Lidhu me ne

Aktualitet

Personalitetet vlerësojnë Stefanin, por disa derdhin vrer

 

Ikja e parakohshme e Andrea Stefanit, pedagogut, publicistit dhe gazetarit të njohur ka sjellë reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

stefaniNë një kohë kur personalitetet e artit, publicistikës, politikës, medias dhe shoqërisë civile e kanë vlerësuar figurën e tij, pavarësisht bindjeve politike, një pjesë e qytetarëve kanë derdhur vrer ndaj tij.

Kështu, në rrjetet sociale gjen shumë komente të papërshtatshme dhe fyerje ndaj të ndjerit Stefani.

Ky fenomen aspak i pëlqyeshëm u ka bërë përshtypje edhe atyre që kritikoheshin prej Stefanit, apo atyre që nuk ndanin qëndrime të njëjta me ta.

Më poshtë janë disa nga reagimet e personaliteve shqiptare për Stefanin dhe fyerjeve e vrerit që i kanë bërë shumë qytetarë në rrjetet sociale.

REAGIMET

Roland Qafoku: Lamtumirë pedagogu im Andrea Stefani!

Leksionet e tij në vitet ‘80-të ishin ndryshe nga pedagogët e tjerë. Kultura e tij, komunikimi i tij dhe njëkohësisht rebelimi i tij e bënin krejt ndryshe nga pedagogët e tjerë homologë, sidomos ndaj atyre mediokër. Fati i deshi që pas shumë vitesh të ishim edhe kolegë në gazetari. Andrea Stefani do të mbetet në memorien time si një institucion më vete. Edhe kur mendoje ndryshe, ai ishte përsëri institucion me argument, fakte, debate të gjitha të papërsëritshme. Përpara disa muajsh kisha një bisedë të gjatë me të te “Friend’s book house”. Si përherë, filozofia, ekonomia dhe historia ishin dashuritë e tij në diskutime dhe debate pa limit. Kishim kohë pa qendruar aq gjatë që nga koha kur unë drejtoja gazetën “Panorama” dhe Andrean e kisha analist me kollonën e tij të përjavshme. Por, nga biseda vërejta se asnjë bindje nuk kishte ndryshuar nga kohë më parë, ndryshe nga një takëm gazetarësh dhe analistësh të tjerë që sa herë që fryn era fryjnë dhe mendimet. Sot teksa mësova për ndarjen e tij nga jeta mu kujtua që kur drejtoja gazetën “Tirana Observer” , në vitin 2007 u shpall gazetari më i mirë i vitit mbi bazën e votimit publik nga lexuesit (Fotoja qe po botoj tregon kete moment). Lumi I votave ndaj tij tregoi shumë, por njëkohësisht tregoi se sa pak u japim njerëzve në të gjallë. Ai sot nuk jeton më, por në gazetari e ka gdhendur me daltë emrin e tij. Ky çmim është shumë pak për atë që meritonte. Lamtumirë koleg! Lamtumirë pedagogu im, Andrea!

Kreshnik Spahiu: Andrea vdiq i varfër por gjysma e popullit vjellin vrerë ende pa u varrosur

Gazetari Andrea Stefani vdiq në varfēri dhe jetoi deri ditën qē ndreoi jetë në një apartament 1+1 guzhinë tek rruga Elbasanit.

Çuditërisht komentuesit në rrjete sociale shpërrthyen me sharje dhe baltojsje thjesht nga një mesazh ngushēllimi që publikova për njeriun me tē cilin punova rreth 5 vite në programin amerikan USAID.

Prej 7 vitesh nuk e iksha takuar sepse Andrea ishte një nga opozitarët kundër Aleancës Kuqezi dhe kritik i ashpër i imi dhe i së djathtës. Gjithsesi gazetari Andrea Stefani meritonte respekt për karierën e tij të shkëlqyer. Andrea shkroi 22 libra dhe shahet sot nga njerëz që nuk kanë lexuar 22 faqe në jetë. Andrea njihte 4 gjuhë të huaja dhe baltoset nga analfabet të shqipes. Andrea shkroi qindra analiza ekonomike dhe ofendohet nga ata që nuk njohin tabelën e shumzimit. Andrea ishte gazetari më i vlersuar nga SHBA dhe BE por sot pēshtyhet nga njerëz që mbjellin hashash. Andrea në jetë e tij të shkurtër as nuk vrau dhe as nuk vodhi por ishte rrogtar dhe vdiq nē modestinē e një profesionisti. Më kritikoi pēr shumē vite mua dhe dhjetra politikanë të cilët kemi bërë më shumë gabime se Andrea që nuk pati kurrë një karrige pushteti. Andrea iku por pas la shum mllef tek ata që nuk kuptojnē që kemi lind si njerëz të lirë dhe e vetmja e drejtë është fjala. Andrea iku por pa u varrosur iu hodh shumē baltë nga ata që nuk kuptuan kurrë se Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga fjala dhe kritikat nuk janë kurrë të dëmshme. Më fal o miku im që u largove nga kjo botë dhe s’të falenderova kurrë për opozitën e (pa)drejtëtë që më bëre sepse e drejta nuk është e vërteta absolute e askujt. Lamtumirē Andrea nga Shqipëria e cila vazhdon të poshtëroj edhe të vdekurit ende pa u varrosur. Më vjen keq Andrea që ike nga kjo botë dhe nuk kuptove që shqiptarin e vret fjala, andaj prit baltën nga një popull i pafe që prishi kisha dhe xhamija. U prefsh në paqe; pasi ju largove ferrit…..

Ilir Vrenozi: Ore kaq te semure jemi ne si popull……

Mos e shani pas vdekjes thashe une, se morti respektohet….

Mu sulen dhe demokrate madje… ha fasule ti me tha njeri, e mos te vije gjynah per ate kriminel,,,,,ueeeeeeeeeee

Po ne jemi i gjithe populli me mentalitet komunist, pike….

Jam pa fjale, per Zotin….

Stefani me tha nje mik , ishte si Enver Hoxha…

Enver Hoxha nje diktator 50 vjet i leu duart me gjak Stefani nje gazetar i leu duart me boje….

Ore une vdekjen nuk ja uroj askujt… sidomos nje qe flet gjuhen time e nje qe ka gjakun tim, shqiptar…

Tjetri vdiq, keta po e masakrojne e te vdekur, te thuash ti cfare ishte ky Stefani, gazetar qe bente gam gam kaq ishte pse gjithe kjo urretje xhanem..

ne parlament ka vrases qe ne kohen e qofte largut, e ne i sodisim…. si Gramoz Ruci qe vrau tre djem ne Shkoder….Minister qe ne ate kohe, krahu i djathte i Edi Rames sot….

Dhe ne e bejme sehir…..atë

dhe i sulemi nje te vdekuri qe ishte thjesht gazetar….

I djathti duhet te jete tolerant , qe te beje dallim nga komunisti, qe nuk linte rehat as te vdekurit….

Por ne qenkemi nje popull me shumice qe ka mentalitet komunist, urretjen te mbjelle ne bark….. prandaj nuk behemi…

Morti respektohet…..lereni ne fatin e tij….

Mimoza Kocciu: U prehsh ne paqe Andrea !

Anika Dokle: Ky vend i ngjan nje ferri!!

Na shqyu politika. Na hyri ne shtepi, na hyri ne djep, na hyri ne gezime e ne derte…. dhe na e mori erzin.

Me shume respekt per te ndjeret:

Para se te jene opinioniste dhe politikane jane njerez!

Ne nje vend ku nuk ka respekt dhe miresi per te vdekurit, si mund te kete per te gjallet?!

Edi Oga: Në vend të R.I.P

Kur del në TV dhe pozicionohesh politikisht, është e natyrshme që do marrësh vlerësime nga ata që e mendojnë si ti dhe kritika nga ata që e mendojnë ndryshe. Në përditshmërinë tonë, për këta personazhe, vlerësimet nga publiku janë minimale dhe kritikat kanë formën e ofendimeve.

Kjo më duket e sikletshme.

Vdektarë të gjithë, kur dikush ndërron jetë, përsa njeri publik, është e udhës të shprehësh ndjesitë e momentit, të rradhisësh kujtime me të ndjerin nëse ke pasur, të ngushëllosh të dashurit.

Kjo është në normën tonë sociale.

Shpesh e më shpesh, në rrjetet sociale, thuren elozhe për dikë që mbase nuk ka pasur aq ndikim në jetët e shumëkujt, mbivlerësohet dikush vetëm se mendimi dhe puna e tij kanë qenë të shpërfaqura në publik, derdhen RIP-lotë emoticon-esh për vëmendje.

Kjo më duket irrituese.

Por ka edhe komente të tipit ‘iku edhe një plehrë’, ‘shumë e vonoi’, ‘pastë këmbën e mbarë’…e më të egra akoma.

Kjo mua më duket e frikshme !

Të jetosh me idenë se pranë ke njerëz të tillë, të shkakton neveri dhe parehati. Tipa të tillë duhen mbajtur sa më larg nga jeta jote !

Ka edhe mënyra të tjera më “praktike” për të përcjellë persona që i keni urryer; ngazëllimi në vetvete apo në rreth të ngushtë, por kurrsesi në publik.

I vdekuri nuk ka nevojë për asgjë, të gjallët e tij, kanë. Nëse nuk ke asnjë motiv për ti shprehur simpati dikujt që largohet, atëherë ‘shprehu më njerëzisht’, me indiferencën tënde !

Petro Koci: Lamtumire Andrea Stefani! Do na mungosh!

Gert Carcani: kam patur rastin ta takoj shpesh ne studio dhe jashte saj. ikje e parakoheshme. u prehsh ne paqe andrea! ngushellime familjes!

Zirkon Disha: Gjithesesi, para vdekjes jemi te barabarte!

Besoj se ka qene emisioni i fundit i Andrea Stefanit, emisioni Opinion ku po diskutonim per betonizimin e parkut rreth 9 muaj me pare. Debati vazhdoi dhe ne dhomat e zhveshjes, dhe po ju them me bindje qe dhe jashte studios ishte dinjitoz dhe realist. (debatet jashte kamerave, jane ana tjeter e medaljes dhe ju siguroj qe aty eshte (pa) fytyra e vertete e njeriut)

Pas nje kolle te thate dhe shterngimit te brishte te duarve ndihej ligeshtia e semundjes.

___________

Ngushellime familjes!

Fatmir Guda: Në Shqipri dhe hipokritët janë më të pështirët e racës vet!

Dhe hasmit i thonë R.I.P.

Enton Abilekaj: Iku Andrea Stefani! Do ia ndiejme mungesen.

Kreshnik Collaku: Ka qene nje nder kundershtaret politike me te ashper.

Kur takoheshim neper studio,e fillonim duke debatuar dhe perfundonim duke u akuzuar.

Ne kujtese nuk me vjen asnje ceshtje qe ta kemi menduar njesoj.

Por,ne kete bote jemi te ndryshem,

perpara Zotit jemi te barabarte.

R.I.P Andrea Stefani

Genc Kojdheli: Andrea Stefanin e kam njohur personalisht, si nje nje njeri me bindje shume te forta, te cilat nuk kishte frike t’i shprehte! Ikja e tij e parakohshme eshte nje humbje per gazetarine dhe analizen politike ne vend! Por me shume se kjo humbje, sot me ka trishtuar dhe trazuar barbaria e disave te cilet gjenin gezim ne të, nuk hezitonin te benin sarkazem, ironi, batuta e cinizem me vdekjen e nje njeriu i cili asnjehere s’i beri keq askujt! Nje njeri qe vetem shprehu haptazi mendimin e tij te lire, o barbare mjerane! Ju lexoj dhe kuptoj qe lufta per ta shpene kete vend perpara ka per te qene e gjate, e lodhshme dhe kjo lufte sot ka humbur nje prej ushtareve me te perkushtuar! U prehsh ne paqe Andrea!

Servet Xhelili: Personalishte une per Andrea Stefanin,do te thoja se ishte nje papagall skutash i PS-se,dhe nje zhurmues histerik,qe transmentonte,dhe percillte te teleshikuesit dokrra prej servili.Sa per vdekjen e tij,askush nuk eshte fajtor

Kadri Gashi: Edhe ne ngelem te befasuar kur lexuam se Stefani kishte vdekur ne nje spital te Romes,dhe jo ne spitalet e shendetesise falas te rilindjes,ne PS ai dhe cdo intelektual qe behet vegel e politikes,dhe i ben larje truri popullit te thjeshte per llogari te politikes.

Amarildo Kercyku: Ky ishte ai qe lavderonte spitalet e rilindjes ndersa vet gjeti vdekjen ne spitalet e europes.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix4 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix4 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix4 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix4 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix4 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar4 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport4 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix5 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix5 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook