Lidhu me ne

Kryesore

(Ngjarja më e rëndë që mund t”i ketë ndodhur rajonit të ballkanit) -Muç Nano: Kam vendosur të mos shkoj në çadrën e PD-së

Mustafa Nano nuk do të shkojë për të mbajtur një fjalë në çadrën e opozitës pas “sfidës” publike që i bëri kreut të PD-së Lulzim Bashës në studion e “Top Story”.

Gazetari i tha Bashës se dëshironte të shprehte përkrahjen e tij për qëllimet bazë të protestës, por edhe të shprehte disa të vërteta që deri më tani nuk janë thënë nga askush që ka qenë pjesë e saj.

Në një intervistë Nano deklaroi se donte të ishte pjesë e çadrës për t’i thënë Bashës se Paloka, Strazimiri, Noka etj., nuk janë më pak horra se ata që ka sjellë Rama në Parlament.

Por një ditë më pas, Mustafa Nano duket se ka ndryshuar mendim për “sfidën” që i bëri Bashës për të mbajtur një fjalë në çadrën e tij. Nano është shprehur për Javanews se Basha e ka telefonuar, duke i thënë se duheshin përgatitur disa kushte për ardhjen e tij në çadër, pasi aty ka një rend dite të paracaktuar.

Nano thotë se nuk e ka besuar këtë justifikim, por më pas Basha i ka ofruar që fjalën e tij ta mbante në formën e një debati me një analist ose gazetar që mendonte ndryshe nga ai.

“Në këtë pikë, kam vendosur të mos shkoj në çadër. Unë i kërkova zotit Basha atë natë, që të jem i shoqëruar prej tij. Tani shoh që premtimi u ndryshua rrugës dhe në këto kushte unë preferoj të mos shkoj”, deklaroi Mustafa Nano, duke shtuar se nuk i di arsyet e këtij vendimi te ri nga ana e kreut të opozitës.

Duke marrë parasysh çfarë ka thënë Mustafa Nano për Javanews, Lulzim Bashës duket se nuk ka i ka pëlqyer ideja se Nano mund të vërë në shënjestër krahun e tij të djathtë, nënkryetarin e PD Paloka, apo edhe “asete” të forta të partisë që ai drejton, në vetë çadrën që bashkë kanë ngritur.

Por Edi Paloka nga ana e tij nuk ka vonuar t’i përgjigjet Nanos, të cilin e etiketon si ideologun e kushtrimit “Të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën”, shkrim që Nano e bëri para zgjedhjeve të vitit 2013, kur ish-Kryeministrin Berisha e shihte si rrezik aq të madh, sa duhej të mblidheshin të gjithë “qelbësirat” dhe “banditët” për ta rrëzuar. Paloka ka shtuar se Nano po ndjek udhëzimet e Ramës, për të treguar se edhe njerëzit e Bashës janë po aq të këqij sa të Ramës, kur në fakt nuk janë. Sipas Palokës, ai nuk ka dosje penale, dhe nuk mund të quhet “horr” sepse ka vite në politike, dhe se ka ngritur zërin për mendimet e veta edhe kur kanë qenë jashtë “linjës” së partisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar18 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar18 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet18 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix19 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore19 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook