Lidhu me ne

Aktualitet

“Problemi i Berishës sot? Raporti që do ketë me Bashën”

Image result for fevziu

Blendi Fevziu duke iu rikthyer lëvizjes studentore të vitit 1990, sjellë edhe njëherë në vëmendje atë që ndodhi në Shqipëri 26 vjet më parë.

Fevziu shkruan se, PD lindi si reagim i Lëvizjes Studentore Shqiptare të dhjetorit 1990 që i imponoi udhëheqjes komuniste lejimin e pluralizmit politik.

Image result for berisha basha

Por, Fevziu tregon se çfarë ndodhi më pas me këta studentë. Disa vendosën të kthehen në auditorët e tyre, të tjerë u larguan nga Shqipëria, siç pati nga ata që u angazhuan në politikë, thotë ai.

“Madje u angazhuan me të gjithë forcat politike, edhe ato që nuk dolën nga lëvizja e Dhjetorit, siç ndodhi me Majkon apo Metën. Pra Lëvizja Studentore synonte lejimin e Lirisë politike dhe individuale, ndërsa PD, administrimin e saj përmes një programi konkurrues”, shkruan ai në “Opinion.al”.

Më pas, Fevziu bën një bilanc të arritjeve dhe dështimeve të PD-së në 13 vite qeverisje të peridhës pluraliste.

“Nëse në 1991 ishte dekomunistizimi, në 1992 ishte rikthimi i ekonomisë së tregut; nëse në 1995 Shqipëria nisi rrugën integruese duke u bërë anëtare e Këshillit të Europës, në 2009 ishte anëtarësimi në NATO; Nëse në 2005 ishte lufta kundër korrupsionit dhe arrestimi i bandave, në 2010 ishte liberalizimi i vizave; nëse në 1994 nisi ndërtimi i kilometrit të parë të autostradës në 2009 u ndërtua një segment i tërë që lidhi Shqipërinë me Kosovën. PD e ka qeverisur vendin në gjysmën e periudhës së tij pluraliste. E ka qeverisur me gjithë sukseset e mësipërme, por dhe dështimet e saj, siç qenë humbja e referendumit në 1994, kufizimi i lirive politike më 1992, zgjedhjet e Majit 1996, piramidat, ngjarjet e pranverës 1997, problemet që solli 21 Janari por edhe një koalicion i dështuar me LSI në mandatin e dytë 2009 – 2013”, shkuan ai.

Kurse për liderin e saj historik, Sali Berisha, Fevziu thotë se është figura kryesore politike në vend ndaj të cilit ka ndjenja ekstreme.

“Njerëz që e duan dhe ekzaltohen prej tij dhe njerëz që e urrejnë. Problemi i Berishës nuk është e shkuara, pra raporti i tij me historinë, por raporti që ai do të ruajë me liderin e PD, Basha, apo kushdo qoftë në vitet që do të vijnë”, përfundon Fevziu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix16 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix16 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar16 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook