Lidhu me ne

Aktualitet

Studentët e dhjetorit dolën në rrugë pasi kishin pirë

Edi Rama në Nju Jork: Studentët e dhjetorit dolën në rrugë pasi kishin pirë

Kryeministri Rama ka hapur një ekspozitë personale me letra muri të stampuara me skicat e tij dhe me punime qeramike në galerinë e famshme Marian Goodman në Nju Jork.

Në mjediset e galerisë ai zhvilloi gjithashtu nje bisede me promovuesin kryesor të tij në qarqet ndërkombëtare artistike prej gati 20 vjetësh, Hans Ulricht Obrist.

Sikurse në bisedat e mëparshme Rama-Obrist, qëllimi dhe përmbajtja e bisedës në Nju Jork ishte portretizimi i Ramës si një artist dhe politikan rebel dhe transformues, i cili fillimisht sfidoi komunizmin dhe artin e socializmit realist dhe pastaj përdori artin për të ndryshuar shoqërinë dhe politikën, fillimisht si kryebashkiak dhe më pas si kryeministër.

Duke folur për aktivitetin e tij antikomformist si pedagog në ish Akademinë e Arteve, Kryeministri Rama u shpreh se aktiviteti i tij filloi si lëvizje për të sjellë në akademi artin e ndaluar dhe pastaj u kthye në lëvizje ndaj regjimit.

Ai pohoi se protestat e studentëve të dhjetorit filluan të frymëzuara nga një takim për të përkujtuar vdekje e Xhon Lenonit ku ndër të tjera u luajt kënga e tij Power to the People (Pushteti popullit).

Por në mënyrë të çuditshme, ai pohoi se studentët kishin pirë përpara se të dilnin në rrugë dhe kështu të fillonin protestat e dhjetorit

[L]ëvizja filloi më 8 dhjetor 1990 dhe ishte një festë [në Akademi] për të përkujtuar 10 vjetorin e vrasjes së Xhon Lenonit…

Dhe pastaj njerëzit u entuziasmuan nga kënga Pushteti popullit dhe pasi kishin pirë disa gota dolën rrugëve dhe kjo ishte një kombinim i pabesueshëm me disa studentë të tjerë nga ana tjetër e qytetit që dolën dhe ata në rrugë dhe kështu shpërtheu.

Në fakt kryeministri Rama nuk ndodhej në Shqipëri, por në Korfuz të Greqisë më 8 dhjetor 1990 (fakt që dëshmon se më shumë se kundërshtar i regjimit ai ishte i privilegjuar i regjimit që lejohej të dilte jashtë shtetit). Edhe pse në Nju Jork ai la të nënkuptohet se ishte ai organziatori i përkujtimit të Xhon Lenonit, në të vërtetë ai nuk ishte.

Por e pavërteta më e madhe e rrëfimit të tij është fakti se protestat studentore nuk filluan nga njerëzit që dolën nga Akademia e Arteve, por nga studentët e inxhinierisë së godinës 15 në Qytetin Studenti. Në orët e vona të mbrëmjes së 8 dhjetorit, pas disa orësh qëndrimi para godinës për shkak të mungesës së dritave, pasi kënduan këngë patriotike dhe hodhën parulla kundër qeverisë, këta studentë filluan të lëviznin drejt daljes së Qytetit Studenti duke tërhequr qindra student të tjerë.

Vazhdimi është histori [por jo historia në variantin e manipuluar që mundohet të bëjë fakt Edi Rama].

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook