Lidhu me ne

Kryesore

E habitshme/ Shqipëria, e dyta në botë për numrin e bar-kafeve  

Shqipëria mund të jetë nja nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë e pagat më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante…

kafe

Një të huaji, që vjen për herë të parë në Shqipëri, një nga gjërat që i bën më shumë përshtyje është numri i lartë i kafeneve, që gjenden në çdo cep, si dhe oraret e zgjatura, që rrinë klientët ulur në një bar. “Kur erdha për herë të parë këtu, habitesha se si njerëzit mund të rrinin më shumë se një orë në tavolinë vetëm me një kafe përpara, gjatë paradites. Në Itali nuk rrinë më shumë se 10 minuta, madje  edhe për të ngrënë drekë nuk vonohen më shumë se 20 minuta ose gjysmë ore”, thotë Valeria, punonjëse në ambasadë.

Shifrat krahasuese duket se e përligjin këtë habi. Shqipëria mund të jetë nja nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë e paga më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i dytë në botë, pas Spanjës, për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar kafe për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale. Dy produktet klasike të Spanjës, shkruan El Mundo, që luajnë rolin kryesor janë: birra dhe kafeja dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë për një farë kohe.

Spanjës i afrohet vetëm Shqipëria, me 473 bar-kafe dhe dhe Qipro. Kjo e fundit dikur mbante rekord, por për shkak të krizës së viteve të fundit, shumë bare janë mbyllur. Në Qipro, numri i bar kafeve ka rënë vitet e fundit nga 7,500 në pak mbi 5,600, sipas një raporti për mikpritjen në Europë nga HOTREC. Me një popullsi prej 1.19 milionë banorë, Qipro ka 470 bare për 100 mijë banorë, një shifër e përafërt me Shqipërinë.

Ndërsa në Spanjë dhe Qipro ka një nivel shumë të lartë turizmi, të shtrirë gjatë gjithë vitit, që janë ndër konsumatorët kryesorë të bareve, në Shqipëri, në pjesën dërrmuese, klientët janë vendas. Të hapje një bar kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Ndonëse shumë falimentojë, akoma më shumë hapen të reja. Sipas INSTAT, në 2015-n, numri i bar kafeve u rrit me 31%, nga rreth 10.4 mijë në 13.6 mijë, pra shtesa neto ishte rreth 3200 bar-kafe të reja (në këtë shifër ka dhe lokale të vogla që mund të jenë formalizuar, pas aksionit të tatimeve në tremujorin e fundit 2015). Po, sipas INSTAT, numri i restoranteve në fund të 2015-s ishte 4,061 edhe ai i rritur me 22%.

Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante.

Konstatimi i Valerias ështe mëse i drejtë. Në Itali, sipas të dhenave të Fipe (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka 149,885 bare që janë aktive. Me një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh, Italia ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë.

Edhe në shtetet apo qytetet kryesore, numri i bareve në raport me popullsinë është shumë më i ulët se rekordmenët e Spanjës, Shqipërisë e Qipros.

Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj.

Në botë bar-kafetë po ndryshojnë përtej tradicionales, për t’iu përshtatur shijeve të reja të konsumatorëve. Shumë po ofrojnë mëngjes, lëngje frutash e perimesh dhe të kombinuara, produkte pa gluten, ushqim vegjetarian dhe vegan, xhin të specializuar, kokteje, birrë artizanale, etj.

Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lëngjet e koktejet, apo briosh për mëngjes, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, që kushton mesatarisht 60-60 cent të euros, ndër më të lirat në Europë.

Sipas INSTAT, në total numri i vendeve në baret e restorantet shqiptare është rreth 599 mijë (598,872) , çka do të thotë që në to mund të ulet njëkohësisht mbi 20% e popullsisë.

Bar-kafe për 100 mijë banorë për disa shtete dhe qytete
Spanja 587
Shqipëria 473
Qipro 470
Italia 250
QYTETE
Rio de Janeiro 191
Seoul 186.4
Madrid 185.6
Brussels 148.3
Buenos Aires 126
Edinburgh 91.5
Amsterdam 63.5
Berlin 36
New York 32.5
London 32
Paris 27.2
Stockholm 19.1
Hong Kong 17.9
Moscow 4.8
Istanbul 2.1

 

MONITOR

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske2 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix2 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix2 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix2 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore2 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix2 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix2 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske3 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix3 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook