Edhe pse me zë të ngjirur nga Kënga Magjike, kjo e fundit për Rozin ishte një ogur për projektin e ri të saponisur në Ora News. Triumfuesja e Këngës Magjike 2016 ka nisur sonte sfidën në një rol tjetër – atë të moderatores së një formati të ri dhe të ndryshëm nga simotrat – kjo edhe për shkak se ka në qendër dy figura femërore.

Siҫ edhe kishin lajmëruar, Rozi dhe Fiori kanë nisur sonte projektin e tyre të ri “Boom”, një program të vërtetë investigativ, i cili (siҫ ka edhe emrin) do të jetë shpërthyes, siҫ kanë premtuar Rozi dhe Fiori para nisjes.

“Boom”, sapo ka marrë jetë këtë të hënë 12 dhjetori dhe arsyet, sipas vajzave, janë përvjetorët:

I pari dhe më i rëndësishmi, është marrëdhënia dhe bashkëpunimi 20-vjeҫar i dy moderatoreve, Rozi dhe Fiori. Vetëm pak para se të fillonte nata finale e Këngës Magjike, Fiori, duke i uruar suksese, i kujton Rozit se ato kanë qenë bashkë në skenë 20 vjet më parë duke kënduar. Ndërsa tani është koha të rikthehen bashkë për të pritur suksesin në një format të ri.

E dyta arsye është sërish një përvjetor: këtë herë Rozi dhe Fiori hyjnë pa humbur kohë në objektivin e programit – 12 dhjetori njihet si dita e themelimit të PD-së…

Një datë simbolike dhe një START i mbarë që dy koleget do ta mbajnë mend gjatë, por Rozana më shumë. Ky ka qenë viti i saj në të gjithë pikëpamjet në karrierën artistike. Dhe, me siguri, edhe në këtë sfidë të re do të triumfojë.