Lidhu me ne

Kritike

Arbitrat shqiptarë janë të korruptuar

928045843593a4182e0c906e123d43d4_XL

Presidenti i Partizanit Gaz Demi u shpreh ne nje interviste per Abc news se arbitrat e kampionatit shqiptar jane te korruptuar.

“Partizani është ndërtuar për të fituar Titullin kampion. Skuadra i ka të gjitha kushtet për të arritur këtë objektiv, ndonëse në fund të gjysmës së parë të kampionatit nuk jam 100% i kënaqur sepse duhet të isha në vend të parë në klasifikim për vetë mundësitë që i janë dhënë skuadrës. Titulli!! Unë në bindjen time jam i sigurtë që këtë vit do ta fitojmë titullin, megjithatë tashmë i mbetët stafit dhe fushës , pa harruar edhe pak fatin. Unë nuk besoj që Federata e Futbollit vendos se cila skuadër duhet të shpallet kampion , pasi nuk ka edhe ajo interes . Federata është organizatore e kampionatit dhe kërkon të bëj më të mirën për futbollin shqiptar. Ndoshta në gjaknxehtësi e sipër edhe pjestar të stafit tim mund të kenë folur ndonjë fjalë për arbitrimet , por në përgjithësi unë si president nuk jam shprehur asnjëherë për gjykimet. Sigurisht gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm sepse investimet që bëjmë janë të mëdha . A korruptohen Arbitrat !!! Edhe ata njërëz janë , përderisa korruptohen politikanët ,përse nuk u korruptokan edhe arbitrat, por sigurisht fajin prap e kemi ne pasi tek e fundit kush i korrupton!! Nëse unë si president nuk ofroj para por edhe presidentët e tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë kjo gjë do të jetë pozitive për të gjithë”, tha Demi.

“Unë jam nga presidentët më të rinj në futboll dhe e theksoj që është shumë e vështirë të mbash një Klub. Idetë e mia janë të konceptuara në fushën e biznesit dhe unë dua ta bëj Partizanin të funksionoj si një ndërmarrje .Sezonin e kaluar sigurisht kam humbur diçka më pak se vitet e kaluara. Për opinionin tim brenda 2 – 3 viteve pasi të përfundoj edhe Akademia që po ndërtoj që besoj këtë vit do të jetë gati , mendoj që në harkun e 2 – 3 viteve do ta nxjerr Partizanin me një bilanc pozitiv . Ndërtimi i kompleksit Sportiv i Partizanit ka filluar të marrë jetë përpara 5 muajve , punimet po ecin me ritme të larta, dhe së bashku me stafin që po punohet, mendojmë që ky investim gjigant në muajin Shtator do të jetë gati . Edhe nëse nuk do të jetë 100% i përfunduar mendoj se në këtë periudhë Partizani do të stërvitet në fushat e këtij kompleksi dhe sigurisht do të luaj në stadiumin që po ndërtojmë. Përsa i përket çështjes së stadiumit “Selman Stërmasi” theksoj se edhe ne si drejtues u treguam paksa neglizhent nga historitë e fundit të ndodhura mes tifozerive .Tashmë ne si Klub kemi bërë një kërkesë zyrtare si klubit të Tiranës ashtu edhe Bashkisë dhe mendoj se do të ketë një zgjidhe pozitive , për arsye se edhe Korabi është larguar por edhe vetë Klubi i Tiranës do të ketë interes pasi nga kjo lëvizje Tirana do të arkëtoj në buxhetin e saj diçka më shumë. Për mua Partizani dhe Tirana duhet të jenë bashkëpunues me njëri – tjetrin po ashtu edhe tifozeritë duhet të ulin gjakrat, pasi të gjithë e dimë që jemi në një qytet dhe të gjithë janë shok e miq me njëri – tjetrin me përjashtim të ditës kur luhet Derbi. Kam dëgjuar shumë të flitet që Partizani më ka ngecur . Tashmë kanë kaluar disa vite unë po bëj investime dhe Partizani është bërë pjesë e jetës dhe gjakut tim”, u shpreh Presidenti Demi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook