Lidhu me ne

Temporal

Si ndodhi që BURRAT u kthyen në bura…?!

Kur vjen puna te gjuha, pra kur flitet për shqipen, jam më shumë se e kujdesshme. Mund të them se shpeshherë bëhem maniake. Por kështu si kanë ardhur punët me gjuhën tonë s’është për të më vënë faj… S’ka mbetur njeri pa u bërë mjeshtër i fjalës së folur dhe të shkruar! Sa dëgjoj a lexoj çfarë  katranosin çdo ditë nëpër mediat publike (që fatkeqësisht janë pa mbarim), e ndiej menjëherë që këta përdorues të gjuhës nuk kanë pikën e respektit për të. S’kanë njohuri, s’kanë ndjeshmëri dhe ç’është më e tmerrshmja marrin përsipër ta tregojnë këtë publikisht. Dhe zinxhiri i fatkeqësisë së gjuhës zgjatet e zgjatet sepse edhe vetë ata që duhet të kontrollonin mbarëvajtjen e saj  as që marrin mundimin të shqetësohen e jo më të ndërhyjnë për të rregulluar situatën dhe pasojat që vijnë prej gjithë kësaj ushtrie të paaftësh.

Një nga faktet acaruese gjuhësore, një nga përdhunimet që i bëhen shqipes sime është zhdukja e shkronjës “rr”. Le të marrim shembullin më pikant: Spikere, moderatore, gazetare lajmesh, emisionesh, intervistash, të cilat pa pikën e turpit thonë “burat”, më rrëqethin mishin…po ç’bura, moj! Apo kështu i doni ju, apo kështu i keni?
Po i morët erzin racës mashkullore, e zhburrëruat fare, moj të uruara!
Kjo është bërë kaq shumë epidemi, saqë edhe në rangjet me të larta shtetërore dëgjon drejtues e ministra të thonë “burë” në vend të “burrë”…
Dikush mund të thotë, e po mirë, punë e madhe, se shqiptarët kështu  janë mësuar, t’i neglizhojnë gjithmonë gjërat më të rëndësishme, mjafton të mos i prekë drejtpërdrejt problemi.
Pasoja e menjëhershme, ajo që iu vjen te dera e shtëpisë, vetëm atë konsiderojnë hall.
Por mendoj se, nëse ka diçka që s’duhet toleruar kjo është gjuha e një kombi! Që është ndërgjegjja dhe nënndërgjegjja e tij. Që është thelbi i transmetimit të mendimit.
Mua për vete do të me vinte turp ta quaja, për shembull, babanë tim “një burë të mirë”… Nuk e di për ju… Dikur, kur donin të talleshin me dikë, i thoshin ti je burë me një “r”, po sot, si t’ia bëjmë që na i duan të gjithë bura dhe jo burra.
Mirë femrat e ekraneve, po kanë filluar edhe vetë meshkujt ta rruajnë rr-në. Po këta çfarë kanë? S’e mbajnë dot peshën e rr-së, apo i tallin në shtëpi gratë po të vetëquhen burra?/Konica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook