Lidhu me ne

Kryesore

Ne i duam, por ata nuk e dinë

Amerikanët nuk e kanë idenë për dashurinë shqiptare, zbulon vrojtimi i opinionit publik

Shqipëria mund të jetë vendi më proamerikan në botë dhe mund t’i konsiderojë SHBA-të aleatin e saj më të madh, por Amerikanët duket se nuk kanë ndonjë ndjenjë të veçantë miqësie për Shqipërinë. Ose më mirë mund të thuhet se në përgjithësi amerikanët nuk e dinë nëse Shqipëria është vend miqësor ndaj tyre.

Një vrojtim i javës së shkuar i popullsisë së rritur amerikane ka zbuluar se Shqipëria është renditur e 76-ta ndër 144 vende për nga niveli i miqësisë.

5 për qind e të anketuarëve janë shprehur se e konsiderojnë Shqipërinë vend armik të SHBA-ve, 11 për qind e vend jo miqësor, 33 për qind vend mik dhe vetëm 3 për qind e konsiderojnë vend aleat. Pothuajse gjysma e të anketuarve, 48 për qind, nuk janë të sigurtë nëse Shqipëria ështrë vend mik apo armik i SHBA-ve.

Në vrojtimin e kryer nga YouGov, firma më e madhe ndërkombëtare e vrojtimit online, 7 150 amerikanëve iu kërkua të vlerësonin 144 vende nese ato ishin mike apo armike të SHBA-ve në një renditje me pesë shkallë: aleat, mik, nuk jam i sigurtë, jomiqësor, armik.

Vendi i konsideruar më miqësor nga amerikanët është Kanadaja—87 për qind e tyre e konsiderojnë vend aleat ose mik— pasuar nga Australia me 83 për qind dhe Mbretëria e Bashkuar e Irlanda me 80 për qind secila.

Vendi i konsideruar më pak miqësor është Koreja e Veriut, të cilin e mendojnë vend armik ose jomiqësor nga rreth 73 për qind e të anketuarve, pasuar nga Irani i konsideruar i tillë nga 72 për qind dhe Siria nga 64 për qind e amerikanëve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix3 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix3 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix3 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix3 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix3 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook