Gazetarja e BBC Linda Pressly ka bërë një reportazh në Shqipërinë ku ka takuar prodhues të kanabisit në rrethinat e Tiranës të cilët tregojnë sesi e mbjellin, thajnë dhe shesin kanabisin, duke paguar 20% të fitimit policëve të korruptuar që ofrojnë mbrojtje. “Të gjithë duhet të paguajnë [Policinë]. Po nuk pagove të fusin në burg.” – thotë nën anonimat i riu prodhues i marijuanës, që ka marrë në punë 15 bashkëfshatarë.

Gjithashtu gazetarja e BBC ka takuar edhe ministrin Tahiri, i cili ka pranuar korrupsionin në rradhët e Policisë, duke thënë se janë proceduar 3000 policë gjatë mandatit të tij, por gazetarja nënvizon se këto 3000 raste nuk janë të doemos të lidhur me kanabisin.

Pressly, shkruan se gjatë  2015 dhe 2016 ka një pesëfishim të fushave të mbjella me kanabis (sipas Guardia di Finanza-s) duke e krahasur me vitet më parë.

kanabis-4kanabis2kanabis3

http://www.bbc.com/news/magazine