Lidhu me ne

Temporal

Une e dua vendin tim dhe jam e gatshme te kontriboj pozitivisht dita dites per te. Mendoni se ka ardhur dita qe ta beni dhe ju kete?

15134406_10207235313193365_1875246542_nNga – Nilda Nika

Ndodhite e diteve te fundit me kane bere te reflektoj paksa per potencialin e qytetit ku kam lindur si dhe qytetit e shtetit ne te cilin jetoj. Pa pushim hasemi dita dites me shpehje te tipit ‘ky vend nuk behet’, ‘prej ketej duhet ikur nje ore e me pare’, ‘ketu nuk ja vlen barra qerane te investosh ne vlera humane dhe kapitale’ etj etj.

Me kenaqesi pranoj faktin qe jam nder te paktet prej bashkemoshatareve te mi qe nuk preferoj te largohem nga vendi im. Mund te duket shume idealizem dhe absurditet por mua me pelqen Shqiperia, Tirana, Berati, Shkodra, Korca etj etj. Me pelqejne shqiptaret sepse perpos shume karakteristikave negative, veseve dhe mendesive shume shpesh te gabuara, jane njerez te cilter, pozitive, mikprites dhe punetore.

Une jam nder ata njerez te cilet pohojne se’Shqiperia mund dhe do te behet’ edhe nese do t’i duhen 20, 50 apo 100 vjet. Keto jane etapa te procesit te evolimit te nje shteti i cili ka pak vite qe ka kaluar fazen e tranzicionit.

Mendoj se ajo qe na mungon ne shqiptareve eshte elementi i te menduarit pozitiv. Te bombarduar nga nje pafundesi mendimesh negative, ne nuk marrim guximin te punojme fort per vendin tone, harrojme ta promovojme ate dhe me e rendesishmja, harrojme te flasim mire per te mes nesh. Eshte shume e cuditshme ne fakt te degjosh miq te huaj te cilet teksa vijne per here te pare ose jo, me entuziazem shprehin vleresime nga me pozitivet per ne dhe na kujtojne shpesh here se Shqiperia ka potencial dhe mund ‘te behet’.

Te heqesh dore eshte zgjidhja me e lehte qe ti mund ti ofrosh vetes, ndersa perballja me veshtiresite mund te kerkoj shume mund, stres, lodhje dhe kosto gjithashtu. Por ama duhet te kujtojme ndjesine e fitores ndaj perballimit te nje veshtiresie…cfare ndjesie e mrekullueshme!

Te gjithe ne duhet te kontribojme si elemente individual dhe ne grup gjithashtu, per te zhdukur kete rene gri qe vertitet rreth e perqark Shqiperise sone te dashur. Dhe madje shpesh here nuk kerkohen gjera te medha per te sjell ndryshimin, mund te jete pafundesia e vazhdueshme e detajeve te vogla ajo qe mund te sjelli ndryshimin. Dua te them qe te gjithe ne duhet te ndihemi krenare per punen qe bejme cdo dite sepse ne menyre jo te vullnetshme apo vetedijshme, ne arrijme dhe i shtojme vlere vendit tone.

Arritjet personale nuk jane vetem personale, jane vlere e shtuar gjithashtu per shoqerine dhe vendin ne te cilin jetojme. Perse mos te sfidojme ne menyre te vazhdueshme veten dhe te vendosim objektiva te cilat shohin larg dhe lart? Perse te mos sfidojme te tjeret perreth te bejne dicka me te mire se ne, per te nxitur keshtu frymen e konkurences? Presioni qe konkurenca percjell, shoqerohet me evolim, e me pas evolimi personal do te vazhdoj efektin zinxhir, ate shoqeror, e keshtu me rradhe.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport9 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix9 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix9 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix9 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix9 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix9 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix9 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix10 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix10 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix10 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook