Lidhu me ne

Kryesore

Pas sulmeve ndaj Trump, kryeministri përqafon kartën ruse për kompensim  

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar vijimin e prezencës amerikane dhe perëndimore në Ballkan, që sipas tij kërcënohet nga rënia nën ndikimin rus.

Mos na braktisni në duart e rusëve”, thotë Edi Rama në intervistën e tij Rama. Ndërkohë gazeta citon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati të deklarojë se “ka një mungesë fokusimi në Ballkan nga partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE”.

Për Tiranën zyrtare prezenca ruse në Ballkan po rritet, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi. Nuk dihet sa këto qëndrime përbëjnë shqetësim real, apo janë një mënyrë për të prezantuar Shqipërinë si një vend që udhëhiqet nga prirjet filoperëndimore dhe po merr përsipër një rol kundër përhapjes së ndikimit rus në Ballkan. Kjo pasi vetëm dje, në një intervistë për Deutsche Welle, Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Strategjinë e Sigurisë, deklaronte të kundërtën dhe bënte thirrje për të mos ekzagjeruar çështjen e rusëve.

Mendoj se është e nevojshme të jemi kujdesshëm dhe të shohim faktet, nganjëherë ekzagjerohet me ndikimin rus. Po të shikoni Serbinë për shembull, statistikat për tregtinë e Serbisë me Rusinë bëjnë fjalë për 8%, në një kohë që me Bashkimin Europian ato arrijnë rreth 60%. Kemi nevojë t’i shohim gjërat në këtë perspective”, shprehej ai. 

Sa për Shqipërinë, kryeministri shqiptar di të gjejë frazat e duhura për të ngacmuar kuriozitetin e lexuesve në perëndim, të cilët e kanë median dritare informimi.

Është Italia e bukur e një brezi më parë, e paprekur akoma nga zhvillimet e egra”, thotë Rama, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, në një takim për kulturën fliste për një Agresion të së Shëmtuarës. E megjithatë, bunkerët e Enver Hoxhës do të jenë vitrina më kureshtare për Shqipërinë edhe për ca kohë, një vend që nuk po ndryshon dot, pavarësisht se artikulimi i ndryshimit prezantohet kaq elokuent, sa në një intervistë të redaktuar ndjeshëm si kjo në “The Telegraph”.

http://www.telegraph.co.uk/news/2017/02/24/dont-abandon-us-russians-plea…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske19 orë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix19 orë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix19 orë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix19 orë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet19 orë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore19 orë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix19 orë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix20 orë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook