Tre kandidatët  në garë për çmimin e “topit të artë” për vitin 2016 janë: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann.  Kandidatët janë përzgjedhur nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve, gazetarëve nga e gjithë bota dhe tifozëve nëpërmjet websajdit të FIFA-s. Fituesi do të  shpallet më 9 janar në Zyrih.

Në garë për çmimin trajneri më i mirë  i vitit janë: Italiani Claudio Ranieri, trajnieri i Portugalisë, Fernando Santos si edhe trajnieri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

Lojtarja më e mire e vitit është një treshe gjithashtu e fortë. Mesfushorja gjermane, Melanie Behringer, sfidon dy lojtare të cilat e kanë fituar më pare këtë trofe, ato janë Cali Lloyd dhe Marta (5 herë fituese e topit të artë).

Trajnierja më e mirë e vitit: Jill Ellis nga SHBA, ish-trajnierja e Gjermanisë, Silvia Neid dhe trajnierja e Zvicrës, Pia Sundhage.

Kandidaturat për çmimin “Puskas” goli më i bukur i vitit janë: mesfushori brazilian Marolone ,  mesfushorja e Venezuelës, Danisuka Rodriguez dhe mesfushori i Malajzisë, Mohd Faiz Subri