Lidhu me ne

Aktualitet

Të gjithë dënojnë dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo

Zëri i Amerikës: Dhunë ndaj gazetarit Fundo, kë akuzuan Rama dhe opozita

Zëri i Amerikës: Dhunë ndaj gazetarit Fundo, kë akuzuan Rama dhe opozita

Në Shqipëri, gazetari Elvi Fundo, drejtues i portalit të lajmeve ‘Citynews.al’ është sulmuar gjatë ditës së sotme nga dy persona ende të panjohur të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas njoftimit të bërë në faqen e Citynews.al ngjarja ka ndodhur “në orën 10:40 minuta, në zonën e “Stacionit të Trenit”, te stacioni i autobusëve, në mes të rrugës dhe në prani të shumë qytetarëve. Personat e kanë ndjekur nga pas gazetarin dhe e kanë goditur me mjete të forta, duke e shtrirë në tokë”. Gazetari Fundo është dërguar më pas në Spitalin Ushtarak ku ka marë ndihmën e parë mjekësore. “Mjekët thonë se gjendja është e kalueshme, por duhet të qëndrojë në spital për disa ditë”.

Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes, e cila është dënuar nga mjaft gazetarë, ndërkohë që ka patur dhe një deklaratë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA përmes së cilës shpreh “shqetësim të thellë për aktin e goditjes brutale të gazetarit Elvi Fundo dhe apelon autoritetet që të gjejnë sa më pare autorët. Ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë. Fundo prej vitesh është i angazhuar në transmetimet radiofonike, si dhe njihet si një gazetar kritik ndaj zhvillimeve në vend. Goditja në publik e një punonjësi aktiv të medias është një zhvillim trishtues dhe alarm për demokracinë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shkruan se “Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo. Zbardhje e plotë sa më parë e këtij krimi”. Kryeministri shton se ndjen “neveri për politizimin e kësaj barbarie nga Partia Demokratike”. Kjo e fundit duke dënuar “ashpërsi sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo” shprehet në një deklaratë për ngjarjen se “kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjesimin e fjalës së lirë”./Zeri i Amerikes

“Shpërthen” Jozefina Topalli/Goditja barbare ndaj Elvi Fundos është alarm!

“Shpërthen” Jozefina Topalli/Goditja barbare ndaj Elvi Fundos është alarm!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe administratorit të portalit CityNeës.al, Elvi Fundo.

Topalli shkruan se ky është një lajm shumë i keq dhe një akt i rëndë. Sipas saj, goditja barbare ndaj njeriut të medias është alarm.

Ndërsa u kërkuar organeve përgjegjëse të hetojnë dhe çojnë para ligjit ata që guxojnë të ngrenë dorë mbi njerëzit e medias.

Ja reagimi i Topallit:

Media sot raporton per ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky eshte nje lajm shume i keq.
Ky eshte nje akt shume i rende dhe i denueshem.
Elvi Fundo ka perfunduar ne spital, ku me sa duket do duhet te qendroje disa dite.
Goditja barbare ndaj njeriut te medias eshte alarm.
I kerkoj organeve pergjegjese te hetoje dhe te coje para ligjit ata qe guxojne te ngrejne doren mbi njerezit e medias.

Çfarë dëshmoi dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo

Çfarë dëshmoi dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo

Deputetja e deputetit demokrat, Luçiano Boçi, ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Boçi shkruan në rrjetet sociale se mbytja e zërit të medias me dhunë ndaj gazetarëve është tregues ulëritës i mbytjes së lirisë së mediave.

Sipas tij, demokracia jonë po shkërmoqet dita ditës.

Ja reagimi i plotë:

Mbytja e zërit të medias me dhunë ndaj gazetarëve, është tregues ulëritës i mbytjes së lirisë së mediave.
Pas shantazhimeve, blerjeve, ofertimeve, levizjeve kot, shkarkimeve te shumë gazetarve goditja e Elvit dëshmon që jemi brenda një spiraleje inkriminimi social e politik ku gjëja më pa vlerë është liria, sidomos ajo e medias.
E kemi parë e ndeshur rëndom këto katër vite në dhjetra forma.
Skuqit i kërcënuan familjen, Xhajën e detyruan të ikë larg, Hatikës i ndërtuan qindra kurthe e shantazhime, Totën e shkarkuan, Shkullakun e Lelën i larguan. Tani dhunojnë Fundon.
Demokracia jonë po shkërmoqet dita ditës!
Ndërsa media jonë pa solidaritet, vështron!!!!
Cili e ka rradhën???!!!
…që të bëjë lajmin e ditës…

Mbështetje absolute për Elvi Fundon/Na lënduan të gjithëve

Mbështetje absolute për Elvi Fundon/Na lënduan të gjithëve

Ish-kreu i LDE, Arian Galdini, ka dënuar dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Galdini shprehet se Fundo meriton mbështetje absolute nga të gjithë.

Sipas tij, kush ka ushtruar dhunë mbi Elvi Fundon sot, na ka lënduar të gjithë neve.

“Elvi Fundo eshte miku dhe gazetari qe meriton mbeshtetje absolute nga te gjithe ne. Kush ka ushtruar dhune mbi Elvi Fundon sot, na ka lenduar te gjithe neve”, shkruan Galdini

Dhunë ndaj Elvi Fundos/ Shteti ka rënë!

Dhunë ndaj Elvi Fundos/ Shteti ka rënë!

Gazetari Bledian Koka ka dënuar me ashpërsi sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ai e ka cilësuar si një akt shtazarak, i denjë për kohën e regjimeve barbare. Në një analizë kritike, ai thekson se kur gazetarët dhunohen, kjo do të thotë se ose shteti ka rënë, ose shtetit autoritar nuk i mbajnë më nervat.

“Elvi, as i pari as i fundit…
Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo eshte nje akt shtazarak, i denje per kohen e regjimeve barbare. Kur gazetaret fillojne te dhunohen, kjo do te thote se ose shteti ka rene, ose shteti autoritar nuk e mbajne me nervat. Une nuk them qe Edi Rama fshihet pas kesaj ngjarje. Jo dhe jo. Me te njejten logjike ai eshte dhunuar fatkeqesisht edhe vete dikur (te pakten kshu pretendon ai sot e gjithe diten).

Por ama sot Edi Rama perpara se te hashtagoje vajmedetin e radhes ndaj opozites, duhet ti vere fre llapes se vet qe ka 4 vjet qe e ka leshuar pa teklif ndaj cilesdo medije apo gazetari qe nuk sheh ne te njejten drejtim si ia do puna atij. Ne jemi te sigurte se Mero Baze, Carlo Bollino, Henri Cili, Kol Balla, Muc Nano, Arjan Vasjari dhe Bledi Mane po te doni, e te tjere si ato qe tam-tamojne pro qeverise nuk i hyn gjemb ne kembe sot e gjithe diten (dhe kurre mos u ndodhte) , pervec noj shuku ne xhep. Sepse le ti themi gjerat sic jane, ne e dijme sesi funksionojne ata, dhe kjo eshte e zgjedhja e tyre.

Por ama sa per te tjeret qe flasin ndryshe, sa here Edi Rama klith termin “mediat e kazanit”, aq here Elvi nuk do te jete as i pari e as i fundit. Ashtu si Elvi, edhe disa gazetare te tjere e kane mbushur kupen e marazit te pushtetit dhe me gjase ajo do te derdhet mbi ta here a vone. Heret a vone duke i hequr nga puna, heret a vone me presionin e pushtetit, heret a vone me presionin ndaj pronareve qe i ushqejne keta gazetare, dhe me heret se vone me dajak si Elvit sot diten per diell. Sot eshte nje dite e zeze per ate cik gazetari qe ka mbetur ne kete zgerk, dhe nje dite e bukur per gaztoret e Kryeministrit qe ferkojne duart e lengezojne duke klithur tryezave te pushtetit “sa mire ia bene atij qelbesires”.

p.s…Sot Edi Rama duke shmangur pergjegjesine e vet ndaj ketij akti, ne fakt harroi te marre autoresine direkte qe ai ka se pse sot media qe e ngriti dhe e beri kryeminister (edhe per te zezen e vet), eshte nen shenjester te asqereve te tij miliardere, thjeshte e vetem nen bekimin e heshtur te Gjigandit”, përfundon ai.

Paralajmëron Artan Hoxha/Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos

Paralajmëron Artan Hoxha/Ja çfarë iu pret, nëse heshtni kundër dhunës ndaj Elvi Fundos

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për dhunën ndaj administratorit të CityNeës.al, Elvi Fundo. Në një reagim në rrjetet sociale, Aran Hoxha kërkon të mos heshtet ndaj kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, nëse sot heshtet kundër dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias së tij, mos u çudisni kur dhuna të trokasë në derën e shtëpisë suaj.

“Nese heshtni sot kunder dhunes ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias se tij, mos u cudisni kur dhuna te trokase ne deren e shtepise suaj dhe te tjeret te heshtin…..”, shkruan Artan Hoxha.

Grushtet mbi Elvi Fundon/ I dua autorët para drejtësisë!

Grushtet mbi Elvi Fundon/ I dua autorët para drejtësisë!

Këshilltari i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Elio Laze, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Duke cituar se gazetaria është e shenjtë dhe se grushtet janë edhe mbi ne, ai ka apeluar që autorët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë.

“Grushtet mbi Elvi Fundo jane grushte mbi mua, mbi ne. Dhimbja eshte pertej fizikes. Gazetaria eshte e shenjte.  I dua autoret para drejtesise!”, përfundon ai.

Dhuna ndaj Elvi Fundos e papranueshme/Të gjenden fajtorët sa më parë

Dhuna ndaj Elvi Fundos e papranueshme/Të gjenden fajtorët sa më parë

Gazetari Gert Shella ka reguar për dhunën ndaj administratorit të portalit CityNeës.al, Elvi Fundo. Shella shpreh keqardhjen e thellë për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Sipas tij, metoda të tilla janë të papranueshme për Shqipërinë në vitin 2017 dhe duhen dënuar njëzëri nga të gjithë.

“Shpreh keqardhjen e thellë per dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo. Metoda te tilla intimidimi, permes agresionit fizik, jane te papranueshme per Shqiperine e vitit 2017 dhe duhen denuar njëzëri nga te gjithe. Policia duhet te gjeje fajtoret sa me pare dhe t’ia dorezoje ata drejtësisë”, shkruan Shella.

Maskarallëk dhe tmerr/Të vihet dorë ndaj gazetarit Elvi Fundo është shumë e rëndë

Maskarallëk dhe tmerr/Të vihet dorë ndaj gazetarit Elvi Fundo është shumë e rëndë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka dënuar me ashpërsi dhunën ndaj administratorit të portalit CityNews.al, Elvi Fundo.

Harasani e cilëson ngjarjen si maskarallëk dhe tmerr. Sipas tij, të vihet dorë ndaj gazetarit Elvi Fundo është shumë e rëndë.

“Ky eshte maskarrallek dhe tmerr. te vihet dore mbi gazetarin Elvi Fundo eshte shume e rende. Media dhe Policia duhet ta zbardhin urgjentisht”, shkruan ish-deputeti Harasani.

Dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo/ Reagon Astrit Patozi

Dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo/ Reagon Astrit Patozi

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Elvi Fundo. Përmes një postimi për mediat, Patozi shkruan se besimi i porositësve se janë zotër të republikës është një arsye më shumë për të menduar se vetëm një shkundje e fortë do ta shpëtojë këtë vend nga pushteti i banditëve.

Postimi i Patozit

REAGIM PËR GODITJEN E GAZETARIT ELVI FUNDO

Më shumë se dhuna barbare ndaj një gazetari kritik, më dhemb guximi i agresorëve për të sulmuar në mes te ditës dhe në mes të Tiranës. Por, sidomos, bindja e porositësve se janë të paprekshëm dhe se drejtësia nuk do të mbërrijë kurrë tek ata (ashtu siç, në fakt, ka ndodhur deri më sot).

Besimi i tyre se janë zotër të Republikës, përvecse acarues, është një arsye më shumë për të menduar se vetëm një shkundje e fortë do ta shpëtojë këtë vend nga pushteti i banditëve, që ka marrë permasa të frikshme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook