Lidhu me ne

Aktualitet

Rrëfehet Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, “oferta” nga Rama (dhe një shpotitje për Lulzim Bashën)

breguNë një periudhë simbolike për PD dhe historinë e saj, deputetja, Majlinda Bregu flet për shumëçka lidhur me këtë forcë politike, marrëdhënien e saj me PD-në dhe të ardhmen e saj politike.

Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Bregu i përgjigjet zërave lidhur me një propozim nga Brukseli për ta emëruar si kryenegociatore të Shqipërisë në BE dhe jo vetëm.

“…Unë kam 10 vjet që negocioj me BE-në! Kjo ik e JA në Europë, vulosi edhe fatin tim politik. Pse jo mbase jashtë rryme, por vazhdon të mbetet pasioni im politik. Ju pëlqen apo jo kjo papagajve të politikës a figurantëve politikë, pak rëndësi ka për mua. Ka 10 vjet që ndjek atë që besoj dhe nuk kam asnjë tundim për të yshtur më tej trallisjen politike të askujt…”, -shprehet ajo.

Por, a po lobon ajo një qasje të ndryshme nga ajo e lidershipit të partisë?

“Unë kam qenë dhe jam në linjën e PD-së, për të cilën jam bashkuar edhe në vitin 2005, si partia e cila vendosi qysh në krijimin e saj anëtarësimin në Bashkimin Europian, si qëllimin e saj kryesor. Këtu jam unë… Historia e PD-së nuk është zgjedhje e lidershipit aktual. Kushdo është i lirë ta ndjekë ose jo, por nuk e themelon dot historinë. PD-ja ka lindur me këtë mision, dhe unë jam në të njëjtin mision për të cilin ka lindur PD-ja”, -përgjigjet ajo.

Për integrimin e Shqipërisë në BE, Bregu shprehet se volitet një kompromis historik.

“Na duhet t’i thërrasim arsyes se më ngjan që po konsumojmë e prodhojmë më shumë urrejtje se shpresë; më shumë stanjacion se zhvillim; më shumë injorancë se edukim; më shumë mashtrime se të vërteta; më shumë pabarazi se sa zbutje të saj; më shumë vetëshkatërrim se sa mund ky vend të mbajë…”, -thotë ajo.

Bregu ka një përgjigje edhe për debatin e fundit mes PD-së dhe ndërkombëtarëve lidhur me përkthimin e ligjit të vettingut në Komisionin e Venecias.

“…Ne na kanë vënë në provë! Jo për letrat! Jo për fjalimet! Jo për përkthimin! Por për të gjetur njerëzit që kanë vullnet e kurajë për ta ndryshuar këtë gjendje!…”.

A ka marrë Bregu ndonjë ofertë konkrete politike nga Rama në këmbim të një qëndrimi të caktuar?

“Unë nuk jam në politikë si krijesë e skutave dhe as e lutjeve që zakonisht ju rrinë bukur kujt në jetë s’ka bërë asgjë. Jam e qartë se në këtë panair politik rraskapitës, – siç e quan Kadare, – ka zhurma, ujë, dëngla, pazare e frikëra nga më të çuditshmet…”, -përgjigjet ajo.

Bregu flet edhe për të ardhmen e saj në politikë.

“…Në rast se për të zgjedhur ndërmjet të ecurit apo të tërhequrit zvarrë dhe një vrapi të lodhshëm për të mbërritur deri diku, absolutisht do të zgjedh vrapin sado i vështirë të jetë dhe sado me pengesa të jetë. Ndoshta mund të jem gabim unë që e shoh veten dhe e projektoj me një shpejtësi tjetër. Dhe meqenëse më pyetët për të ardhmen politike, unë e shoh veten siç jam!…”.

Ajo jep përgjigje interesante edhe për angazhimin e të rinjve në politikë, për të cilën foli dy ditë më parë edhe Lulzim Basha.

“…Nuk bëhet fjalë për nocionin moshor, bëhet fjalë për konceptin, cilësinë, pasionin për politikën, dëshirën që kanë për të bërë ndryshim dhe jo intoksikimin për pushtetin e ri, dhe bëhet fjalë edhe me një gjë tjetër që pak kush e përmend sot, bëhet fjalë për një personalitet dhe rithemelim individualiteti politik. Larg atij paternalist…”.

Një shpotitje ajo e ka edhe për Lulzim Bashën teksa pyetet nëse synon postin e kryetarit të partisë.

“…Luli (Basha) ka pasur fatin më të madh që as Berisha nuk e ka pasur si kryetar i PD-së. Sepse realisht ai është zgjedhur dhe ka jetuar në një terren edhe si kryetar i një partie politike ku nuk ka pasur zëra ta kundërshtojnë apo t’i bëjnë ndonjë betejë. Ka qenë komod për të. Dhe e përsëris, as Berisha nuk e ka pasur të tillë në fillimet e veta po të shikojmë figurat që ishin atëherë. Unë them që gara e bën një njeri më të fortë. Sfida i jep mundësi një njeriu që të provohet sidomos një kryetari…”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 minuta më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix5 minuta më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Mix8 minuta më herët

I bashkoi arti, jetën e ndërtuan bashkë: Kush ishte dashuria e madhe e Margarita Xhepës!

Në jetën e Margarita Xhepës pati nje dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave e...

Mix17 minuta më herët

Megi Pojani dhe motrat e saj tregojnë sekretin: Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit

Në pjesën e dytë të podkastit “Mekast”, motrat Pojani folën për një temë që shpesh bën bujë në shoqëri: dallimi...

Mix21 minuta më herët

Dua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të tretë, Radical Optimism. Me 11 këngë, ky është albumi i saj i parë i...

Mix23 minuta më herët

Dalin pamjet/ Si mund të jetë Iphone 16

Mediat e huaja raportojnë për shfaqjen e pamjeve të mundshme të iPhone 16, me një rritje të dukshme të madhësisë...

Mix25 minuta më herët

Tri ushqimet që shkaktojnë celulit/ Zgjidhjet natyrale për t’i trajtuar

Foto ilustruese Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes...

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Facebook