Lidhu me ne

Kryesore

Reagimet e politikanëve shqiptarë për fitoren e Donald Trump

Reagimet e politikanëve shqiptarë për fitoren e Donald Trump

Krerët politikë të vendit reaguan për fitoren e biznesmenit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht qëndrimeve të mëparshme anti-Trump, me anë të një statusi në Facebook, uroi presidentin e ri.

“Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane,” shkruan Zoti Rama.

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi:

“Ky është një mësim i çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara, populli amerikan i dhanë sot mbarë botës, Europës, Shqipërisë dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët.

Dhe ky është një mesazh veçanërisht i çmuar në këto ditë të errëta për demokracinë shqiptare.

dua të përsëris  vlerësimin tim, të Partisë Demokratike, të opozitës shqiptare për këtë proces të mahnitshëm demokracie. Në fund të fundit vendimi është i popullit amerikan, populli amerikan ka vendosur.

Urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur Donald Trump!”

Presidenti Nishani, po ashtu, në një inntervistë për OraNews tha:

Jam i bindur se zgjedhja e Trump  në krye të Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëdhënie më të ngushtë, më të fortë, ashtu sic e kanë cilësuar anëtarët e stafit të tij. Partneriteti Shba-Shqipëri është strategjike. Është fat i madh që ne kemi një mik kaq të madh, saç janë SHBA jam i bindur se Trump do ta nxisë këtë marrëdhënie kaq të mire, këtë frymë bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

Ndërsa ambasadori amerikan Donal Lu shprehu se:

“Këto zgjedhje ishte një votë për ndryshim në Amerikë por nuk do të thotë ndryshim mes marrëdhënieve SHBA- Shqipëri. Ne jemi aleatë të NATO-s, jemi partnerë në Afganistan. Jam besim plotë se marrëdhëniet do të mbeten të ngushta.”

Deputeti Ben Blushi, themeluesi i lëvzisjes më të re politike LIBRA, në një aktivitet të ambasadës amerikane për zgjedhjet, tha:

“Këtë radhë, Amerika ka votuar për vete dhe jo një president për botën. Ne kishim krijuar një perceptim të gabuar për të, megjithatë ai pas fjalimit të sotëm doli një president i shkëlqyer. Ai foli si një njeri shumë i përulur. Marrëdhëniet nuk kanë për të ndryshuar. Ato janë strategjike, madje mund edhe të forcohen.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook