Lidhu me ne

Kryesore

Musk: Inteligjenca artificiale do shkatërrojë njerëzimin

Miliarderi Elon Musk beson se inteligjenca artificiale do jetë katastrofike për njerëzimin.

 

Ai paralajmëroi se gjithmonë e më shumë njerëz do mbeten pa punë, pasi robotët do kryejnë punën e tyre.

Për këtë arsye, Musk propozon se duhet të prezantohet një pagë universale për të ndihmuar njerëzit.

Duke folur në Dubai, miliarderi tha se udhëtimet hapësinore do jenë krejt normale si një fluturim me avion brenda 50 vitesh.

Biznesi i kompanisë së makinave Tesla thotë se brenda dhjetë vitesh nuk do ketë më shoferë në rrugë, por vetëm makina autonome.

Musk tha se është e mundur që inteligjenca artificiale të shkatërrojë njerëzimin.

Musk paralajmëroi qeveritë: “Shiheni me kujdes mënyrën se si po zhvillohet inteligjenca artificiale”.

“Shumë shkencëtarë janë kaq të zhytur në punën e tyre sa nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.

“Super inteligjenca dixhitale do jetë sikur në planetin tonë të vijnë alienët”.

“Disa madje mendojnë se alienët janë mes nesh. Ka prej atyre që thonë se unë jam një alien. Nuk është e vërtetë”.

Musk tha se pak a shumë njerëz po bëhen siborgë.

“Ne jemi të rrethuar nga kompjuterët, celularët. Aplikacionet, shihni Google, ti pyet dhe merr përgjigje për gjithçka në çast”.

“Nëse vdisni në ditët e sotme, shpirti dixhital do jetë sërish vërdallë në mediat sociale, në emaile”.

“Me kalimin e kohës do shohim një shkrirje të inteligjencës biologjike me atë dixhitale”.

Elon Musk, të cilin e krahasuan me Albert Ajnshtajnin në këtë konferencë, ka një pasuri prej 11 miliardë dollarësh dhe cilësohet si një nga vizionarët më të mëdhenj në botë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook