Lidhu me ne

Radar

Këshilla/ Elemente që do të ngrohin shtëpitë tuaja gjatë ditëve të ftohta

dyshemeja-me-parket-zgjidhje-e-persosur-per-te-pasur-nje-shtepi-elegante-5

Fillimisht duhet të kemi dëshirën për të pranuar një shtëpi të ngrohtë. E themi këtë sepse shumë prej nesh shkarkohen nga energjitë negative, tensionet dhe stresi, por edhe përgjumen nën efektin e ambienteve të ngrohta.

Gjithkush duhet t’i ofrojë vetes rehati, me stilin që e bën të ndjehet mirë…

Materialet
Përdorni materiale të gjalla nga natyra: parketi edhe i vetëm arrin ta ngrohë ambientin tuaj, aq i fuqishëm është si vizualisht, ashtu edhe psikologjikisht. Druri, qoftë ai i errët apo i çelët, e ngroh me shumë lehtësi shtëpinë. Ka raste kur një dysheme e shtruar me rrasa të vërteta guri, e jep njëlloj ndjesinë. Forma e çrregullt e rrasave të gurit e bën shumë të fortë efektin e natyrës në shtëpi. Veshjet me gur, argjilë, tullë argjile (të kuqe) të pasuvatuar, argjilë të pjekur, etj., japin efekt shumë të ngrohtë. Oxhaku i veshur me gurë, mozaikët. Dekorimi i mureve me materiale të buta, dru, tekstil, papiruse apo edhe me lule zvarritëse, e ngroh ambientin dukshëm. Dritaret me dru të vërtetë i japin tjetër jetë shtëpisë, shkruan telegrafi

ja-disa-ide-si-te-dekoroni-muret-ne-shtepine-tuaj-11

Ngjyrat
Ngjyrat vijnë pas ndriçimit. Për syrin e njeriut, ngjyrat më të ngrohta janë ato që i kujtojnë natyrën, ngjyrat e pyllit: e kafta – ngjyra e tokës, e gjelbra – ngjyra e jetës, portokallia – ngjyra e vjeshtës, okra – ngjyra e grurit. Ndërthurni herë pas here turkizin, të verdhën, të bardhën, madje edhe blunë, për të evituar sheqerosjen.

Ndriçimi
Pa dyshim, fillohet me ndriçimin, i cili duhet të jetë sa më i ngrohtë. Mos u lodhni me shifra, zgjidhni llamba me ngjyrë të ëmbël për syrin. Si p.sh., dritën e prushit, për të përzgjedhur temperaturën e dritës së ngrohtë e të ëmbël që ju nevojitet. Evitoni dritat blu dhe bëni kujdes madje edhe me të bardhat. Abazhurët me stativ, të vendosur mbi komodinë, tavolinë, bibliotekë, kënd edhe tualet madje, e ngrohin pa masë shtëpinë. Zgjidhini abazhurët me veshje bio: tekstil, letër, kashtë, biofibra.

the-illusion-of-high-ceiling-5

Orenditë
Piketoni orendi me material natyrale, dru, lëkurë, tekstile, kashtë, sepse ato sjellin jetë me vete. Evitoni syprinat e xhamit dhe zëvendësojini ato me mermer. Evitoni finiturat e llakuara që ju krijojnë ndjesi hi-tech. Qëndroni sa më pranë artizanales dhe natyrës. Përdorni tapete, sixhade, qilima, të cilët ju mbajnë ngrohtë edhe këmbët. Përdorni materiale që ju mbajnë ngrohtë gjatë ndenjes në kolltuk: gëzofët, leshin, materialet e buta prej fibre, tekstilet. Përdorni perde të bollshme e të derdhura.

Ftojeni natyrën e gjallë brenda: uji dhe zjarri janë elemente të gjalla që e shoqërojnë njeriun që nga gjeneza, janë elemente që na qetësojnë instinktivisht. Një orë tavoline që gurgullon tinguj uji të rrjedhshëm, një oxhak me prush të vërtetë, i japin tjetër dimension ngrohtësisë së ambientit. Pozicionojeni oxhakun aty ku mund ta shfrytëzoni më shpesh e mos harroni se aroma e tymit të drurit e ngroh shtëpinë dhe nga jashtë. Muzikë me tinguj ambienti, aromatikë bimorë, një zog këngëtar në dritare, etj.

maxresdefault

Orenditë krijojnë historik, kujtime, emocione, identitet, ndjesi të ngrohtë e mikpritëse. Trashëgojini mobiljet që bartin histori dhe kujtime: nëse keni ndonjë mobile nga shtëpia e vjetër, ajo e prindërve, si p.sh. një sënduk apo makinë qepëse të vjetër, herë pas here do t`ju dhurojnë kënaqësi, identitet.

Zgjidhini me dashuri të gjitha orenditë e shtëpisë suaj, nëse dëshironi ngrohtësi e dashuri prej saj.

Mbani një mace leshatore e gjumashe, por vetëm pasi të jeni këshilluar me mjekun e familjes, këshillon Living. Macet janë qenie që dinë ta shijojnë dhe krijojnë ngrohtësinë, ndoshta më mirë se ne; shpesh janë shembull ngrohtësie.

macet

Mundohuni t`i mbushni të gjitha shqisat tuaja me ndjesi të ngrohta. Pavarësisht se flasim për dizajn vizual, mos mendoni se ambienti i shtëpisë u përket vetëm syve.

Përdorni vepra arti, mundësisht artizanale: vazo qeramike, skulptura druri, guri, bronzi edhe porcelani, pse jo! Suvenire, objekte tradicionale p.sh., mulli kafeje, qeleshe, enë bronzi, orë me mobile dhe lavjerrës, orë tavoline… ngacmoni me dizenjon e tyre. Ekspozoni piktura me gamë të ngrohtë ngjyrash e korniza druri të plota. Evitoni të llakuarat dhe zmaltet artificiale. Mund të tentoni edhe korniza të bardha. Një vegël muzikore diku në një kënd të shtëpisë ose një bibliotekë i jep më shumë vlerë dekorit.

ja-disa-ide-si-te-dekoroni-muret-ne-shtepine-tuaj-06

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook