Lidhu me ne

Kryesore

Kokëdhima: Pse isha kundër përjashtimit nga PS të Tom Doshit

 Image result for kokedhima

Koço Kokëdhima duket se i ka bërë mirë llogaritë. Ai premtoi një lëvizje të re brenda së majtës, duke dalë kështu kundër Partisë Socialiste dhe ish-mikut të tij, kryeministrit Edi Rama fill pasi u përjashtua nga familja e madhe socialiste pas një vendimi të papritur të Gjykatës Kushtetuese, që i hoqi mandatin. Por çfarë planesh ka realisht?

Në emisionin “Të Pa-ekspozuarit” të Gazetarit Ylli Rakipi në News 24, vetë Kokëdhima pranoi të jetë tërësisht në kushtet e një lëvizje brenda partisë, por nuk pranon që këtë po e bën për të rivalizuar Ramën.

“Nuk i kuptoj fare se ato që bëj unë atje të jenë gjëra kundër PS dhe as kundër Edi Ramës. Në jetën time politike nuk kam bërë asgjë deri sot dhe në të ardhmen as kundër personave të caktuar dhe as kundër ish-miqve të mi. Do bëj vetëm luftëra që janë në favor të kuazave dhe çështjeve të publikut. Mendoj se jemi tërësisht në kushtet e një lëvjzje brenda PS që e pasuron debatin brenda kësaj partie”,- tha ai.

PSE TENTOVA TE NDALOJA LARGIMIN E DOSHIT

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka shprehur edhe një herë mospëlqimin e tij për përjashtimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS.

I ftuar në emisionin “Të Pa-Ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, Kokëdhima tha se të nxirrje një deputet nga grupi parlamentar nuk përbënte sens.

Megjithatë ish-deputeti tha se edhe pse Doshi nuk është më deputet i PS në dukje, ai vazhdon të jetë në prapaskenë në prapaskenë.

“E kam deklaruar që nuk duhet ta përjashtonim Tom Doshin nga grupi parlamentar, sepse Doshi ishte dhe është deputeti i PS. Nuk është më në dukje, por është në prapaskenë. Është dhe ishte deputet i PS dhe nuk bën sens që të përjashtojmë një deputet nga grupi parlamentar. Kur ka probleme një deputet të përgjigjet para ligjit.  Zgjedhjen e deputetëve duhet ta bëjë populli. S’e bëj për Doshin se e kam mik, por do e bëja për çdo deputet këtë mbrojtje” tha Kokëdhima.

INTERVISTA
Ylli Rakipi: Ju ishit frymëzuesi i Ramës për të marrë PS. Madje ka zëra që ti kur kaloje me Ramën tek godina e PS, i thoshe ‘duhet ta marrësh ketë godinë’. Pse shumë njerëz ju akuzojnë sot se bëtë këtë pasi ikët nga deputet, ku keni një akuzë jo vetëm për manipulim të së djathtës. Çfarë është revolta juaj? Çfarë është kjo ndarje gati si me thikë?

Koco Kokëdhima: Unë në të gjitha ato komente që ndoqa, sigurisht ka gjëra që qëndrojnë ka dhe gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Ja i pritur të diskutojë çështje që lidhen me interesin publik. Nuk jam i prirur të diskutojë as historitë personale. Një gjë është thelbësore se në gjithë karrierën time në politikë në këto 3 vjet e gjysmë, marrëdhëniet e mira me Ramën dhe kolegët e tjerë në PS janë marrëdhënie politike, zyrtare, etike dhe profesionale dhe nuk janë marrëdhënie miq e shokësh. E kam shpjeguar gjithmonë. Gjëja e dytë që mund të them është se nuk i kuptoj fare se ato që bëj unë atje të jenë gjëra kundër PS dhe as kundër Edi Ramës. Në jetën time politikë nuk e kam bërë asgjë deri sot dhe se në të ardhmen e as kundër personave të caktuar dhe as kundër ish-mive të mi. Do bëj vetëm lufta që janë në favor të kauzave dhe çështjeve të publikut. Mendoj se jemi tërësisht në kushtet e një lëvizje brenda PS që e pasuron debatin brenda kësaj partie.

Ylli Rakipi: Ju kanë larguar nga strukturat e PS. Ditët që ju ishit në Vlorë, kreu i grupit parlamentar ka marrë vendimin ju të largoheni nga PS…

Koco Kokëdhima: Kjo që thoni ju është një e vërtet që fillon më herët. Nuk është mirëpritur lëvizja dhe bashkëbisedimi im me PS dhe drejtimi në PS. Nuk është mirëpritur. Ky është fakt, Kjo është diçka e gabuar. Kur them nuk është mirëpritur, kam parasysh gjithë ato reagime që kanë ndodhur, më ato fjalimet e mia kam denoncuar shumë raste të presioneve.

Ka persona që mendojnë dhe mbështesin këtë lëvizje janë ndëshkuar padrejtësisht. Janë pushuar nga puna, janë ushtruar presione. Në tre vjet e gjysme në PS kam mbajtur qëndrimet e mia. Brenda partisë kam mbajtur idetë e mia dhe ato çështje i kam prezantuar në çdo rast. Ne kemi pasur vazhdimisht debate.

Vendimi i Kushtetueses mendoj se ishte vazhdimi i gjithë atyre mospërputhjeve dhe kontradiktave të brendshme me mjetet e tjera. Ishte diçka që për mua ka qenë dhe ndaj jam nisur që në PS duhet të sundojë solidariteti i sinqertë. Nuk mund të përdoren as intriga.

Ylli Rakipi: Kujt ja thoni këtë gjë?

Koço Kokëdhima: Gjithë kjo çfarë ka ndodhur dhe unë nuk jam lumturuar dhe as nuk jam ndjerë i mërzitur. Si ta demokratizojmë PS dhe qeverisjen e vendit.

Cim Peka: Po kush socialist bashkëpunon me Berishën? Unë mendoj se ai është Edi Rama. Përveç Ramës askush..

Koço Kokëdhima: Unë nuk bie në kurth me deklaratat tuaja. Nuk bëj rolin e policit. Në Vlorë kam thënë diçka tjetër; e majta e përdori si mbulesë armiqësinë e Berishës ndaj qëndrimeve të mia. Nuk është se kam mungesë kurajo për t’u mbrojtur. S’i pëlqej telenovelat që nuk kanë interes për qytetarin.

Cim Peka: Pse dhe kush?
Koço Kokëdhima: Në 9 maj kam qenë në Sekretarat dhe u dha vendimi i Kushtetueses dhe në 10 maj në PS është vendosur zëvendësimi im dhe unë nuk kam qenë i ftuar të marrë pjesë. Më pas mua më zëvendësuan me Kodhelin. Unë dua të jem i qartë, pasi nuk jam as adoleshent dhe as i papjekur. Nuk bëj inatçorin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook