Lidhu me ne

Radar

Klea Huta pjesë e serialit turk: Takimi im me Ertugrulin, ja çfarë më tha

KLEA HUTA

 Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë ftesë është se Klea do të luajë në krah të aktorit të mirënjohur turk, Engin Altan Düzyatan, i njohur për rolin e tij si Ertugrul. Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ‘showgirl’-i rrëfen më shumë detaje nga ky projekt.

“Pak kohë më parë kam marrë një ftesë për të qenë pjesë e telenovele të re, që do të nisë së shpejti xhirimet në Turqi. Është një serial që do të fitojë shumë shpejt zemrën e publikut”. Por, si një nga aktoret e rëndësishme të telenovelës, Klea tregon dhe takimin e saj me Ertugrulin. “E takova ndërkohë që ai ishte në sheshxhirim me ‘Ertugrul’. Unë isha së bashku me delegacionin nga Shqipëria dhe ishte një takim shumë miqësor. U ulëm dhe si tradita e do, na ofroi çaj.

Më tej biseduam për projektin e ri që do të nisë së shpejti, ku ne të dy do të jemi pjesë. Engini ishte një person i thjeshtë, shumë i komunikueshëm dhe miqësor. Siç shihet edhe nga televizioni, ishte një mashkull shumë simpatik dhe një aktor shumë i kompletuar. Ishte bërë baba dhe ishte shumë i lumtur për këtë fakt. Bisedat kryesisht u vërtitën rreth telenovelës më të re që do të bëjmë së bashku. Më uroi suksese dhe më pas vijuam vizitën në ambientet ku dhe po luhet telefilmi ‘Ertugrul’”, tregon aktorja e mirënjohur. Edhe pse ky projekt do ta zhvendosë për disa kohë nga Shqipëria, Klea thotë se nuk ka ndërmend ta braktisë vendin e saj.

“Nuk e kam menduar asnjëherë ta braktis Shqipërinë. Unë thjesht po shijoj famën si dhe po përpiqem të prek edhe skenat e tjera europiane jashtë Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që do të largohem përfundimisht”. Kur bëhet fjalë për një super produksion turk, dihet që shuma e ofruar nuk është e vogël, edhe pse moderatorja e mirënjohur nuk ka pranuar të japë shifra.

“Mund të them që ishte një ofertë e majme, por natyrisht që nuk preferoj të jap shifrën”, mbyll prononcimin e saj Klea Huta. E për të mësuar më shumë për rolin që bukuroshja do të ketë pranë “Etrgrulit”, do të na duhet të presim vitin tjetër, për të parë kështu një shqiptare që prek ëndrrën për të qenë pjesë e kinematografisë botërore.

(Gazeta Shqiptare)

 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook