Mbase gjatë gjithë këtyre viteve keni tallur Leonardo Di Caprion (jo për faktin që nuk fitonte Oscar, mos u ngatërroni) që në tapetin e kuq të shumë ngjarjeve të rëndësishme zgjidhte të ëmën për ta shoqëruar, por duhet të dini se nuk ka qenë i vetmi.

Edhe këtë vit ishin disa aktorët që zgjodhën që në një moment të tillë të kenë në krah femrën më të rëndësishme të jetës, nënën. Ja momentet e tyre në tapetin e kuq.

Dev Patel, i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë joprotagonist” në filmin “Lion”, me nënën e tij Anita Patel.

Lucas Hedges, i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë joprotagonist” në filmin “Manchester by the sea”, me të ëmën Susan Brice Titman.

Lin Manuel Miranda, i nominuar për këngën “How far I’ll go” në filmin e animuar “Moana” me të ëmën Luz Towns-Miranda.