Ju ka ndodhur ndonjëherë të merni një vendim, për të cilin në vazhdim jeni penduar shumë? Historia ka shkruar shumë raste, të cilat iu kushtuan shumë lekë e shumë stres atyre që morën vendimin e gabuar. Një ironi e fatit, një llogari e gabuar, apo thjesht fatkeqësi?

Ja disa nga vendimet e gabuara…

Nuk e pranuan Harry Potter

12 ishin shtëpitë botuese që kthyen mbrapa dorëshrimin e J.k Rowling për Harry Potter, para se “Bloomsbury” që ra më në fund dakord të botojë librin, me kërkesë të vajzës 8-vjeçare të pronarit të tij. Sot libri është përkthyer në 60 gjuhë të ndryshme dhe Rowling doli e fituar, sepse fiton miliarda dollarë.

Hodhi në plehëra bitcoin

Në vitin 2009, James Haul zotëronte 7.500 bitcoin, që atëherë nuk kishin asnjë vlerë. Por në vitin 2013 gjërat ndryshuan dhe një kartmonedhë morri vlerë 860 euro. Kjo do të thotë fatkeqësi sepse sot James do të kishte 643.600 euro.

Refuzoi të blinte Google

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergay Brin, në vitin 1999 i propozuan pronarit të Excite, George Bell, t’i shisnin aksionet e tyre për miliarda dollarë. Bell refuzoi dhe dy themeluesit e ulën çmimin në 750.000 dolarë, në mënyrë që t’i ndryshonin atij mendim. Por për fatin e tyre të mirë Bell refuzoi sërish. Sot, Google vlen rreth 365 miliardë dollarë.

Shpëtoi Hitlerin

Ushtari bretanik Henry Tandey është nga nga fytyrat që u vlerësua për heroizmin e tij gjatë Luftës së parë Botërore. Ai kishtë shpëtuar jetën e dy bashkëushtarëve të tjerë që ishin në rrezik të madh, të plagosur dhe të paarmatosur në fushën e betejës. Në vazhdim u kuptua që një nga këta ushtarët ishte Adolf Hitler.

Llogariti gabim këmbimin valuator

Në vitin 2005 një japonez shkaktoi dëm 264 milion euro në kompaninë e tij. Ai shiti 610.000 aksione me çmimin e një ¥ (jen),  në vend të një aksioni për 610.000 ¥.

U nxitua të refuzonte propozimin

Sundimtar i mbretërisë së Mongolisë, Genghis Khan dëshironte të krijonte marrëdhënie diplomatike me mbretërinë fqinje të Khoresmian (territori i sotëm i Iranit). Por propozimi i tij u refuzua nga fqinjët dhe të dërguarit nga Mongolia iu pre koka. Në përgjigje të asaj që ndodhi, Genghis Khan dërgoi një ushtri të fuqishme prej 200 ushtarësh, të cilët shkatërruan mbretërinë e  Khoresmian.

Facebook-u refuzoi të punësonte themeluesit e WhatsApp-it

Në vitin 2009 Facebook refuzoi të punësonte dy programues. Pak vite më pas, Mark Zuckerberg dha miliona dollarë për të blerë kompaninë me logon e WhatsApp, të cilën dy programuesit, Jan Koum dhe Brian Acton, krijuan pas refuzimit të tij për punësim.

Porositën trena më të mëdhenj se shinat e tyre

Së fundmi kompania francize (SNCF) shpezoi 15 miliardë dollarë për rinovimin e mjeteve të transportit publik. Por fatkeqësisht trenat ishin më të mëdhenj dhe më të gjerë se shinat ekzistuese dhe për t’u përdorur kërkonin rindërtimin e shinave. Për korrigjimin e këtij gabimi u deshën 50 milion dollarë.

Nënshkruan kontratë me “The Tremeloes”

Në vitin 1962 kompania diskografike “Decca” vendosi të nënshkruante kontratë me një nga dy grupet muzikore që kishte realizuar intervistë. Si përfundim ata zgjodhën “The Tremeloes” për të bashkëpunuar. Grupi tjetër ishin “The Beatles”.

Vendosën një shkronjë më shumë në emrin e kompanisë

Qeveria bretanike u padit me 9 milion lira për shkak të një gabimi, një shkronje s më shumë në emrin e një kompanie të madhe. Për shkak të kësaj shkronje, më shumë se 250 veta mbetën pa punë.