Lidhu me ne

Kryesore

Ky shkrim duhet lexuar patjeter

Bardhuli

 

Edison Ypi

Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhulit rridhte po aq e thjeshtë dhe e vërtetë si uji i Shkumbinit tek ai fshat mes Elbasanit dhe Peqinit. Megjithatë bashkfshatarët e quanin të lojtur dhe e tallnin prapa krahëve. Bardhuli e dinte se e tallnin, por nuk i jepte rëndësi, nuk ua kishte ngenë. Megjithatë nuk mund të lejonte ta tallnin të gjithë, edhe baxhanakun, për shembull, me të cilin kishte bërë llaf disa herë.
Një natë, duke ngrënë e duke pirë. mes duhmave të rakisë, bullçinjve të mbushur me mish dhe gromësimave, baxhanaku seç i tha për gruan. Këtë nuk e duroi dot.
Të nesren Bardhuli u ngrit herët. Drejt në Elbasan. Drejt e te tregu i veglave. Bleu një sëpatë me teh të ndritshëm me bisht të shkurtër. Tek priste kusurin e kaloi një herë tehun e sëpatës mbi faqe si brisk berberi, perëndoi sytë, ngriti sëpatën lart, nxori një hungërrimë të mbytur, dhe i ra me sa fuqi kishte, bamb një trungu aty afër. Me nofulla shtrënguar la sëpatën ngulur mbi trung pak çaste derisa futi kusurin në xhep. Liroi nofullat, e shkuli sëpatën nga trungu, e futi në gji’, mbërtheu xhupin, u nis në fshat ku atë ditë farefisi dhe baxhanaku ishin mbledhur në një gosti.
Fshati i Bardhulit ka kodra të buta me forma femrash, lumë, ullinj, shumica e shtëpive të reja, të tjerat të ndrequra, kopështe të sistemuara me gardhe të bukura me hardhira. Rrugica bosh. Kanë ikur në kurbet. Katër a pesë lokale.
Në kafenenë ku Bardhuli me sëpatë në gji erdhi bëri gjëmën, mund të pish kafe, të blesh djathë, sheqer, oriz, turshi, shapka, xhinsa, rrip mesi, kinkalerira dhe plot gjër të tjera, por nuk ka banjë dhe për tu shurruar duhet të dalësh jashtë kafenesë, majtas, rrëzë murit, anës përroit, kthesa e dytë, semafori i tretë.
Rrëfimi i kafexhiut;
-O Zot ç’më panë sytë atë ditë. Në dhomën e shtëpisë ku bëhej qoka, Bardhuli erdhi u ul pranë baxhanakut. Ndejti pak. U ngrit. U mbush thellë me frymë plot zhurmë sikur futi në mushkëri ajrin plus zhavorrin e shkumbinit nga Elbasani në Mokërr. Hapi xhupin. Nxorri sëpatën e ngriti përpjetë. Lëshoi një klithmë të amanozotshme. Me një goditje sa i hëngri krahu, i hoqi baxhanakut një pjesë të kokës, një sektor sferik që ra në dysheme si tas. E hodhi sëpatën vring në një qoshe. Kafeneja u mbyt në gjak. Duke dalë Bardhuli tha; E thera. Piqeni në hell. J’u bëftë gjakedhjam. Dhe iku u dorëzua në Polici.
Të nesërmen, një bashkëfshatar matematicien merakli i matjeve të sakta, doli në një konkluzion që i la të gjithë pa ment. Prerja në dy pjesë e kokës ishte realizuar me një precision mahnitës. Volumet e pjesës së prerë dhe pjesës së mbetur të kokës së baxhanakut qëndronin ndaj njëri-tjetrit saktësisht si përqindjet e së Majtës dhe së Djathtës në zgjedhjet e fundit.
Gratë motra. Burrat baruta. Njëri i punës. Tjetri i qefit. I punës në burg. I qefit nën dhe’. Shqiptarë të dy./Ypi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook