Lidhu me ne

Kryesore

Tre zarfat

Tre zarfat – Nga Bilbil Beqiri 

Na ishte dikur një drejtues, (një lider, një politikan) quajeni si të doni, që kishte udhëhequr për një kohë shumë të gjatë, ndoshta 20 apo 30 vjet, dhe kishte vendosur t’ia transferonte pozicionin njeriut të tij të besuar që ishte kuptohet i ri në moshë.

Përpara se t’i linte detyrën djaloshit, që mezi priste ta merrte, vendosi fillimisht të shkruante tre porosi në tre zarfa të ndryshëm në formë testamenti. Pasi mbaroi së shkruari zarfat thirri djaloshin dhe ia zgjati zarfat bashkë me paralajmërimin për të mos i hapur veçse në rast nevoje. Madje ia kujtoi atij se duhej t’i hapte zarfat  një nga një sipas rënditjes së caktuar.

Burri vdiq dhe djaloshi mori drejtimin

Pa kaluar shumë kohe filluan problemet dhe pakënaqësitë po shtoheshin dita ditës. Djaloshi i zënë ngushtë vendosi të hapte zarfin e parë.

Po çfarë shkruante në zarfin e parë?

Në zarfin e parë gjeti të shkruar fjalinë që do ta ndihmonte të kapërcente peripecitë. -‘ Për çdo gjë që shkon keq, fajëso parardhësin’

Djali filloi fushatën e hedhjes së fajit për çdo gjë që shkonte keq, parardhësit të tij. Dhe kjo funksionoi për një kohë goxha të gjatë.

Ndërkohë vitet kalonin dhe efekti i zarfit të parë filloi të zbehej. Përsëri pakënaqësi, përsëri probleme për djaloshin drejtues.

I erdhi në mendje zarfi i dytë. Mori menjëherë zarfin dhe lexoi porosinë  që do ta ndihmonte për më tej. -‘ Premto,  dhe vetëm premto. Premto për çdo gjë’- ishte porosia e zarfit të dytë

Djali u gëzua shumë se në këtë mënyrë do ia zgjaste jetën edhe për ca kohë pushtetit të tij, dhe ashtu ndodhi.

Por koha bëri të veten dhe efektet e premtimeve të bollshme u zbehën. Premtimet nuk po e shpëtonin më karrierën si drejtues, të djalit.

Por atij i kishte mbetur ende edhe një zarf. I lumtur për këtë fakt nxitoi ta hapte edhe zarfin e tretë. Dy zarfat e parë e kishin ndihmuar shumë.  Kishte qeverisur me vite të tëra në sajë të atyre zarfave.

Hapi edhe zarfin e tretë

‘ Bir nëse ke ardhur te zarfi i tretë e ke punën pisk. Bëj gati edhe ti tre zarfa për testamentin tend’ – shkruante burri në zarfin e tretë. Djalit nuk i pëlqeu, ajo çfarë lexoi por megjithatë e kuptoi që edhe atij i kishte ardhur momenti i largimit dhe mori të shkruante edhe ai tre zarfat e tij në respekt të porosisë së mentorit të tij

Po ju, te i sati zarf jeni si drejtues? 🙂

/Podiumi.com

14-1

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix19 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix19 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook