Lidhu me ne

Aktualitet

Ç’do bëhet me “Zogun e Zi?”, Rama premton se do të gjejë zgjidhje

Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar sot mbikalimin në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re ka deklaruar se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje edhe për “Zogun e Zi” dhe sheshin “Shqiponja”.
rama
Duke iu rikthyer kështu një çështjeje të bujshme të së shkuarës, kur me vendim gjykate, PD në pushtet në 2005 shembi mbikalimin te “Zogu i Zi”.
Rama nuk ka specifikuar konkretisht se çfarë ka ndërmend me gjetjen e një zgjidhjeje, por ka pranuar se ajo është në planet e afërta.
Duke folur për kantierin aktual kreu i qeverisë theksoi se ky ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi, edhe ky për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës.
“Do vazhdojmë me financimin e anës tjetër, për të lidhur pjesën lart të Farkës dhe të Bregu të Lumit. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi me “Zogun e Zi” disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te “Shqiponja”. Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera. Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do gjejmë një zgjidhje dhe për “Zogun e Zi”, edhe për “Shqiponjën”. Ndërkohë që përfundimi edhe i Bulevardit të Ri, edhe i Sheshit “Skënderbej”, edhe i kësaj vepre e vendosin në një bazë tjetër platformën e zhvillimit të infrastrukturës së Tiranës,” – u shpreh Kryeministri Rama.
Gjatë vizitës Rama shoqërohej nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Ky segment i jep zgjidhje një nyje të rëndësishme të trafikut. Gjithë trafikut që vjen nga jugu i Tiranës. E sigurisht, stabilizon gjithë trafikun që vjen nga Dogana, nga Durrësi drejt Elbasanit, duke eliminuar futjen mes për mes Tiranës, në Sheshin Skënderbej apo në unazat më të vogla të qytetit. Me 600-metërshin që po prokuron Ministria e Transportit, ne besojmë që deri në verë do e kemi përfunduar këtë segment, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin e Ri, që janë tre projektet kryesore të Tiranës në këtë moment dhe më emergjente,” – u shpreh për projektin kryetari i bashkisë Veliaj.
Ky segment lidhet në zonën e TEG-ut me rrugën Tiranë-Elbasan dhe kthehet në një nyje të rëndësishme që e lidh këtë rrugë me autostradën Tiranë-Durrës, duke aplikuar një koncept të ri në projektimin e akseve rrugore, atë të qarkullimit të integruar dhe të lidhjeve të akseve kryesore ekonomike.
Në këtë segment të Unazës së Madhe me gjatësi 1.4 kilometra janë parashikuar përveç aksit kryesor me 4 kalime edhe dy rrugë paralele në të dy krahët, si dhe ndërtimi i dy mbikalimeve, një në zonën e Selitës dhe një në rrugën e Kavajës. Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike, të trotuareve dhe në sinjalistikë.

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook