imazhi i saj i hijshëm, një elegancë që nuk e gjeje në të tjera aktore, një lloj koketerie, përzier me sinqeritet, kanë qenë vazhdimisht të pranishëm, të gjithë jo thjesht ishin kureshtarë, por dëshironin të dinin se ku ishte ajo tani.

Ajo u rishfaq për publikun një javë më parë në një mbrëmje poetike, organizuar nga piktorja Natasha Bega, ku interpretoi disa poezi. Për Matildën, ky ishte kthimi i duhur dhe nuk është aspak vonë.

Në një intervistë për emisionin “Exclusive” dhe gazetaren Aurora Daka, ajo tregon diçka nga jeta e saj larg ekranit, që nga kujdesi për të birin, Gregorin, që sot është bërë burrë, por që ajo nuk do të kishte dashur ta lëshonte nga vetja, te rolet e dikurshme, dëshira për t’u rikthyer sërish me të tjera role, por edhe raporti që ka me ish-bashkëshortin dhe Kryeministrin Edi Rama.

Përse u kthyet kaq vonë?

U riktheva pas një mungese me karakter personal, por nuk më duket vonë, sepse u ktheva në një moment me poezi dhe mjafton kaq që të tregoj që nuk kam asnjë problem me profesionin. Poezitë janë ato që tregojnë aktivitetin e aktorit dhe besoj se u paraqita denjësisht.

Si ju priti publiku?

Publiku është i mësuar me poezinë. Më priti ngrohtë dhe me dashuri.

Ju si u ndjetë?

U ndjeva mirë.

Ju kishte munguar kjo përballje?

Jo, nuk më kishte munguar. Të them të drejtën, edhe pse u bë një kohë kaq e gjatë, nuk e ndjeva këtë gjendje emotive. Emocioni që kisha lidhej me interpretimin e poezisë më shumë sesa me takimin me publikun.

Cili është roli juaj më i dashur?

Të gjitha rolet janë njësoj për mua, sepse edhe numri i filmave nuk është shumë i madh, kështu që i kam shumë afër vetes sime rolet me njëri-tjetrin. Jam e kënaqur. Nuk kam pasur pretendime shumë të mëdha, megjithatë rolet që kam pasur kanë qenë dinjitoze dhe emocionet për të gjitha rolet që kam pasur janë të fuqishme. Të gjitha rolet janë të dashura, por natyrisht, në filmin “Të mos heshtësh”, ku kam rol kryesor, më ka emocionuar dhe më ka mbajtur në aktivitet pune më shumë se të tjerët. Me të gjithë regjisorët kemi qenë shokë dhe kam komunikuar normalisht, pa probleme, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjisorit.

Si janë marrëdhëniet tuaja me aktorët që i keni pasur partnerë në filma, a i ruani kontakte me ta?

Të gjithë partnerët janë të respektuar nga unë. Nuk mund të veçoja ndonjë. Kur takohemi, komunikojmë, por nuk mund të them se kam mbajtur kontakte me ta. Kur jam kthyer nga jashtë shtetit, kam takuar një herë Ndriçim Xhepën.

Cilat janë disa nga rolet tuaja në teatër?

Kam luajtur te “Romeo dhe Xhulieta” rolin e Xhulietës dhe te “Zbutja e kryeneçes” rolin e Biankës.

Mes ekranit të madh dhe skenës së teatrit, kë do të zgjidhnit?

Unë jam aktore teatri dhe jam shumë e lidhur me teatrin, por më shumë e predispozuar kam qenë dhe mbetem me kinemanë.

Çfarë ndodhi që nuk iu kthyet më aktrimit?

Isha shtatzënë dhe më pas nuk munda t’i kthehesha më rolit. Nuk i kisha kushtet për rritjen e djalit rehat, ndaj duhej të isha edhe unë që të merrja pjesë në procesin e rritjes. Kam qenë e angazhuar me probleme shtëpie, punë shtëpiake, sepse të tilla i kisha kushtet. Nuk e dija se si do më vinte jeta më vonë.

Dhe ju iu dedikuat Gregorit… për sa vite?

Deri para 2-3 vitesh, kur është shkëputur dhe ka dalë më vete, kam qenë e preokupuar ndaj Gregorit. Me të rinjtë duhet të jesh e duruar, sepse mërziten, trishtohen, është melankolia e moshës dhe nuk më pëlqen ta mërzis. Të them të vërtetën, nuk më pëlqen që është shkëputur, por është dëshira e tij dhe kam qenë e detyruar, sepse nuk mund t’ua prishësh fëmijëve dëshirën që kanë. Për këtë arsye ia kam lejuar të bëjë atë që dëshiron dhe uroj që të ketë kënaqësinë e kësaj mënyre jetese. Përpiqem të jem e afërt me të, pavarësisht se është larguar.

Mbani raporte me ishbashkëshortin, Edi Rama?

Nuk kam marrëdhënie, por kam respekt për përpjekjet që bën dhe e shoh që të gjithë njerëzit e duan.

Keni qenë prezente në serialin grek “Mikeshat”, si u vutë në kontakt me regjisorët?

Përmes një zyre aktorësh. Paraqita të gjithë aktivitetin tim artistik, biografinë time artistike. Më kërkuan dhe më gjetën. Ishin katër seri të serialit, në të cilat duhej të merrja pjesë, por nuk e përballova dot dhe mora pjesë vetëm në një seri.

Si ishte të punoje në një ambient të ri, ndryshe nga ai shqiptar?

Ishte e vështirë, sepse isha e huaj. Kishin intimitetin e tyre të punës, kishin oraret e tyre, pastaj zyrat e xhirimit ishin shumë larg nga qendra e qytetit dhe s’kisha mundësi që të angazhohesha ashtu siç duhej.

Do t’i ktheheni sërish aktrimit?

Rikthimi është një gëzim shumë i madh, por edhe një preokupacion shumë i rëndësishëm. Për moshën time tani, ofertat më së shumti janë për rolet e mamave dhe episodike. Por po të ketë ndonjë rol që ia vlen në këtë drejtim, do të ishte kënaqësi për mua dhe për spektatorin do të qe surprizë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix8 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix8 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix8 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix9 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix9 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix9 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix9 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix9 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar9 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook