Faza e parë për këngëtarët që kanë konkurruar në kategorinë New Artist në Këngën Magjike është mbyllur mbrëmjen e sotme. Juria e kësaj kategorie, e përbërë nga Juliana Pasha, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Dj Sardi, ka dëgjuar edhe një herë konkurrentët e rinj në garë dhe ka vendosur gjithsej 16 artistë të rinj që do të shkojnë në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në netët gjysmëfinale.

Kjo është lista e plotë me të gjithë emrat e këngëtareve të kategorisë New Artist,  të cilët kalojnë në Pallat të Koncerteve, publikuar nga Anna Media:

Ardita & Armela Tusha

Markel

Festina Mejzini

Xheisara

Selina Prelaj

J Gashi

Joan Mezini

Hit-Man & Rolla

Mishel

Eliona

Algert Sala

Florian Nazifi

Sei & Blledi

David

Vjosa Selmani

Anisa Smajlaj