Tenori shqiptar me famë botërore na ka bërë sërish krenarë me arritjet e tij. Saimir Pirgu është i pari artist shqiptar, që është nominuar nga Akademia e Ҫmimeve Grammy, për rolin e tij brilant në operën Król Roger (Mbreti Roger), me regjisor Kasper Holten dhe dirigjent Antonio Pappano.

“Best Opera Recording” (Regjistrimi më i mirë operistik) është kategoria ku Pirgu është nominuar bashkë me kolegë të tjerë të tij.

Opera Król Roger është vënë në skenën prestigjioze të Royal Opera House, në Londër.

Pas shpalljes së nominimeve nga Akademia e Ҫmimeve Grammy, Pirgu ka postuar lajmin edhe në profilin  e tij zyrtar në Instagram, duke falënderuar dhe uruar të gjithë kolegët për këtë lajm fantastik.