Lidhu me ne

Kryesore

Të gënjesh është një stres i vërtetë

Sipas një studimi amerikan, duke thënë shpesh gënjeshtra, mund t’i shkaktoni një gjendje tensioni dhe ankthi shëndetit. Duke qenë të sinqertë, favorizoni një mirëqenie psiko-fizike

liePersonat që thonë të vërtetën, përveçse janë në paqe me ndërgjegjen e tyre, kanë gjasa të gëzojnë një shëndet të mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe fizike. A ju ndodh shpesh t’i zmadhoni pak gjërat, për shembull një histori normale ta ktheni në tragjedi? Apo t’i justifikoni vonesat, duke përdorur çdo ditë nga një justifikim absurd? Ose më keq akoma, të shtireni sikur papritur nervozoheni me kolegët për punën, se doni të dilni me partnerin për të pirë një birrë? Duhet të dini se në të gjitha rastet, keq është për atë që mërzitet, sepse përveç shqetësimit moral dhe psikologjik që shkakton kjo te disa persona, vihet në rrezik edhe shëndeti juaj. Duhet të dini se duke thënë gënjeshtra, i bëni keq vetes. Kjo është vërtetuar edhe nga një studim. Disa shkencëtarë amerikanë të universitetit të “Notre Dame” (Indiana) kanë zbuluar se thënia e gënjeshtrave mund të nxisë shqetësime të tilla si dhembje koke dhe ftohje, por edhe shfaqjen e shenjave të melankolisë e depresionit.

Zbulimi i studiuesve amerikanë është fryt i një analize që ka zgjatur dhjetë javë dhe që është provuar te 100 vullnetarë të të dyja gjinive, me moshë nga 18 deri në 71 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan t’i nënshtroheshin, javë pas jave, makinës së të vërtetës dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve rreth zakoneve të përditshme. Në fakt, eksperimenti kishte një ndryshim: njërit grup pjesëmarrësish, ekspertët i rekomanduan të thoshte gjithnjë të vërtetën dhe të merrte në konsideratë faktin që nëse grupi tjetër gënjente, mund të mos përgjigjeshin për pyetjen në fjalë dhe të kërkonin që të kalonin te tjetra. Grupit tjetër të vullnetarëve nuk iu tha asgjë.

Përfundimi? Grupi i parë i vullnetarëve, ose më saktë ata që nuk mundën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në vend që të gënjenin, tregoi se gëzonin shëndet të plotë dhe kishin një gjendje më të mirë psiko-fizike. Nga ana tjetër, vullnetarët që gënjyen, dhe në veçanti ata që thanë të paktën tri gënjeshtra në javë, treguan shenja shqetësimi. Arsyeja? Të thuash gënjeshtra do të thotë ta zhysësh trurin në një punë të vështirë, që i kushton shtrenjtë shëndetit dhe dihet që stresi është shumë i dëmshëm. Për pasojë, mund të shkaktojë dobësim të sistemit imunitar – që ndryshe përkthehet në dhimbje shqetësuese siç është ajo e kohës, dhimbja e fytit, ftohja – dhe prekjen më lehtë nga problemet e depresionit.

Kjo nuk është hera e parë që vesi i të gënjyerit studiohet shkencërisht. Në të kaluarën, studimet e bëra përtej oqeanit janë marrë me llogaritjen sesa gënjeshtra thonë amerikanët mesatarisht në 11 javë. Duke treguar të vërtetën, ulet niveli i stresit. Nuk është aspak mirë të gënjesh, sepse përveçse jeton me një konflikt të brendshëm, shton edhe peshën e rëndë të tensionit në jetën e përditshme. Ndaj specialistët këshillojnë që si terapi, çdo njeri të praktikojë ndershmërinë. Benefitet do të vëreheshin veçanërisht në nivelin social.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix22 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix22 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix23 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix23 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix23 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar23 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook