Lidhu me ne

Temporal

2016 – çfarë dreqin po ndodh?!

Nga Lutfi Dervishi 

2016 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, për faktin se ndodhën shumë gjëra që në dhjetorin e shkuar as që mund të mendoheshin. Por  ajo që ishte e pa mendueshme një vit më parë, sot është e pashmangshme.

E kush e kishte menduar dhjetorin e kaluar se brenda vitit Kisha në Shqipëri do të merrte një vendim të rëndësishëm, –  (dhe në këtë vit kemi një shenjtore shqiptare, një kardinal dhe një meshë për priftërinjtë martirë të kohës së komunizmit)-  vendimi më I rëndësishëm ishte: mbyllja e derës së politikanëve shqiptarë për Krishtlindje.

Sikur këtë vendim ta përkrahte edhe Kisha orthodokse edhe komuniteti mysliman, edhe kryegjyshi botëror…

Por 2016 do të mbahet mend për ngarjet që kishin pak propabilitet të ndodhnin.

Të paktë ishin ata që mendonin se Shqipëria do të ishte në Euro 2016,

të paktë ishin ata që parashikonin që Donald Trump do të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara,

askush nuk mendonte se në këtë fushatë elektorale do të dëgjonte premtim për “ngritje muri”;

të paktë ishin ata që besonin se reforma në drejtësi do të niste nga prokurorët dhe gjyqtarët,

askush nuk e mendonte se fjala më e përdorur e vitit do të ishte një fjalë e huaj: vetting;

askush nuk  parashikonte se njeriu publik që do të fliste shqip, shqipen letrare do të ishte ambasadori Donald Lu,

të paktë ishin ata që mendonin se Britania Madhe do të largohej nga BE-ja;

Trima pas beteje dhe trainerë pas ndjeshjes së futbollit ka plot, por…

…Kush e kishte menduar se sondazhet do të gabonin edhe në SHBA edhe në Britaninë e Madhe!?

E kush e mendonte se në 2016 lajmet më të lexuara do të ishin lajmet “e rreme”.

E kush e kishte menduar se tri parti të reja do t’i shtoheshin Shqipërisë.

E kush e kishte menduar se kjo qeveri do të risillte gjatë 2016-të ligjin për importin e plehrave, ligjin e parë që abrogoi sapo erdhi në pushtet;

E kush e kishte menduar se sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të prishej për t’u bërë prap shesh.

E kush e kishte menduar një vit më parë se të dënuarit me burgim të përjetshëm do të merrnin leje nga bashkia për të punuar në mënyrë vullnetare.

E kush e kishte menduar se ligji shumë I rreptë I dekriminalizimit do të përjashtonte nga sita, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin në Zvicër! Rasti kur ligji qepet sipas kostumit të individëve!

E kush e kishte menduar se krimi do të kërcënonte edhe kandidatët për rektor.

E Kush e kishte menduar vjet në dhjetor se këtë dhjetor K. Kokëdhima do të ishte pa mandat deputeti dhe jashtë strukturave të Partisë Socialiste.

2016, një vit i vështirë për të parashikuar.

Edhe ata që pretendojnë se janë “në dorë të Zotit”- nuk janë më të sigurtë në parashikimet e tyre.

Mungesa e parashikimit e bën vitin 2017 edhe më interesant. Do të kemi President të ri, Parlament të ri, dhe prodhim të ri të hashashit.

Shumë ngjarje të paparashikuara kanë ndodhur gjatë 2016-tës dhe e vetmja fjali që përmbledh pasigurinë, paqartësinë dhe paparashikueshmërinë është ajo e presidentit të zgjedhur të ShBA-së:  What the hell is going on? “Çfarë dreqin po ndodh?!”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook