Rrëzimi i avionit me 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë ekuipazhi në Kolumbi ishte një ngjarje e dhimbshme, prej së cilës kanë shpëtuar vetëm gjashtë persona. Jeta e tyre ngjason me një mrekulli sot, por është e rëndësishme të dëgjosh edhe si kanë vepruar ata gjatë aksidentit.

Erëin Tumiri, një nga të mbijetuarit, anëtar i ekuipazhit ka treguar që ai ka ndjekur procedurat dhe vetëm kaq. “Ata u ngritën nga vendet e tyre dhe filluan të bërtisnin kur avioni nisi të rrëzohej. Unë jam gjallë sepse qëndrova në pozicionin e fetusit siç qëndron fëmija në barkun e nënës. Ula kokën për të lejuar qëndrimin si fetus që rekomandohet në raste aksidentesh”, ka thënë Tumiri.

Është një ngjarje shumë e dhimbshme dhe tani është e pavlerë të ngrihen pretendime, por ndoshta mesazhi i Tumirit vlen për të bindur njerëzit që udhëzimet për raste aksidentesh vlejnë.