Lidhu me ne

Kryesore

Klea Huta në një serial turk me Ertugrul? Ja e vërteta

Pak para performancës në “Këngën Magjike”, Klea Huta u komentua në portale e media për një bashkëpunim me kinematografinë turke, ku u fol se do të luajë në të njëjtin serial televiziv me aktorin e famshëm turk, Engin Altan Duzya, i njohur si Ertugrul. Edhe pse takimi i Kleas me aktorin turk është bërë para disa muajsh, lajmi u publikua një ditë para garës për festivalin “Kënga Magjike”, ku Klea përformon për herë të parë si këngëtare për krijimin “Amla”, në bashkëpunim me djemtë e “Alar Band”.

klea-huta

Në një intervistë të fundit për mediat, Klea ka deklaruar se producentët turq i kanë ofruar pjesëmarrjen asaj në një serial turk. Ajo ka pohuar se do të interpretojë përkrah një prej aktorëve më të dashur në Turqi, Engin Altan Düzyatan, që në Shqipëri është i famshëm për personazhin e tij, Ertugrul, nga seriali që mban emrin e tij.“E takova ndërkohë që ai ishte në sheshxhirim me serialin ‘Ertugrul’. Unë isha së bashku me delegacionin nga Shqipëria dhe ishte një takim shumë miqësor.

15300550_221622264930284_421168394_n-e1480872699857-350x350

U ulëm dhe si tradita e do, na ofroi çaj. Më tej biseduam për projektin e ri që do të nisë së shpejti, ku ne të dy do të jemi pjesë. Engini ishte një person i thjeshtë, shumë i komunikueshëm dhe miqësor. Siç shihet edhe nga televizioni, ishte një mashkull shumë simpatik dhe një aktor shumë i kompletuar. Ishte bërë baba dhe ishte shumë i lumtur për këtë fakt. Bisedat kryesisht u vërtitën rreth telenovelës më të re që do të bëjmë së bashku. Më uroi suksese dhe më pas vijuam vizitën në ambientet, ku dhe po luhet telefilmi “Ertugrul””, tregonte Klea.

7e295d2750d1dd9606e0584f2eafd2dd

Gjithsesi nuk e kam menduar asnjëherë ta braktis Shqipërinë. Unë thjesht po shijoj famën si dhe po përpiqem të prek edhe skenat e tjera europiane jashtë Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që do të largohem përfundimisht”, rrëfen Klea. Ajo ka folur dhe për vlerën e ofertës, që sipas saj është një “ofertë e majme”.

Por sipas burimeve tona brenda delegacionit prej katër personash që takuan Ertugrul në Stamboll ishte edhe aktorja tjetër Eni Jani. Sipas tyre, e vërteta është që ishte një ide për bashkëpunim, por që u la në mes. Produecentët që punojnë me Ertugrul ishin në kërkim të aktorëve dhe Klean e pëlqyen shumë, por më pas nuk kanë shkëmbyer kontakte mes njëri-tjetrit.

Në fillim të këtij viti në media u fol se Ertugrul do të luante në një film të përbashkët shqiptaro-turk me temë emigrimin e shqiptarëve në kohë. Përveçse si aktor, Engin Altan Duzyatan, 36- vjeçar, njihet në Turqi edhe si showman. Nëse Klea arrin të jetë pjesë e produksioneve të tij, ajo do të pasojë Nik Xhelilaj dhe Almeda Abazin që kanë arritur të bëjnë famë në Turqi./Panorama/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix19 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix19 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix19 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix19 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix19 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix19 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix19 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix20 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix20 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook