Lidhu me ne

Aktualitet

1 milionë shqiptarë, opinion pozitiv për Enver Hoxhën!!!  

Nga një sondazh i publikuar ditët e fundit nga zyra e OSBE-së në Tiranë, rezultonte se 45% e shqiptarëve mbi moshën 16 vjeç mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë. E përkthyer në numër banorësh, kjo përqindje na tregon se rreth 1 milionë shqiptarë të kësaj moshe kanë opinon pozitiv për ish-diktatorin komunist (ndërsa rreth 300 mijë kishin një opinion asnjanës).

Në pyetësorin e përdorur për këtë sondazh, nuk kishte një pyetje se për cilën parti kishin votuar të anketuarit në zgjedhjet e fundit parlamentare, por ndoshta nuk është rastësi që pikërisht 1 milionë shqiptarë votuan në ato zgjedhje për koalicionin që kryesohej nga pasardhësja e Partisë së Punës (kuptohet që përputhja këtu nuk mund të jetë e plotë për të gjithë votuesit e koalicionit fitues).

Siç duket, opinioni ndaj Enver Hoxhës vazhdon të mbetet letra e lakmusit që përcakton pak a shumë nëse një votues është i prirur të votojë “majtas” apo “djathtas”.

Për çështje të tjera të së shkuarës, ndarja nuk duket se bëhet me një thikë politike. Kështu, sipas sondazhit, rreth 2 milionë shqiptarë të rritur (nga 2.225 milionë) mendojnë se jeta ishte më e sigurtë në regjimin e Enver Hoxhës; rreth 1.9 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më shumë mundësi punësimi në atë kohë; rreth 1.85 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se arsimi ishte më mirë në atë kohë; dhe rreth 1.75 milionë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më pak korrupsion në kohën e komunizmit, krahasuar me sot.

Nga ana tjetër, sipas sondazhit, vetëm 100 mijë shqiptarë të rritur mendojnë se kishte më shumë liri shprehje në atë kohë se sa sot, dhe vetëm 550 mijë mendojnë se jeta ishte NË PRGJITHËSI më e mirë atëherë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook