Lidhu me ne

Aktualitet

Rama i quan ‘karanxhollë’ opozitën, Berisha quan Bushatin ‘fundërrinë’

kryeministri-edi-rama-duke-folur-gjate-nje-seance-parlamentare3-300x228

Seanca e radhës e Kuvendit u shoqërua nga debate shumë të forta.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij e nisi duke folur për çështjen e hapjes së negociatave.

Rama tha se negociatat janë hapur pa asnjë kusht.

Ai akuzoi opozitën se po rropatet të pengojë sërish procesin e vetingut, edhe pasi Komisioni i Venecias të japë qëndrimin e saj.

“KE rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE me mirëkuptimin që të nisë zbatimi i vetingut. Nëse këtë do ta quajmë kusht apo kushtëzim, është kushtëzim që nuk lidhet me këtë qeveri, por me këta, sepse ligjin e vetingut e kanë bllokuar këta, e kanë çuar këta në Gjykatë Kushtetuese për ta shpallur antikushtetues dhe po rropaten ditë natë për të marrë masa që sido që të vijë puna, edhe pasi Komisioni i Venecias të japë vlerësimin, përsëri ta rrëzojë. Unë jam gati ta quajmë kusht, por kusht i përbashkët, edhe pse ne jemi 100% në mbështetje të ligjit dhe jemi 100% të gatshëm të fillojë procesin e zbatimit të tij”.

Gjatë fjalës së tij Rama iu drejtua opozitës duke e etiketuar si ‘turmë, tufë, të pagdhendur, karanxhollë’ që çoi në acarimin e deputetëve të opozitës, fillimisht duke folur nga vendi dhe pastaj duke iu afruar pranë foltores.

Në një moment garda u afrua për të parandaluar çdo tensionim.

Më pas Rama foli për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

“Nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre karanxhollëve të pagdhendur se pse flas si kryeministër i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Unë flas për Kosovën në Serbi, karangjollët më hidhen në fyt. Flas për ligjin e luftës me Greqinë, çfarë nuk thonë”.

“Lëshohen në banaqe e portale të më kryqëzojnë mua në emër të besnikërisë ndaj Trump, sikur janë çunat e lagjes që sapo u doli vëllai i madh nga burgu e thonë ‘tani do e shihni ça do bëjmë’.”

“Unë flas për një kandidat duke shprehur kundërshti për deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. U jam kundërvënë atyre fjalëve dje me bindje dhe me shumë bindje sot dëshiroj suksesin e presidentit të ri të SHBA”.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat Sali Berisha e quajti Ramën “kufomë e pakallur”, “njeriu me kokë në tepsi”.

Berisha tha se hapja pa kusht e negociatave ishte zotimi i opozitës.

“Unë e kuptova hallin e tij se e ka kokën në tepsi nga ky raport, i cili në çdo rresht, kapitull i thotë se me ty nuk ka negociata, se negociatat do i hapë opozita”.

Rama nuk ndodhej në Kuvend kur po fliste Berisha.

Berisha tha se edhe përsa i përket Trump, ai nuk ka folur kundër Kosovës, pasi ky ka qenë një lajm i mediave serbe, i përgënjeshtruar nga Trump.

“Ky vetëm për prapanicën e tij e ka, se e ka kokën në tepsi,” tha Berisha për Ramën.

Duke folur për vizitat e Ramës në Serbi, Berisha tha se ai ka shitur Kosovën tek Beogradi.

“I keni futur thikën për llogari të një pale të tretë Kosovës, për llogari të Beogradit”.

Pas reagimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, që deklaroi se ‘Berishën nuk e merr kush seriozisht’, Berisha iu kthye duke e quajtur “fundërrinë”.

“Në qoftë se rrugeçër të rritur nga kodoshër, sillen në këtë mënyrë, kjo është një gjë shumë e rëndë. Jam Sali Berisha unë o budallenj, o çakenj,” tha Berisha.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar23 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook