Lidhu me ne

Aktualitet

Afrohen zgjedhjet, fillojnë lutjet e Edi Ramës

Afrohen zgjedhjet, fillojnë lutjet e Edi Ramës

Në tre vite qeverisje, një ndër justifikimet më të përdorura nga Kryeministri Rama për papunësinë e lartë dhe standardin e ulët të jetësës së shqiptarëve ka qenë “në Shqipëri ka punë, por nuk ka punëtorë!”.

Edhe pse treguesit ekonomikë nuk i mbështesnin deklaratat e kryeministrit, në çdo dalje publike apo intervistë, pyetjeve lidhur me punësimin Zoti Rama i përgjigjej kështu:

3 nëntor 2015:

“Këtu puna konsiderohet një Babagjysh i Vitit të Ri, që duhet të vijë në shtëpi, duhet të trokasi, duhet të vijë te krevati, duhet të thotë: zgjohu se erdha, hajde ikim bashkë tashti, të të tregoj se ku jam! Dhe ti t’i thuash: Ik ti përpara, se unë do zbres poshtë, do pi kafe edhe do shof në Facebook se çfarë ka bërë qeveria dje.”

7 dhjetor 2015:

“Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre.”

10 shkurt 2016:

“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk profesionistë e zanatçinj.”

28 prill 2016:

“Në të gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar demblezimi masiv. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Problemi është mungesa e njerëzve të kualifikuar.”

30 gusht 2016:

“Shumëkush quan punësim vetëm punësimin në shtet. Por është e rëndësishme që të fokusohemi për të rritur kualifikim e forcës së punës. Nuk është shteti përgjigja për këdo.”

Por afrimi i fushatës elektorale dhe zgjedhjeve ka bërë që Kryeministri Rama të ndryshojë retorikën e të mos shprehet më me arrogancë për papunësinë dhe varfërinë e qytetarëve. Në deklaratat e fundit, Zoti Rama është përpjekur të tregohet kërkues ndaj vetes, reflektues duke treguar se është i pakënaqur me sa ka bërë dhe i është lutur qytetarëve t’i besojnë fjalët e tij.

4 dhjetor 2016:

“Jam unë njeriu më i pakënaqur nga të gjithë ju dhe ju lutem ta besoni këtë.”

6 dhjetor 2016

“Si mund të jem i kënaqur kur ka kaq shumë njerëz janë ende në kthetrat e varfërisë?!”/Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix24 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix24 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix24 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar24 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook