Lidhu me ne

Temporal

Nga Andi BEJTJA/Suksese në jetë Luli!

Nga Andi BEJTJA/Suksese në jetë Luli!

Mbrëmë u përfshiva rastësisht, përveç të tjerave dhe emocionalisht, me emisionin e Ylli Rakipit, ku ishte i ftuar Kryetari i Opozitës Lulëzim Basha, bashkë me dy kolegët e mi Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Them emocionalisht, sepse në fund të ditës u dëshpërova.

Gjithmonë kam pasur dhe kam një autocensurë kur hedh rreshta për opozitën, më ngel dora për ta mprehur lapsin, sepse përveç të tjerave jam i ndërgjegjshëm se po përballet me një pushtet arrogant dhe kleptokrat që kërkon t’i marrë dhe t’i kontrollojë të gjitha. Por pas ditës djeshme disa gjëra duhen thënë.

Po ndiqja votimin në Parlamentin shqiptar, kur në telefon më erdhi një sms nga gazetari Andi Bushati që ishte në emision, i cili më pyeti: “Ore e votoi dhe LSI atë të laboratorëve”. Bëhej fjalë për një amendament të kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, ku kërkonte moslëvrimin e fondeve për këtë koncesion. Argumentet ishin dhënë me kohë nga deputeti në fjalë, i cili publikisht i kishte bërë dhe një letër të hapur Kryetarit të Parlamentit. Dhe Bushati vetë i kishte hyrë me themel këtij problem në Portalin e tij lapsi.al.

I ktheva përgjigje Bushatit që amendamenti ra me një votim 60 e ca kundra ku ishin deputetë të Partisë Socialiste dhe çam, dhe rreth 39 LSI me PD. Pastaj i shtova dhe nga LSI një votoi si PS dhe një tjetër abstenoi i thashë, kjo ndodhi i thashë, mesa pashë se e gjithë PD-ja nuk ishte në sallë. Dhe ndërkohë ktheva telekomandën për të parë vazhdimin e emisionit të Ylli Rakipi.

Pashë Bushatin që i tha me të drejtë Kryetarit të Opozitës pse nuk ishin njerëzit e PD-së në sallë. Pashë liderin e Opozitës, që e harroi diplomën e Utrehtit dhe gjuhën Europiane dhe iu vërsul gazetarit me një gjuhë aspak etike duke e akuzuar se përdoret nga LSI, madje duke i zënë me gojë me emër të përveçëm dhe deputetin Petrit Vasili me konotacion për më tepër negativ. Pashë Liderin e opozitës që gënjeu kur tha grupi Parlamentar i LSI-së kishte votuar gjysmë për gjysmë. Pashë liderin e Opozitës që gënjeu kur tha se maxhoranca kishte bërë 74 vota, ndërkohë që ishin 63.

Nuk dua të hyj fare në analizë do them vetëm çfarë pashë dhe dëgjova gjatë ditës së djeshme. Kisha dëgjuar Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë debateve me deputetin Petrit Vasili, që përdori si argument për të mos e hedhur në votim amendamentin, faktin se nuk kemi çfarë të votojmë se paratë për koncesionin e laboratorëve nuk janë parashikuar në buxhet. Ndërkohë, pashë liderin e Opozitës që në emision gjatë debateve me gazetarin Bushati përsëriti “mo ta mo” të njëjtin argument si Arben Ahmetaj. Pra pashë liderin e Partisë Demokratike të fliste në mënyrë identike si Ministri Socialist i Ekonomisë.

Ç’kisha parë gjatë ditës?

Kisha parë dhe dëgjuar deputeten punëtore dhe nga më të angazhuarat seriozisht në komisionet parlamentare Albana Vokshi për këtë çështje, të mbante të njëjtin qëndrim si Petrit Vasili, identik. Madje, rastësisht kisha parë po këtë deputete në ABC News, që ndryshe nga lideri i saj që anatemonte Vasilin dhe e akuzonte për lojëra politike, ta falënderonte publikisht pikërisht Petrit Vasilin me emër mbiemër. Shkurt dhe shqip gjatë 24 orëve të vetme, pashë dy PD: Njërën të përfaqësuar nga deputetja Albana Vokshi në Parlament dhe tjetrën të përfaqësuar nga Lulzim Basha, me qëndrime krejt të kundërta në studion e News 24. Nuk jam i sigurt ata deputetë të Partisë Demokratike që munguan mbrëmë në sallë përfaqësojnë Lulin, apo ndoshta një PD të tretë që nuk e dimë kë mund të ketë si emër përfaqësues.

Ndërkohë, kam parë këto tre vjet – keni të drejtën në daç t’i gjykoni dhe si lojëra politike, por që kam parë e kam parë, kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, jo thjesht të bëjë një luftë shembullore opozitare nëpër komisionet parlamentare, po të paraqesë dhe propozime konkrete që mund të ishin shumë mirë propozime të ardhura nga kampi i opozitës dhe jo nga një Parti aleate dhe në pushtet me Ramën. Kam parë për shembull zotin Vasili të propozojë ndryshime për taksat e biznesit të vogël duke u konfrontuar me qëndrimet e Qeverisë dhe PD-në nuk e mban mend njeri çka bërë. Kam parë për shembull Petrit Vasilin të bëjë një luftë më shumë se opozitare për ligjin e kamerave dhe PD-në nuk e kam parë ta mbështesë. Kam parë për shembull po zotin Vasili të ngrejë fort dhe me shqetësim projektligjin për pullat e barnave dhe PD-në e kam parë në gjumë. Mund t’ju numëroja me dhjetëra gjëra të tilla.

Teksa në orët e vona të natës, po hidhja këto radhë m’u mbyllën qepallat jo vetëm nga gjumi po dhe nga një dëshpërim i madh për atë ç’ka pashë atë ditë: Dhe në fakt siç e kuptoni dhe vetë nuk mbetet më gjë për të bërë ndonjë analizë, prandaj do vazhdoj t’ju tregoj se çfarë pashë në ëndërr dhe në zhgjëndërr: Pashë që Petrit Vasili dhe Ben Blushi ishin në kryesi të Partisë Demokratike, Lulëzim Bashën e pashë të ulur në krahun e PS-së në parlament duke folur me Arben Ahmetajn dhe Anastas Angjelin ngjitur për disa projektligje. Dhe kur kalova nga zhgjëndrra në ëndërr të plotë pashë liderin e opozitës Lulëzim Basha që ecte ne rrugë dhe e takonin me dhjetëra demokratë duke i dhënë dorën dhe duke i uruar “suksese në jetë”. Dhe në fund fare pashë po Lulzim Bashën në aeroport që e takoi Ministrin i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe i bëri të njëjtin urim që i bënin dhe gjithë demokratët; “Suksese në jetë”. Dhe në gjumë, në dëshpërim e sipër nuk i thashë vetes “o njeri çohu shpejt”, po thashë “o Luli çohu nga gjumi shpejt”, ose përndryshe sinqerisht: suksese në jetë

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook