Lidhu me ne

Temporal

Si do ta gjykojë kabineti i Trump, kryeministrin Rama?

a8e818a59aefa7b8634912ccba7de070_xl

Rama luajti fort dhe vuri një bast poltik, si askush më parë. Dhe për këtë meriton tëlëvdohet për guximin dhe mjetet e zgjedhura. Shkoi deri në CNN dhe u tha amerikanëve se Trump është skandaloz dhe nuk duhet zgjedhur, duke orientuar dhjetëra mijëra e mëshumë vota të shqiptarëve në USA, që të votonin për Hillary Clinton.

Ai sot tha se e bëri këtë, sepse ishte ndjerë i prekur nga deklaratat raciste dhe antishqiptare të kandidatit Trump, sot President i SHBA.

Me pak vullnet të mirë edhe mund të përpiqemi ta besojmë këtë gjë, nëqoftëse nuk do të dinim marrëdhëniet e tija speciale me Soros dhe marrëdhëniet speciale që Soros Foundation kishin dhe kanë me zonjën Clinton. Si edhe rolin e posaçëm që ka ky grup, në diplomacinë amerikane si edhe ndikimin e tyre të drejtëpërdrejtë në preferencat lokale.

Pra përtej vullnetit të mirë, për të besuar se kryeminsitri ynë u frymëzua nga ndërgjegja dhe morali për të bërë këto deklarata, duket qartë se ai ka bërë thjesht një shërbim, ndaj miqve Sorosianë, që edhe i hapën hapësirën e posaçme në CNN. Dhe pra, një shërbim për të ushqyer marrëdhëniet reciproke, me presidenten e ardhshme të SHBA-ve, që asokohe sondazhet, e jepnin të sigurtë se do të ishte zonja Clinton, që mbetet një zonjë e dashur dhe simpatike për shqiptarët, për shkak të Billit, burrit të saj.

Një shërbim dhe një konsumim publik, që do të shërbente si një çimentim i karierës personale të Edi Ramës, për vitet e ardhshme dhe kjo ka pak lidhje, me shpegimet moraliste që ay, na bëri sot për këtë qëndrim me risk të lartë.

Rama pra nuk e bëri për ne, që e mbajmë mbi krye si kryeministër, por për karierën e tij të dashur kryeministrore, madje duke e vënë Shqipërinë në një optikë, të dyshimtë për Kabinetin e ri të Presidentit Trump.

Sigurisht, nëse do të fitonte Clinton, kryeministri ynë do të nxirrte shumë përfitime për angazhimin e tij të drejtëpërdrejtë politik, si edhe ka nxjerrë deri më tash, falë një mbështetjeje të pakursyer Sorosiane.

Nga njera anë mund të themi është hera e parë, që një kryeminsitër shqiptar, pëpiqet të ndikojë përmes CNN edhe në zgjedhjet amerikane dhe kjo është e lëvdueshme për punën e mirë të stafit dhe të atij vetë, në ndërthurrjen e politikës së jashtëme me plotikën e brendshme.

Por e gjithë kjo skemë, është e ndërtuar për të vajisur mekanizmin egoist të karierës së një personi dhe sjell pak ose aspak përfitime për Vendin.

Ndërsa tani, shtrohet pyetja, “Çfarë do të mendojë dhe si do ta gjykojë kabineti i ardhshëm i Presidentiti Trump, këtë gafurrje të kryeministrit shqiptar në CNN dhe më gjerë kundër tij?”

Sigurisht do ti thonë se është kryeministri i gjatë dhe Sorosian, i një vendi piciruk në Europë, që ftoi shqiptarët dhe amerikanët të votojnë kundër tij, sepse Trump sipas Ramës dhe shpurës së tij që deri dje dilte mediave shqiptare, është një president i papranueshëm.

Sigurisht nëse Trump do të ketë kohë të pyesë për këtë. Por gjykuar për pozitën strategjike që Shqipëria dhe Kosova kanë në Ballkan, sigurisht që rradha e një pyetjeje të tillë do të vijë patjetër.

Mirë do të ishte që të mos paguante Shqipëria për këtë!/360grade

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook