Lidhu me ne

Aktualitet

Kush po i drogon shqiptarët?

drigaaaa

Nga Gazmend AGAI*
Përhapja masive e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, rritja e numrit të përdoruesve çdo ditë e më shumë, është një fenomen shqetësues i cili po e çon vendin dhe rininë në rrugë pa krye dhe për këtë duhen marrë masa konkrete.
Ardhmëria e një vendi është ngushtësisht e lidhur me gjendjen aktuale të rinisë. Sipas Aristotelit, neglizhimi më i vogël i treguar ndaj edukimit dhe arsimimit të rinisë, ndryshon dhe shkatërron të ardhmen e një vendi.
Është e lehtë të imagjinosh Shqipërinë e pas 30 viteve vetëm po të ekzaminosh me kujdes gjendjen aktuale të rinisë. Sepse, Shqipëria e sotme nuk është gjë tjetër veçse një rini e rritur tashmë e para 30 viteve. Niveli arsimor, dëshira për punë, kontributi në shoqëri, konsumi i alkoolit dhe drogës, respekti ndaj vetes dhe tjetrit, sjellja me prindërit, raporti me shkollën e ligjin janë veç disa nga indikatorët nga ku mund të kuptohet ku është rinia jonë.
Rinia është veçse pasqyra jonë reale. Rinia nuk aktron, nuk gënjen, nuk bën hipokrizi. Ajo nxjerr në shesh se ku jemi ne të mëdhenjtë; Si sillemi, sa e respektojmë nënën apo babain e fëmijës, çfarë bëjmë për shoqërinë dhe vendin tonë, sa dhe si punojmë, sa e duam tjetrin, sa alkool e drogë përdorim?
-Përgjigjen na e jep rinia.
E gjithë shoqëria shqiptare bashkohet në mendimin se në vendin tonë përdorimi i drogës është në nivele shqetësuese. Ajo ku nuk bashkohemi është adresimi për zgjidhje i këtij problemi të madh individual e social.
Çdo qelizë e shoqërisë ka përgjegjësinë e saj në zgjidhjen e problemeve të rinisë. Rruga më e lehtë që gjendet shpesh është fajësimi i shtetit, shoqërisë, shkollës, medias, klerit fetar, etj. Si besimtar, prind dhe qytetar i këtij vendi, mendoj se asnjë element nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem.
Zgjidhja më e mirë e një problemi, ndoshta dhe e vetmja, është parandalimi i saj që në gjenezë. Pra, edukimi dhe arsimimi i prindërve, rrjedhimisht ndikon edhe fëmijën.
Është vërtetuar që prindi ka ndikim të pakontestueshëm në edukimin e fëmijës. Adoleshenti mund të mos dëgjojë, por është një vrojtues dhe imitues perfekt. Ai ndjek me kujdes gjatë gjithë fëmijërisë së tij sjelljet e prindërve. Ai prind që pret të zgjidhë problemet e fëmijës në moshë madhore, zor se mund t’ja dalë.
Studimet perëndimore tregojnë se fëmijët e prindërve të cilët abuzojnë me alkoolin, cigaren apo substancat e drogës, janë më të rrezikuar për t’u bërë pre e kësaj të fundit. Mungesa e parandalimit ose të vonuarit në zgjidhjen e problemit të drogës, mund të rezultojë fatal për fëmijën. Rrjedhimisht, çdo hap që hidhet në arsim dhe edukim është jetik për individin, shoqërinë dhe vendin. Çdo përpjekje në këtë rrugë është e shenjtë edhe fetarisht dhe e afron më shumë individin me dashurinë ndaj tjetrit dhe Zotit.
Shqiptarët e pasviteve 90 e shikonin të ardhme të largët një rini shqiptare kaq pranë drogës sa ç’është sot. Megjithatë po të njëjtët shqiptarë nxisnin (dhe vazhdojnë të nxisin) fëmijë të vegjël që të konsumojnë alkool si shenjë e burrërimit apo edhe konsumojnë alkool në prani të fëmijëve.
Shifrat e përfolura në jetën e përditshme janë të frikshme për të gjithë ne si prindër, si besimtarë, si qytetarë të thjeshtë.
Sipas ISHP-së, një në tre të rinj të moshës 14-15 vjeçarë ka konsumuar një herë duhan në jetën e tij, ndërsa më i shqetësues është konsumimi i alkoolit.
Raportohet se dy në tre nxënës kanë konsumuar një herë alkool dhe një në pesë nxënës është dehur të paktën një herë në jetën e tij.
Përsa i përket drogës: Rreth 7 për qind kanë konsumuar të paktën një herë marijuanë dhe rreth 15 për qind kanë konsumuar të paktën një herë substanca të tjera droguese. Të mos harrojmë se këto janë shifra për nxënësit e klasave të 9-ta dhe se në realitet duket të jetë edhe më e lartë, atëherë këmbanat e emergjencës kanë rënë me kohë.
Globalisht rreth 210 milionë njerëz çdo vit përdorin drogë, dhe pothuaj 200 mijë prej tyre vdesin.
Rritja e madhe e përdoruesve të drogës ndër të rinj, duhet të na nxisë të mendojmë për vendin që u kemi siguruar atyre në shoqëri. Prindi duhet të rishikojë rolin e tij model, mësuesi të mos harrojë amanetin e madh, institucionet fetare duhen mbështetur që të jenë pjesë e rendësishme e zgjidhjes së këtij problemi, etj.
Sipas studimeve në SHBA, ajo që s’duhet të bëjë prindi dhe shkolla, është hedhja e përgjegjësisë tek institucionet shtetërore, shoqëria e keqe, etj. Bashkëpunimi i suksesshëm i shkollës me prindin, mund të jetë parandaluesi më efikas i përdorimit të drogës në moshë të re.
Profeti Muhamed a.s. solli zgjidhje origjinale për problemet e rinisë së asaj kohe. Ai tregoi një tolerancë të jashtëzakonshme ndaj adoleshentëve dhe i bëri pjesë të shoqërisë duke i angazhuar edhe në poste drejtuese, kërkonte prej të moshuarve t’i kuptonin të rinjtë e të kishin dhembshuri ndaj tyre si dhe përdori mjeshtërisht metodën e zgjidhjeve të problemeve me anë të edukimit shpirtëror.
Lidhja me Zotin, përgjegjësia për të kaluar një jetë produktive, ruajtja e amanetit të trupit e jetës, përgatitja për botën tjetër, të punuarit për një jetë më të mirë dhe dashuria për tjetrin, janë disa nga dimensionet e porosive fetare të cilat mund të shërbejnë që rinia t’u qëndrojë larg drogës dhe alkoolit.
Dimensioni shpirtëror dhe botëkuptimi që i përfton besimi dhe feja individit, është një kurë mëse e provuar për miliona të rinj, duke i shpëtuar ata nga “prehja” dhe “qetësia” në konsumimin e drogërave.
Arsimimi i ndërthurur me vlerat tona të vyera kombëtare e fetare mendoj se është një mjet mëse efikas në trajtimin dhe parandalimin e kësj gangrene të shoqërisë sonë.
Sa bukur e ka thënë Fishta:
Oh! Po, shkolla, qe lidhun me fe,
Bijvet t`njeriut u ep msime të mbara,
Ajo vetem sod popujt përpara,
Kah lumnija me u njitun i ban.

/*Autori i shkrimit është Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook