Lidhu me ne

Temporal

Hidroportale

 

Edison Ypi-ypi.al

Hyra në banjon e një lokali. Ndërkohë që mbaja në dorë rrushin për të bërë çiçin, vura re se depozita e ujit që lante banjën kishte emër portali. Mbarova çiçin, mbylla dyqanin, tërhoqa dorezën e shkarkimit, portali tema ma shplau çiçin. E bëka një shërbim portali tema, thash me vete, dhe atypëraty mu fanepsën lidhjet e shumllojta të njohura dhe të panjohura që kanë portalet me rrjedhat, rrymat, lëngjet, ujin, tubat, gjirizat, viskozitetin, larjen, shpëlarjen, lëpirjen, dhe më lindi pyetja; Sa e ka vallë vlerën hidrosanitare portali tema që shpëlan nevojtoret duke mbledhur ujrat e zeza si Lana ? I hodha një sy Internetit. Nuk është vështirë të gjindet. Ka plot sajte në Internet që të bëjnë të ditur vlerën e cilitdo portal nëse të teket ta blesh, apo ta shesësh atë që ke. Konkretisht, vlera hidropastruese e depozitës prej porcelani me emrin e portalit që sapo shplau çiçin tim është nja 50 Euro. Sipas përllogaritjeve të sajtit që konsultova rezultoi se portali tema kushton diçka më pak. Por po t’i shtosh kësaj shume çmimin e tubit dhe sifonit pa të cilët portali tema nuk lan as nuk shplan dot, vlera hidropastruese e portalit tema vete aty-aty me çmimin e takëmit të banjës që shplau çiçin tim në një lokal afër Fierit. Ky zbulim jo dhe aq befasues lidhur me kapacitetet shplarëse të portaleve dhe mardhënies së tyre me lëngjet e pista dhe në përgjithësi mbetjet psikofiziologjike, ma nxiti kureshtjen për të mësuar më tepër rreth vlerës hidrike të portaleve të tjera.
Tek i njëjti sajt ku mësova vlerën hidrohigjenike të portalit tema, gjeta vlerën e portalit lapsi.al. Vlera e këtij portali që nuk shquhet dhe aq si portal hidrosanitar por më tepër si portal hidromotorr që vihet në lëvizje me lëng televizioni plus yndyrë teksti zjerë në tenxhere të ndryshkur erudicioni, doli ekzakt sa çmimi i pllakave majolike të një faqe muri të një banje katundi.
Nga një përllogaritje tjetër, doli se portali me nam hidraulik kombinuar me efekt eliotik i quajtur dritare.net që pretendon të jetë sa energjia që prodhojnë hidroturbinat e dy televizioneve plus hidrokompresorët e tre gazetave së bashku, por që faktikisht nuk e kapërxen çmimin e dritares prej duralumini të banjës ku ndodhet depozita hidroshpëlarëse e portalit tema të asaj gurgullimës së çiçit tim pranë Fierit.
Nga ana tjetër, portali me emrin pompoz konica.al i vëllezërve kolonjarë me mbiemër bullgar Nazarko me pretendime të shquara hidrike që shkojnë nga shurra kilometrike prej pijetari të Agollit të poeziçkave tek lumi i akuzave ndaj mafiozit Andreotti, duke kaluar nënkuptueshmërisht nëpër gjirizat kullues të arave të mbjella me hashash marksist leninist të diktatorit kurvi, tanipërtani nuk e kalon çmimin e një kartpecete hidrosanitare për fshirje bythe, por varet si do vejë, se ky portal sapo ka nisur.
Portali shuplaka.com ku Kasua zbraz çdo dit çiçin e vet është si Versaja që nuk ka banja por vetëm vaska, kështuqë nuk mund t’i përcaktohet asnjë vlerë
Syri.net i Çim Pekës, ky hidrocentral gjigand që vizitohet përditë nga qindramijra njerëz anembanë botës që bëjnë miliona klikime, ka vlerë aq të madhe sa nuk e llogarit dot asnjë sajt Interneti. Por Çimi duhet të bëjë kujdes. Çimi nuk duhet të flejë mbi dafina. Çimin nuk duhet ta dehi ky sukses kaq i madh. Çimi duhet të zbatojë urgjent një strategji mediatike që t’i shërbejë jo vetëm fanatikëve të Partisë Demokratike që janë elektorat i sigurtë, por edhe të pavendosurve apo elektoratit gri të cilin synojnë ta pushtojnë të gjitha portalet e botës.
360grade.al është një portal i shquar hidroelektrik me rëndësi të pallogaritëshme hidroanalitike dhe vlerë që kapërxen dukshëm çmimet e të gjitha pllakave, tubave, saraçineskave, që pritet të instalohen në stadiumin e ri që po ndërtohet mbi të vjetrin. Maxhordomi i këtij portali Artur Zheji mund të vazhdojë të prodhojë dhe shpenzojë hidroenergji mediatike të rafinuar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiprarëve që s’kanë asnjë ide nga stili, me kusht që të bëjë çmos që stadiumi i ri të mos mbajë emrin e atij komunistit njëzet vjeçar me syze pa asnjë talent dhe asnjë meritë që e mbajnë kot për hero, por të mos lërë gur pa lëvizur dhe figurë artistike pa përdorur nga fondi i pasur personal i diturisë për të bërë të mundur që stadiumit në fjalë t’i vihet emri i një diversanti rënë për Atdhe në Bizë të Martaneshit ku u hodh gabimisht me parashutë nga një aeroplan i NATO-s që e drejtonte një pilot polak kur ngatërroi Gramshin me Martaneshin për shkak të dritave të rralla mbi qytetet e Shqipërisë së asaj kohe.
Tiranapost.al si portal që nga qëllimi dhe mënyra e funksionimit nuk ka lidhje me hidrosanitetin dhe hidroizolimin por vetëm me hidropompimin dhe hidrothithjen, rezultoi me vlerën e kti temit në vartësi të temperaturës dhe lagështirës së Zogut të Zi të Mira Kazhanit me zyrë te tiranaringu.
Krejt ndryshe qëndron puna me portalin më të frekuentuar të botës shqiptare me vlerë të pallogaritëshme opinion.al i cili ka çdo ditë aq vizitorë sa pika uji ka oqeani. Ama që ky sukses të vazhdojë, Fevziu nuk duhet të harrojë për asnjë çast thënien e mistikut Rumi me sfond të qartë hidrofilozofik; Nuk je një pikë uji brenda një oqeani. Je një oqean brenda një pike uji.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix6 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar6 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix6 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix6 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix6 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix6 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix6 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix6 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix6 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook