Lidhu me ne

Kryesore

Dy manipulatorët e mëdhenj të kohës sonë

U fol shumë që me rastin e fitores së Barack Obamës, por së fundmi kjo është temë kryesore e ditës. Fjala është për ndikimin e internetit dhe rrjeteve sociale në ndikimin e zgjedhjeve, duke imponuar në zgjedhjen e njerëzve një variabël të ri që kushtëzon “lirinë” e tyre. Algoritmet e përdorur nga Facebook dhe Google nuk janë të qartë për shumëkënd dhe madje larg interesit të tyre, por partitë duhet të jenë të shqetësuara. Fitorja e Trump, si akt finalizues i një ngjarjeje të paimagjinueshme e ka përforcuar perceptimin për rolin e aktorëve të tillë si Google dhe Facebook.

Revista gjermane “Spiegel” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel, druhet se roli i tyre në zgjedhjet federale të vitit 2017 do të jetë përcaktues. Kemi vënë re sesi Facebook është shumë selektiv në shpërndarjen e postimeve tona, disa prej të cilave “arrijnë” shumë përdorues e disa të tjerë më pak. Nga faqet që pëlqejmë, disa na shfaqen më shpesh me neësfeeds sesa disa të tjera. Cila është logjika vepruese pas këtij përpunimi? Çdo gjë mund të hamendësohet por asgjë e saktë nuk mund të thuhet. Parimi është po ai që ka funksionuar me shtin print. Dikur ndikimi i këtij të fundit mbi opinionin publik u përgjithësua te sasia e informaciont, përsëritja tematike e tij në disa tituj sesa nga saktësia e përcjelljes apo disponibiliteti i një lexuesi të mirë.
“E kam lexuar nëpër gazeta”, kjo është fraza që përshkruan më mirë rolin e shtypit në krijimin e indebe të vagullta që nguliten çuditërisht më mirë sesa opinionet e kthjellëta.
“E kam parë bë Facebook”, mund të thuhet sot. Por ka edhe më shumë se kaq, pasi me rrjetet sociale dhe internetit përdoruesit bëhe pa e ditur viktimë e strategjive të vërteta të komunikimit, duke u ndikuar në shijet dhe sjelljen e tyre politike.

“A duhet t’i trembemi fuqisë së algoritmeve? A mundet që Facebook dhe Google në mënyrë sekrete të ndikojnë mënyrën sesi ne formojmë opinionet politike duke prekur rezultatin e zgjedhjeve? A mundet që kandidatët e preferuar të Google të përfitojnë një avantazh të pandershëm?”.
Ja pyetjet që shtron “Spiegel” të cilat pasqyrojnë një shqetësim të politikës tradicionale.

“Përgjigja nuk ka diskutim: po ata munden”, vijon “Spiegel”.

Vetëm Facebook ka 1.8 miliardë përdorues duke marrë statusin e një mass medieje botërorë. Për të kaluar në Gjermani, Facebook ka 29 milionë përdoures, prej të cilëve janë aktivë çdo ditë 22 milionë, një fuqi e jashtëzakonshme.
Google nga ana tjetër pret 90% të trafikut që kërkohet nga përdoruesit e internetit përmes një motori kërkimi. Renditja e informacioneve që shfaq Google është një problem më vete i shumë debatuar, pasi ai ndikon në informimin e një pjesë të madhe përdoruesish.
Mbi këto platforma nuk ka në fakt asnjë kontroll. Ato ofrojnë një podium për këdo që përndryshe do të kërkonte infrastrukturë shtesë për të përfituar atë vizibilitet të domosdoshëm për t’u faktorizuar në politikë.
“Pegida, lëvizja protestuese ksenofobike nisi si një grup në Facebook”, shkruan “Spiegel” duke vënë në dukje rrezikun e ri që sjell me vete revolucioni dixhital.

“Facebook i njej kaq mirë disa prej përdouresve të vet saqë ka nocione skajshmërisht të qarta të prirjeve të tyre politike. Tregues të tillë si mosha, miqtë, rezidenca, faqet e vizituara, mes shumë të tjerave, e ndihmojnë kompaninë t’i klasifikojë ata politikisht. Butoni “Pëlqe – Like” është një ndihmë e madhe po ashtu…”, vijon revista, që shton se “disa shkencëtarë janë të shqetësuar se Facebook mund të manipulojë zgjedhjet duke mobilizuar qëllimisht disa grupe votuesish”.

Në zgjedhjet për Kongresin e ShBA-së në vitin 2010, Facebook përpunoi dhe shpërndau 61 milionë neësfeed, njoftime mbi murin e përdoruesve të vet. Dhe referuar një analize të Universitetit të Kalifornisë, nga kjo llavë informimi dhe “ngacmimi”, kompania mendohet se ka çuar në kutitë e votimit rreth 340 mijë njerëz, duke ndikuar direkt në rezultat(http://www.spiegel.de/international/germany/google-and-facebook-could-he…).

Me të dhënat mund të vijohej pafundësisht, për të sjelle në pikën se rrjetet sociale, intereneti është aktori i ri politik në treg. Parë nga perspektiva e Shqipërisë, lufta që kryeministri aktual u ka shpallur mediave online, është mjerane nisur nga fakti se ato ngrihen mbi një platformë operimi teknologjik, që e ka strategji manipulimin. Krijohet pra ideja se jemi të gjithë viktima, ndonëse mundet fare mirë të pyetet: po drejtuesit e këtyre kompanive nga informohen?

Në Shqipëri nuk ka ende një ekpi politik që të dijë ta shfrytëzojë mirë këtë mundësi malinje gjithsesi që jep interneti, në të cilin kultivohen disa modele që e zhbëjnë atë aparatin analitik, apo kushtëzimin që sjell strukturimi social, në komunikimin e deritanishëm politik./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix12 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix12 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix12 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix12 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix12 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix12 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix12 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar12 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook