Louis van Gaal ka konfirmuar largimin e tij nga futbolli për t’i dhënë fund një karriere 26-vjeçare.

Trajnieri holandez nuk drejtonte një skuadër futbolli që nga muaji maj i vitit të kaluar, kur u largua nga Manchester United, pak kohë pasi fitoi Kupën e Anglisë me “Djajtë e Kuq”. Ai ka trajnuar edhe Ajax, Barcelona, Bayern Munich dhe Holandën në një karrierë trajnimi që ka filluar në vitin 1991.

“Mund të kisha shkuar në Azi, por jam akoma këtu. Kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time. Mendova se mbase do të pushoja edhe pak, më pas mendova do ishte e përkohshme, por tani nuk mendoj se do rikthehem më të trajnoj”, është shprehur van Gaal për holandezen Telegraaf .