Këngëtarja Rosela Gjylbegu, prej 8-vjetësh punon pranë Kuvendit të Shqipërisë, në Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë. Si përgjegjëse për protokollin dhe eventet e ndryshme të pritjes që organizon Kuvendi, Rosela ka mësuar shumë përgjatë këtyre vite, edhe pse, në fillim, siҫ tregon ajo, ishte pak e vështirë. Pyetjes së Arditit se si ndihet një artiste përballë politikanëve, ajo thotë se tashmë është mësuar me këtë pjesë: “Në fillim ishte pak e vështirë, edhe sepse unë isha e re në këtë profesion. Shumica nuk e dinin që kisha një formim tjetër akademik. Por me kalimin e kohës, gjithҫka ndryshoi…” – tregon Rosela.

Por ata që ҫuditen më shumë me këngëtaren dhe me profesion e saj janë të huajt, të cilët shpeshherë janë të ftuar të Kuvendit. Për ta nuk është e zakontë që takojnë me një artiste të njohur, e cila është njëkohësisht edhe një zyrtare  në shtet: “Kartëvizita ime, në njërën anë ka të dhënat e mia si punonjëse e Kuvendit, ndërsa në anën tjetër ka një ҫelës soli. Të gjithë habiten dhe thotë “si ka mundësi që një këngëtare të punojë edhe në Parlament?” – tregon Rosela, e cila ndau edhe një copëz të punës së saj në studion e Tv Klan, ndërsa Arditi i kishte përgatitur një tryezë dhe i kërkoi rregullat e uljes së personave dhe servirjes.

Rosela, një prej këngëtareve me disa pjesëmarrje në Këngën Magjike, rikthehet këtë vit me këngën “Maratonë”.